LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta kundër vaksinimit në Itali/ Manifestuesit tentojnë të futen në zyrën e kryeministrit

30 Tetor 2021, 14:03, Kosova & Bota CNA
Protesta kundër vaksinimit në Itali/ Manifestuesit tentojnë

Policia italiane përdori ujë e gaz lotsjellës të shtunën për të shpërndarë me qindra njerëz, përfshirë aktivistë neofashistë, që demonstruar në Romë kundër një përpjekjeje të qeverisë për ta bërë të detyrueshëm për të gjithë punonjësit që të pajisen me një kartë jeshile të vaksinës.

Një grup protestuesish u përpoqën të thyenin kordonin policor për t’u futur në zyrën e Kryeministrit Mario Draghi, ndërsa një grup tjetër u përpoq të hynte në selinë e sindikatës kryesore të Italisë (CGIL).

Protestat vijnë disa ditë përpara se Italia të bëhet vendi i parë në Evropë që i detyron të gjithë punonjësit të pajisen me një kartë jeshile, në një përpjekje për të përshpejtuar vaksinimin dhe për të zhdukur infeksionet e koronavirusit.

Leja, një certifikatë dixhitale ose në letër që tregon se dikush ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ose ka rezultuar negativ për COVID-19 apo se është shëruar së fundmi nga virusi, fillimisht u konceptua për të lehtësuar udhëtimin mes shteteve të Bashkimit Evropian.

Zoti Draghi e denoncoi dhunën e së shtunës dhe tha se qeveria e tij e unitetit mbetet e përkushtuar për të përfunduar fushatën e vaksinimit.

Kundërshtarët e kartës jeshile thonë se ajo shkel liritë dhe është një mjet për të detyruar njerëzit të vaksinohen. Kauza e tyre mbështetet nga grupet neo-fashistët e ekstremit të djathtë, të cilët politikanët vendas i akuzuan për orkestrimin e dhunës të së shtunës.

Sipas medias lokale rreth 10,000 njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit italian, duke brohoritur “liri”. Disa u përpoqën të thyenin kordonin policor përpara zyrës së kryeministrit Draghi. CGIL, e cila ka pranuar sistemin e kartës jeshile e dënoi sulmin ndaj zyrave të saj.

?Sulmi ndaj selisë kombëtare është një akt i dhunës fashiste, një sulm ndaj demokracisë dhe atyre që punojnë?, tha kreu i saj Maurizio Landini në një deklaratë. ?Askush nuk duhet të mendojë se ata mund ta kthejnë vendin tonë në të shkuarën fashiste?, shtoi ai./voa

Lajmet e fundit nga