Detaje tronditëse nga dhunimi i të miturës/ Babai e kishte kafshuar, plagë në organet gj*nitale

31 Tetor 2021, 13:00, Kronika CNA
Detaje tronditëse nga dhunimi i të miturës/ Babai e kishte

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga dhunimi i të miturës në Kamëz. E mitura fillimisht është dërguar në spitalin e Kamzës ku pas dhënies së ndihmës së parë, është përcjellë për në Spitalin ?Nënë Tereza?.

Mjekët e këtij spitali kanë vlerësuar se e mitura kishte nevojë për ndihmë më të specializuar dhe është dërguar me autoambulancë në orën 03:00 të mëngjesit të të Shtunës për tek Urgjenca e ?Traumës?.

Mësohet se e mitura ka mbërritur në këtë spital në gjendje të pavedëtijshme, me pësime të herëpas?hershme të gjendjes së të fiktit dhe me hemoragji të brendshme. Ajo ka rrëfyer pas disa minutash se i ati e ka dhunuar dhe e ka kafshuar.

?Ai më godiste gjithandej!, Më ka kafshuar në trup?, ka thënë 6-vjeçarja.

Ndërkohë shenjat në trup sipas bluzave të bardha janë të gjithanshme dhe të rënda. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e mjekësisë ligjore pasi kanë konstatuar se e mitura kishte fraktura dhe plagë edhe në organet gjenitale.

Për këtë kërkohet të dihet nëse përveç dhunës fizike ka patur ndaj të miturës edhe dhunë dhe abuzim seksual nga i ati.

Lajmet e fundit nga