LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta ndaj pandemisë/ Alimehmeti jep lajmin e mirë

30 Tetor 2021, 17:29, Lifestyle CNA
Lufta ndaj pandemisë/ Alimehmeti jep lajmin e mirë

Mjeku Ilir Alimehmeti ishte i ftuar mbrëmjen  e sotme në  emisionin ?Kjo Javë? ku ka folur për situatën epidemiologjike.

Ai tha se ecuria është më e mirë se ajo e një viti më parë. Sa i takon studentëve mjeku tha se ato janë të ndërgjegjësueshëm për bërjen e vaksinës dhe nuk ka më problematikë në këtë drejtim, ndërsa shtoi, se nuk mund të kemi sërish mbyllje nëse shifrat vijojnë të jenë nën këto ritme.

?Aktualisht ka një frenim të rasteve të reja. Shpresojmë që rastet e reja të bien. Por shohim që rastet e rënda janë tek njerëzit e pa imunizuar.

Shifrat nuk i kemi aq të larta fatmirësisht, siç kemi qenë në janar-shkurt. Në këto momente që flasim kemi të shtruar 160. Shohim që shumica dërrmuese janë persona të pa imunizuar. Po t?i pyesësh sot që a do të vaksinoheshin nëse e do e dinin këtë situatë, ato do të thoshin po patjetër.

Studimi i Akademisë së Shkencave, doli 73.3% imuniteti, patjetër që kjo është në rritje. Por në nivel shteti, kjo shifër është më poshtë. Por ndërkohë janë shtuar vaksinimet. Do të thoja fare mirë që në Shqipëri si mesatare, 38% e popullatës e kanë kaluar në mënyrë natyrore dhe plus kemi të vaksinuar. Ne qëndrojmë diku te 70% e imunizimit, që është shifër e lartë, por jo e mjaftueshme?, tha ai.

I pyetur se çfarë dimri na pret, Alimehmeti tha : Ta shohim se si do të na vijë, letrat i kemi më të mira dhe çfarëdo vale na vjen nuk do të jemi si vitin e kaluar./CNA.al

Lajmet e fundit nga