Connect with Us

“Na ka gënjyer”/ Manjani: Basha ka falsifikuar edhe vendimin e vet

Politikë

“Na ka gënjyer”/ Manjani: Basha ka falsifikuar edhe vendimin e vet

Publikuar

-

/

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku shprehet se Lulzim Basha na ka gënjyer.

Sipas Manjanit, Basha e ka përzënë përherë nga partia Sali Berishën dhe jo përkohësisht siç u shpreh vetë ai vetë ai në fillim.

“Një gjë nuk kuptoj?!

Vendimi personal (i jetës) së Lulzim Bashës ishte përjashtimi i përkohshëm i Berishës nga grupi parlamentar. Deri në sqarimin e të vërtetës- tha. Pra vendimi ishte i përkohshëm..

LEXO EDHE:  Rama publikon foto nga fushata e Bashës/ Bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman

Tani, me këto që thotë, del se vendimi i tij nuk na qenka më i përkohshëm. Ai me të veten e ka përzënë përherë nga partia.

Pra i bie që ka fallsifikuar edhe vendimin e vet… Dmth të fallsifikosh vendimet e të tjerëve e kisha dëgjuar, por të fallsifikosh vendimin tënd jo.!?

Ose ka gënjyer që në vendimin e parë… Në fakt nuk para gënjen..”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Në oborrin e selisë së PD po parkohen makina/ Qesharaku Basha, tenton të pengojë protestën

Publikuar

-

Nga

Që në orët e para të mëngjesit në oborrin e selisë së PD, janë parkuar disa makina.

Pas blindimit të dyerve , thirrjes së Kolegjit të kryetarëve, ky është është veprimi qesharak i radhës i Lulzim Bashës, për të penguar protestën e demokratëve që pritet të mbahet sot në orën 12 në oborrin e selisë së PD-së.

LEXO EDHE:  Basha ndalon në Milano/ Feston me 20 vetë

LEXO EDHE:  Dështimet e Bashës/ Pse nuk e sjell dot PD në fitore



Demokratët kërkojnë njëzëri largimin e Lulzim Bashës nga PD, pas shkarkimit të tij si kryetar.

Porn ë vend që t’u përgjigjej vullnetit të demokratëve, Basha, blindoi dyert e PD-së dhe nuk lejoi të futej brenda asnjë nga ata që ia kanë përplas në sy humbjet dhe dështimet./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kundër bunkerizimit të PD/ Vlora nis qindra përfaqësues për në protestën kombëtare

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ftesës për pjesëmarrje në protestë, i është përgjigjur pozitivisht edhe Vlora.

Qindra përfaqësues të degës së PD-së së Vlorës si dhe qindra mbështetës janë nisur sot nga Vlora në drejtim të Tiranës.

Ata do t’i bashkohen protestës para PD, me qëllimin që të lirohet nga uzurpimi dhe t’i ketë dyert e hapura për të gjithë demokratët dhe mbështetësit.

LEXO EDHE:  Video-Berisha reagon pas denoncimit të CNA.al/ Blushi i rrëmben tokën privatit, përleshet me pronarët

LEXO EDHE:  Kokaina e Maminasit/ Berisha tregon si qëndron e vërteta



Kryetarit i degës së PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, ka konfirmuar për mediat se  në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokratë,  përfshirë këtu edhe ata nga bashkia e Selenicës dhe ajo e Himarës.

Numri i tyre pritet të jetë më i madh, pasi disa prej tyre janë nisur me automjete private./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qindra demokratë nisen nga Korça drejt Tiranës/ Drejt protestës për Shtëpinë e Demokratëve

Publikuar

-

Nga

Një pjesëmarrje jashtëzakonisht masive pritet në protestën e sotme. Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, raportohet se mijëra demokratë janë nisur në drejtim të Tiranës, për t’u mbledhur në orën 12 para selisë së PD-së.

Nga Korça raportohet se janë nisur drejt Tiranës rreth 300 demokratë, nga Devolli rreth 200 nga Devolli dhe qindra të tjerë nga Maliqi, Pogradeci, Kolonja, siç raporton Syri Tv.

LEXO EDHE:  Dështimet e Bashës/ Pse nuk e sjell dot PD në fitore

LEXO EDHE:  Foto/ Berisha këshillon Ramën: Ler drogën se do thyesh kokën!



Numri i tyre parashikohet të jetë më i lartë pasi transporti bëhet me mjete private. Atyre iu është kërkuar të kenë edhe kartën e anëtarësisë me vete.  Pra, pritet që në Tiranë të mbërrijnë rreth 1000 demokratë nga juglindja./CNA.al

LEXO TE PLOTE