LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshje me politikanë e grupe kriminale/ Gazetari nxjerr detajet e forta, akuza për SPAK

31 Tetor 2021, 10:49, Aktualitet CNA
Marrëveshje me politikanë e grupe kriminale/ Gazetari nxjerr detajet e

Gazetari Elton Qyno, ka dalë me një reagim të fortë, ku hedh akuza ndaj SPAK.

Duke iu drejtuar, prokurorëve e oficerëve të BKH-së, Qyno shkuan ?boll u frytë se jemi të SPAK-ut, jemi të SPAK-ut, e s’duhet të na shohë e të na flasë kush, se vetë ju përmes asaj maskës, keni bërë mjaft ujdira e marëveshje me politikanë e anëtarë të Grupeve kriminale në Vend.?

Ai shton se duhet ti heqin  maskat dhe të zbresin më këmbë në tokë, të bjënë ndonjë punë se qytetarët po i superpaguajnë.

Po hiq maskën, o prokurore apo medemek oficere e BKH-së, se tromakse djalin tënd e jo më fëmijët tanë, nëpër shtëpia.

Sapo pamë këtë s’kenë televizive, tre-katër herë ngeli duke më pyet çuni se kush është SPAK-u?

Ja pra kush eshtë SPAK-u. Gogoli, i paprekshmi, i padepërtueshmi, qesharaku, kllouni qesharak, maskisti, ndikuesi dhe televizive.

Mirë që me të drejtë apo pa të drejtë, po kapni lloj e sorollop fukarai e gjynafqari e pseudo zyrtari, por tani po terorizoni kasabanë duke u shfaqur dhe me maska në televizione.

Shkoni bëni ndonjë punë që Shqiptarët dhe ndërkombëtar, sidomos Amerikanët t’ju heqin kapelen, se ende jeni duke punuar me dosjet e Krimeve të Rënda.

Ndërtoni ndonjë dosje vetë, e çoni ndonjë peshk të madh në tavolinën e gjykatës, e mos dilni kështu me maska në media sikur të ishit mbi tokësorë.

Boll u frytë se jemi të SPAK-ut, jemi të SPAK-ut, e s’duhet të na shohë e të na flasë kush, se vetë ju përmes asaj maskës, keni bërë mjaft ujdira e marëveshje me politikanë e anëtarë të Grupeve kriminale në Vend.

Boll këtë shfaqe me maska, se nuk ua ka njeri borxh o jashtëtokësorë.

Ndaj që hiqni maskat dhe zbrisni me këmbë në tokë dhe bëni ndonjë punë për hir të këtij vendi dhe qytetarëve që ju superpaguajnë.

Shfaqja me maskë dhe oboboja se jemi të SPAK-ut, në fakt ju bën më të cënueshëm dhe më qesharakë.

Ai është një spektakël televiziv për fëmijët, që zonja prokurore, oficere apo medemek sekretare, të sillet si qytetare pa maskë dhe pa megalomaninë se qënka tek SPAK-u dhe se medemek po heton bomberat e krimit Shqiptar dhe zyrtarët e lartë të korruptuar të administratës.

Ehu, po ti kesh në dorë këta zotërinjtë dhe ti hetosh, ske kohë të hash bukë e të pish ujë, dhe jo më të kesh kohë të vërdallisesh nëpër spektakle televizive.“/CNA.al

Lajmet e fundit nga