LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjatja e afateve të Vettingut/ Vasili: Hi syve për mbulimin e kolapsit

30 Tetor 2021, 10:42, Politikë CNA
Zgjatja e afateve të Vettingut/ Vasili: Hi syve për mbulimin e

Deputeti i LSI, Petrit Vasili i ka quajtur ?zhurma artificiale? përpjekjet për zgjatjen e afatit të vettingut dhe se e vetmja gjë që po përpiqet të bëhet, është devijimi nga problemi thelbësor, ai i kapjes së drejtësisë.

?Zgjatja e vetingut, si hi syve per legjitimimin e kolapsit dhe kapjes se drejtesise! Shtyrja e afatit te KPK se Vetingut eshte bere tashme dukshem nje FAKE prioritet per drejtesine. Ndaj zhurma artificiale sikur kyçi i ecurise dhe suksesit te reformes varet nga zgjatja e KPK se Vetingut eshte vetem nje devijim i qellimshem nga problemi shume i rende i kolapsit te drejtesise dhe kapjes se saj. Zhurma per zgjatjen e KPK se Vetingut eshte gjithashtu krijimi i zahirese se nevojshme per pazare te errta, qe i sherbejne vetem rilindjes ne pushtet dhe klienteve te saj politike dhe ekonomike ne dem te qytetareve, qe te deshperuar nga padrejtesia braktisin me cdo lloj forme vendin. Kolapsi i sistemit te drejtesise eshte realitet?, shkruan Vasili në një postim në rrjetin social, Facebook.

Më tej ai ka ngritur alarmin se Gjykatat dhe Prokuroritë janë të kolapsuara, e se qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë shpresë për të marrë drejtësi.

?Gjykatat e te gjitha niveleve ashtu edhe prokurorite jane te kolapsuara.Dhjetra mijra shqiptare nuk kane asnje shprese per te marre drejtesi dhe dosjet e tyre jane bllokuar me vite dhe do vazhdojne  te jene te tilla edhe per nje kohe teper te gjate. Asnje fjale, asnje zgjidhje, asnje preokupim per kolapsin e sistemit, i cili duket qarte qe do te vijoje i tille per vite te tera?, shkruan Vasili.

Qëndrimin e tij e ka argumentuar me çështjet e nxehta, për të cilat SPAK, ende nuk ka vënë drejtësi, të tilla si: Teatri, aferat korruptive të inceneratorëve, çështja Bechetti etj.

?Asnje zgjidhje asnje preokupim per kapjen e SPAK-ut dhe mbreterimit te pandeshkueshmerise se qeverise ku ceshtjet e Teatrit, Inceneratoreve Becchetit, Portit te Durresit buçasin. Jepini fund teatrit politik me zgjatjen e afatit te KPK se Vetingut?, deklaron Vasili.  Asnje fjale,  asnje zgjidhje asnje preokupim per kapjen e SPAK-ut dhe mbreterimit te pandeshkueshmerise se qeverise ku ceshtjet e Teatrit,Inceneratoreve Becchetit,Portit te Durresit buçasin. Jepini fund teatrit politik me zgjatjen e afatit te KPK se Vetingut. Qytetaret presin drejtesi. Qytetaret nuk mund te pranojne nje sistem te kapur, te kolapsuar dhe shume me te dobet ne cdo pikpamje se ai qe lame pas. Pandeshkueshmeria e qeverise dhe drejtesia e pamundur per qytetarin e thjeshte keto jane te vertetat e drejtesise aktuale?, thekson Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga