LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i muajit Nëntor për shëndetin/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë?

31 Tetor 2021, 16:00, Horoskopi CNA
Horoskopi i muajit Nëntor për shëndetin/ Çfarë

Energjia juaj do të vendoset në nivele të mjaftueshme, duke arritur kulmin në vitalitet dhe energji mendore në fund të muajit.Por kujdes nga rreziku më i madh në nëntor: pakënaqësia estetike.

Kurseni forcën tuaj dhe përqendrohuni te qetësia, rikuperimi, pushimi dhe ushqimi i duhur .

Energjia është në nivelet e mjaftueshme saqë do keni kohë për t’u kujdesur për rutinën tuaj, për mënyrën se si të shpenzoni kohën e lirë dhe interesat tuaja personale.

Energji maksimale dhe performancë sportive rekord. Nëse zakonisht jeni shumë dinamikë dhe praktikoni disa sporte me zell, edhe këtë muaj do të arrini qëllimet tuaja. Nëse jeni nga ato persona që preferoni më shumë të qëndroni të ulur në divan, këshillohet që të përfitoni nga ky nëntor energjik për të filluar të bëni diçka të mirë për shëndetin tuaj.

Ky nëntor mund të jetë mjaft dëshpërues për energjitë tuaja. Do të jenë pak, kështu që do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si i përdorni: është e ndaluar t’i shpërdoroni ato.

Vitalitetin e lartë dhe energjinë do t?i keni në dispozicion për çdo qëllim tuajin. Nëse luani sport, këtë muaj mund të prodhoni performancë optimale, dhe ndoshta edhe të tejkaloni kufijtë tuaj.

Do t’ju duhet të menaxhoni me kujdes forcën tuaj, veçanërisht nëse e lini veten të rrëmbyer nga pika e dobët e muajit, pakënaqësia estetike, e cila mund t’ju bëjë të neglizhoni ushqimin e duhur.

Zhurma e brendshme që do t’ju karakterizojë në nëntor do të jetë gjithashtu rezultat i një energjie fizike pothuajse të pandalshme. Do të jetë njësoj si të karikoni bateritë tuaja edhe pasi të keni marrë pjesë në aktivitete të rënda: një rikuperim super i shpejtë, i cili ju këshillon të adresoni çdo problem që mund të kërkojë ndërhyrje të veçanta tani. Shëndeti dhe estetika do të jenë në duart e yjeve të favorshme gjatë gjithë muajit.

Për të parë veten të ngriheni sërish, duhet të prisni deri në fund të muajit , kur Dielli dhe Mërkuri do të tregojnë flamurin miqësor, pikërisht nga Shenja juaj. Ditëlindje me energji dhe vitalitet: perfekte.

Vitaliteti dhe energjia, më shumë shëndet, mirëqenie e brendshme dhe forma verbuese estetike do të keni këtë muaj. Humori do të ushqejë qetësinë tuaj të brendshme.

Ndaloni një moment që t’i jepni vetes momente qetësie , për t’iu përkushtuar shëndetit tuaj. Në vend që të keni të drejtë dhe të debatoni për parimin, duhet të vendosni në plan të parë mirëqenien dhe qetësinë.

Pjesa e parë e muajit Nëntor do të jetë me energji. Nëse luani sport, performanca juaj mund të jetë vërtet e shkëlqyer. Do të jetë një kohë e mirë edhe për estetikën./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga