LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i financave/ Çfarë ka rezervuar muaji Nëntor për xhepat tuaj?

31 Tetor 2021, 16:45, Horoskopi CNA
Horoskopi i financave/ Çfarë ka rezervuar muaji Nëntor për

Do të kënaqeni me një kontratë apo dokument dhe informacion në përgjithësi, të cilat do të kenë një ndikim të mirë në çështjet tuaja financiare dhe të ardhurat.

Këtë muaj do të keni marrëdhënie financiare me miqtë apo personat me të cilët keni interesa të përbashkëta. Gjithmonë përpiquni të siguroheni që gjithçka është e siguruar edhe me dokumentet e nevojshme për sigurinë tuaj.Do të flisni me miqtë apo kolegët të cilët do t’ju tregojnë për problemet apo humbjet e tyre financiare.

Në shumicën e rasteve do të lidhen me dokumente, kontratë apo para, të cilat do t’ju kërkojnë të jeni më të fokusuar dhe praktik në zbatimin e tyre.

Gjatë muajit mund të habiteni nga lajme apo ngjarje që lidhen me paratë apo një dokument financiar. Për disa prej jush, kjo do të jetë e rëndësishme sepse do t’ju ndihmojë të blini diçka të rëndësishme për shtëpinë tuaj.

Mund të jeni të ngarkuar me më shumë angazhime, mund të mos keni kohë të mjaftueshme për t’i përmbushur ato ose mund të angazhoheni për premtime që do ta keni të vështirë t’i përmbushni. Gjatë këtij muaji do të keni probleme me financat, që kërkojnë një menaxhim më të mirë dhe shmangien e shpenzime të panevojshme.

Muaji do të jetë i rëndësishëm për karrierën ose biznesin tuaj, për ju që keni një të tillë. Përqendrimi dhe mobilizimi më i madh do t’ju ndihmojnë të keni sukses edhe në gjërat për të cilat më parë jeni ndjerë të pasigurt ose të frikësuar.Ky muaj do të jetë mjaft bujarë me ju përsa i përket të ardhurave.

Do diskutoni me miqtë apo të njohurit për çështje apo raste të ndryshme financiare që janë të rëndësishme si për ju ashtu edhe për ata. Problemet në punë do të kërkojnë një rregullim në mënyrën e punës.

Këtë muaj do të keni mundësinë që më në fund të plotësoni dëshirat tuaja të blini gjërat që keni planifikuar më parë, pasi të ardhurat tuaja do të jenë të mjaftueshme.

Ky muaj do të jetë padyshim e rëndësishme për suksesin tuaj të ardhshëm në punë ose në çështjet tuaja publike. Këto çështje do të favorizojnë  financat tuaja.

Do të jetë një muaj shumë i paparashikueshëm për sa i përket zhvillimit të çështjeve tuaja financiare dhe planeve që lidhen si me marrjen ashtu edhe me përdorimin e parave apo dokumenteve.

Ky do të jetë një muaj i favorshëm  për çështje gjyqësore apo ligjore, për një vizitë në një institucion qeveritar, bankar apo tatimor. Gjatë këaj periudhe do të shpenzoni shumë para ndaj planifikoni mirë  shpenzimet tuaja.

Gjatë këtij muaji, prisni më shumë angazhime profesionale apo biznesi, takime biznesi dhe punë me dokumente.  Nëntori do të jetë i favorshëm për fillimin e një pune të re ose kërkimin e një pune të re për ata prej jush që janë të fokusuar në të. Të ardhurat do të jenë të mira, pasi do të keni mundësi të merrni një shumë parash nga një burim tjetër përveç punës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga