Connect with Us

Dhunoi barbarisht të bijën/ Anila Hoxha: Nesër mbahet seanca gjyqësore me dyer të mbyllura ndaj 27 vjeçarit

Kronika

Dhunoi barbarisht të bijën/ Anila Hoxha: Nesër mbahet seanca gjyqësore me dyer të mbyllura ndaj 27 vjeçarit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetarja investigative Anila Hoxha ka zbuluar se nesër do të mbahet seanca gjyqësore ndaj babait që dhunoi vajzën e tij 6 vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Dyshohet se babai i të miturës ka abuzuar seksualisht me vajzën, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar sot në ‘Open’ thotë se dy dëshmitë, ajo e nënës së vajzës dhe ajo e babait, përplasen me njëra tjetrën.

Nëna në dëshminë e saj tregon se ata kishin 6 vite të ndarë pasi i dhunonte dhe ishin rikthyer sërish bashkë vetëm një muaj e gjysmë më parë. Ndërkohë një intervistë për “Shqipëria Live” nëna mohon gjithçka ka ndodhur.

Ndërsa 27 vjeçari që ka dhunuar vajzën 6 vjeçare në dëshminë e tij thotë se ditën e ngjarjes e ka rrahur me një thupër, pasi kjo e fundit duke luajtur me telefonin e të atit ka tentuar të marrë në telefon të ëmën, e cila ndodhej në punë, dhe për të mos bezdisur të ëmën 27-vjeçari ka dhunuar vajzën e tij.

Gazetarja ka zbuluar edhe dëshminë e mësueses, e cila ka thënë se gjatë kohës që e ndiqte nuk kishte vënë re shenja traumatike.

Media në çështje kaq sensibiluezes duhet të ruajë misionin e saj jo vetëm për të informuar, por të ruajë me skepticizëm mos dhënien e info që do të ndikonin në rëndimin e gjendjes së fëmijës, për të ardhmen e fëmijës. Zyrtarisht thuhet se fëmija vazhdon të trajtohet nga mjekët, fillimisht policia ka njoftuar dhe ka bërë publik rastin për mediat duke ruajtur identitetin e babait. Janë kryer dy njoftime nga ana e policisë. Jo zyrtarisht thuhet se rasti është evidentuar dhe përcjellë në polici nga ekipi i mjekëve, gjykata sot për shkak të të dhënave ka njoftuar mediat se seanca ndaj të dyshuarit do të zhvillohet nesër. Lidhur me faktin e ndjeshmërisë së kësaj çështje seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.  Është një nga rastet e rralla që gjykata njoftoi se s’do të ketë prani të mediave.

Në raste të tilla s’bëhet fjalë për detaje që janë shumë të rënda dhe do cenonin fëmijën por për vetë fëmijën e abuzuar. Ka të dhëna që përplasen me njëra tjetrën, dëshmi e mamasë së fëmijës, dëshminë e mësuese së vajzës, e cila thotë që gjatë kohës që e ndiqte nuk kishte vërejtur asnjë shenjë traumatike, depresioni. Këto dëshmi përplasen tek dy prindërit.

Nëna nga njëra anë që tregon historinë familjare, që ishin divorcuar dhe për ti dhënë një shans martesës ishte kthyer së bashku me vajzën. Zonja mohon gjithçka, nga ana tjetër babai thotë që e kishte goditur të bijën me thupër sepse bajza po luante me tel e tij dhe donte të telefononte të ëmën që ishte në punë. Për të mos bezdis të ëmën ai tregonte që e kishte goditur me thupër. Të dyja palët mohojnë dyshime mbi atë që mund të jetë prezente. Ekspertiza ska dalë ende. Dy dëshmi që mund të vendosen pikëpyetje, nga njëra anë që tregon mundësinë e një familje që duhet të vijonte jetën, një nënë që tregon që babai tregonte dhembshurinë për fëmijën e tij duke e përqafuar, dhe nga ana tjetër babai që bezdiset. Kemi edhe një fakt ku fëmija dërgohet në spital për shkak të dëmtimeve edhe dhunës”, tha gazetarja Anila Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Sekuestrohet arsenal armësh në një stan bagëtish/ Çfarë dyshohet

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me komisariatin e Peqinit ka sekuestruar një arsenal armësh në një stan bagëtish në lagjen “Varreza” të Peqinit.

Bëhet me dije se  janë prangosur  dy persona, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende me dije.  Dyshohet se armët mund të jenë përdorur për ngjarjen e fundit ku u vra 32-vjeçari Bashaliu përpara lokalit në fshatin Gjocaj.

LEXO EDHE:  Denoncimi në STOP/ Dhunë barbare në mes të qytetit

LEXO EDHE:  Denoncimi i gazetares/ Po lirohen nga burgu të dënuar të përjetshëm



Ndërkohë policia nuk e ka zbardhur akoma ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr në lokal/ Plagoset me armë zjarri 36 vjeçari në Berat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 50 vjeçar me inicialet N.T, është arrestuar sot në flagrancë, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç.

“Nga speciaistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.



LEXO EDHE:  Hajdari zbulon traumën që ka kaluar pas vdekjes së të atit/ “Kam rënë pre e dhunës”

LEXO EDHE:  Hajdari zbulon traumën që ka kaluar pas vdekjes së të atit/ “Kam rënë pre e dhunës”

Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme“, thuhet ne njoftimin e policise./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qarkullonte me armë dhe drogë me vete/ Prangoset i “forti” i Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi është kapur duke qarkulluar me armë dhe drogë me vete.

Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një dozë me kokainë.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo posedojnë lëndë narkotike, si rezultat i kontrolleve të shtuara, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.



LEXO EDHE:  Denoncimi i gazetares/ Po lirohen nga burgu të dënuar të përjetshëm

LEXO EDHE:  Shpërndarje droge, vjedhje dhe dhunë në familje/ Prangosen gjashtë persona në Tiranë

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, rreth orës 02:30 të mëngjesit, në rrugën “Frang Bardhi”.  Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë, me fishekë në krehër.

Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE