Connect with Us

Ja si BE mund t’i japë fund ngërçit të saj politik mbi emigracionin

Blog

Ja si BE mund t’i japë fund ngërçit të saj politik mbi emigracionin

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Tomas Tobé “Eu Observer”

Në vitin 2015 Bashkimi Evropian u përball me një situatë të jashtëzakonshme, kur mbi 1 milionë njerëz aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare, shumë prej tyre brenda pak muajsh. Gjashtë vjet më vonë, emigracioni mbetet një nga sfidat përcaktuese për të ardhmen e unionit.

Në rast se nuk arrijmë tani të gjejmë konsensusin dhe biem dakord për një qasje të përbashkët evropiane ndaj migracionit, shtetet anëtare do të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur, duke shkaktuar ndarje të mëtejshme dhe kufijtë e brendshëm brenda Bashkimit Evropian do të mbeten në fuqi.

Vendet anëtare që nuk e dëshirojnë kompromisin, kanë dëshmuar tashmë që janë një nga arsyet e bllokimit politik midis shteteve anëtare dhe një pengesë për reformat. Kriza e vitit 2015, e bëri të qartë se ne duhet të veprojmë kolektivisht dhe drejtpërdrejt për të siguruar një sistem funksional të përbashkët evropian të azilit.

Ka ardhur koha të zbatohen reformat për të rifituar kontrollin mbi kufirin e jashtëm të unionit, për të adresuar faktorët nxitësit dhe shkaqet e emigrimit të parregullt, dhe ofruar procedura të shpejta dhe të drejta të azilit për ata që e kërkojnë atë, dhe rikthimin e atyre që nuk u lejohet qëndrimi në Bashkim Evropian.

Në këtë drejtim, Rregullorja e propozuar për Menaxhimin e Azilit dhe Migracionit është një hap në drejtimin e duhur. Rregullorja është në thelb të Paktit të Ri mbi Emigracionin dhe Azilin, i paraqitur nga Komisioni Evropian një vit më parë për të kryer disa lloj shqyrtimesh të përziera.

Për ne, pakti, dhe sidomos Rregullorja për Administrimin e Azilit dhe Migracionit, e ka potencialin për të përmbushur ambiciet e saj. Vitin e kaluar, është bërë një punë e madhe për të përmirësuar dhe forcuar propozimin.

Është me shumë rëndësi që ne të sigurojmë një menaxhim të mirë-funksional, të qëndrueshëm të azilit dhe migracionit dhe të shtjellojmë parimin e solidaritetit dhe ndarjes së drejtë të përgjegjësisë.

Zhvendosje e detyrueshme e emigrantëve?

Njëkohësisht, ngjarjet e fundit përgjatë kufirit të jashtëm të BE-së, kanë treguar se sa shpejt mund të ndryshojnë rrethanat. Prandaj, ky sistem duhet të jetë gjithashtu fleksibël dhe funksional për t’u përballur me situatat aktuale dhe të ardhshme.

Ne e kuptojmë se thirrja për zhvendosjen e detyrueshme të emigrantëve, në mënyrë proporcionale në gjithë vendet e bllokut, nuk do ta thyejë dot ngërçin politik apo të ndryshojë statuskuonë aktuale. Prandaj, ne propozojmë një mekanizëm solidariteti të detyrueshëm, që lejon nga ana tjetër disa opsione fleksibël.

LEXO EDHE:  Pse ecja e rregullt, është një nga ushtrimet më të mira për një jetë më të gjatë

Sipas këtij mekanizmi, çdo shtet anëtar do të duhet të kontribuojë në një mënyrë a tjetrën në këtë proces – nëpërmjet zhvendosjes, sponsorizimit të kthimit të emigrantëve në vendet e tyre, apo tek masat për rritjen e kapaciteteve përpunuese të këtyre flukseve.

Masat për rritjen e kapaciteteve nuk do të jenë një rrugë e lehtë për të dalë nga ndarja e përgjegjësisë, por ato do të duhet të jenë me shumë ndikim për të lehtësuar barrën e shtetit anëtar të prekur më shumë nga ky fenomen.

Ndikimi i masave do të duhet që të shqyrtohet rast pas rasti, duke marrë parasysh kushtet dhe nevojat e ndryshme të shteteve tona anëtare me kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Për më tepër, do të vihet theksi tek kontributet vullnetare të solidaritetit nga ana e shteteve anëtare, dhe atyre do t’u jepet një rol më aktiv. Kjo gjë do të sigurojë një reagim më të shpejtë dhe të parashikueshëm të përgjigjeve solidare ndaj shtetit anëtar që përballet me presionin migrator.

Sidoqoftë, çdo sistem varet nga numrat brenda tij. Sot, dy të tretat e kërkesave për azil në vendet e BE-së refuzohen nga autoritetet përkatëse. Kjo shkakton një barrë të madhe mbi sistemet e azilit të shteteve anëtare, aq më tepër pasi rikthimi pas i azilkërkuesve që u është refuzuar kërkesa është i pakënaqshëm.

Në këtë drejtim, duhet bërë më shumë për të adresuar faktorët nxitës të emigrimit, dhe për të reduktuar emigrimin e parregullt drejt Bashkimit Evropian. Azili në Evropë, nuk mund të jetë një zgjidhje e përhershme për të gjitha padrejtësitë në këtë botë.

Bashkëpunimi me vendet e treta, duhet të përfshijë të gjitha aspektet e emigracionit dhe BE-ja duhet që të jetë e gatshme të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion – si stimujt ashtu edhe kushtëzimin – për të arritur objektivat e përbashkëta për menaxhimin e migracionit në vendet e origjinës dhe tranzitit. Me një qasje pragmatike dhe gatishmëri për kompromis, është e mundur të arrihet tek një marrëveshje, e cila të ofrojë një politikë të përgjegjshme dhe të përbashkët mbi emigracionin.

Shënim:Tomas Tobé, eurodeputet suedez i Partisë Popullore Evropiane, raportues mbi çështjet e menaxhimit të azilit dhe migracionit./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Rusia dhe Ukraina/ Kronikë e një lufte të pashpallur

Publikuar

-

Nga

Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella. Në thelb Moska nuk pranon pavarësinë e Kievit.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë një parahistori, që arrin deri në Mesjetë. Të dy vendet kanë rrënjë të përbashkëta në shtetin sllavo-lindor Perandoria Kiev, ndaj presidenti i Rusisë Valdimir Putin sot preferon të bëjë fjalë për “një popull”. Në të vërtetë rrugët e të dy kombeve prej shekujsh kanë qenë të ndara, u krijuan dy gjuhë dhe dy kultura – ngushtësisht të familjarizuara e megjithatë të ndryshme. Ndërsa Rusia politikisht u zhvillua në perandori, Ukraina nuk ia doli që të ndërtojë shtetin e vet. Në shekullin e 17 territore të mëdha të Ukrainës së sotme ishin pjesë e perandorisë ruse. Pas shpërbërjes së saj më 1917 Ukraina për një kohë të shkurtër u bë e pavarur, derisa Rusia sovjetike e ripushtoi atë ushtarakisht.

Në dhjetor 1991 Ukraina bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë bënte pjesë ndër tri republikat si motra, që vulosën shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Moska donte ta ruante influencën e saj dhe e konsideroi themelimin e Bashkësisë së Shteteteve të Pavarura (GUS) si një instrument për qëllimin e saj. Kremlini besonte edhe, se vendi fqinj përmes furnizimeve të leverdisshme me gaz mund ta mbante të lidhur këtë bashkësi me Rusinë. Por ndodhi ndryshe. Ndërsa Rusia dhe Bjellorusia krijuan një aleancë të ngushtë, Ukraina gjithnjë e më shumë orientohej nga Perëndimi.

Themelimi i GUS në Alma Ata – Boris Jelcin me presidentin ukrainas Leonid Kravtshuk, (majsta) atë të Kazakistanit, Nursultan Nasarbajev dhe presidentin bjellorus, Stanislav Shushjevitc, 21.12.1991

Kjo gjë e irritoi Kremlinin, por megjithatë deri në vitet 1990 nuk pati konflikt. Moska dukej e qetë, sepse Perëndimi nuk donte ta integronte Ukrainën. Rusia vet ishte dobësuar ekonomikisht dhe e preokupuar me luftën në Çeçeni. Në vitin 1997 me nënshkrimin e të ashtuquajturës “marrëveshja e madhe” Rusia njohu kufijtë e Ukrainës duke përfshirë edhe gadishullin e banuar me shumicë nga rusë etnik.

Krisjet e para në miqësinë post-sovjetike

Nën presidentin Putin u krijua kriza e parë e madhe diplomatike mes Moskës dhe Kievit. Në vjeshtën 2003 Rusia papritur filloi të ndërtojë në ngushticën e Kerçit një digë në drejtim të ishullit ukrainas Kosa Tusla. Kievi e konsideroi këtë si një përpjekje për ripërkufizimin e kufirit. Konflikti u përshkallëzua dhe u zgjidh vetëm pas një takimi personalisht mes dy presidentëve. Ndërtimi u ndalua, por miqësia e shpallur midis dy vendeve pësoi krisje.

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë më 2004 Rusia mbështeti masivisht kandidatin pro-rus Viktor Janukoviç. Por “revolucioni portokalli” e pengoi fitoren e manipuluar, zgjedhjet i fitoi politikani pro-perëndimor Viktor Jushenko. Gjatë mandatit të tij Rusia dy herë i ndërpreu furnizimet me gaz në Ukrainë më 2006 dhe 2009. Furnizimet e tranzitit për në BE u ndërprenë.

Më 2008 ish-presidenti i SHBA-së George Bush, u përpoq t’i afronte në NATO Ukrainën dhe Gjerogjinë duke i pranuar në një program zyrtar përgatitor. Putini protestoi. Moska atëherë bëri të qartë, se pavarësia e Ukrainës nuk është pranuar tërësisht. Gjermania dhe Franca e penguan nismën e Bushit. Në samitin e NATO-s në Bukuresht Ukrainës dhe Gjeorgjisë iu dha një perspektivë antarësimi, por pa përcaktuar një datë.

Vladimir Putin, samiti i NATO-s, 2008, Bukuresht

LEXO EDHE:  Pse në BE aprovimi i vaksinës zgjat më tepër?



LEXO EDHE:  Pse në BE aprovimi i vaksinës zgjat më tepër?

Meqënëse me NATO-n nuk funksionoi shpejt, Ukraina u përpoq ta shtynte përpara lidhjen me Perëndimin përmes marrëveshjes së asociimit me BE-në. Në verën e vitit 2013, pak muaj para nënshkrimit, Moska ushtroi presion masiv ekonomik ndaj Kievit dhe i pengoi importet ukrainase. Në këtë sfond qeveria e ish-presidentit Janukoviç, që kishte fituar zgjedhjet më 2010, e pezulloi marrëveshjen e negociuar për nënshkrim. Janukoviç, shkaktoi me këtë protesta, që në shkurt 2014 çuan në arratisjen e tij në Rusi.

Aneksimi i Krimesë pikë kthese

Kremlini e shfrytëzoi vakuumin e pushtetit në Kiev për të aneksuar në mars 2014 Krimenë. Ishte një pikë kthese, fillimi i një lufte të pashpallur. Njëkohësisht forcat paraushtarake ruse në rajonin e minierave të qymyrit në Donbas filluan të mobilizohen për kryengritje. U shpallën “republikat Popullore” në Donjeck dhe Luhansk – me rusët në krye. Qeveria në Kiev priti deri pas zgjedhjeve presidenciale në maj 2014 përpara se të niste një ofensivë të madhe ushtarake, që e quajti “mobilizim anti-terror”.

18.03.2021, koncert në përvjetorin e aneksimit të Krimesë (18.03.2021)

Në qershor 2014 u takuan për herë të parë presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës Petro Poroshenko dhe Putin me ndërmjetësimin gjerman dhe francez në ceremoninë me rastin e 70 vjetorit të D-Days, dita e zbarkimit të forcave aleate që i dhan fund Luftës së Dytë Botërore, në Normandi. Me këtë mori jetë i ashtuquajturi formati i Normandisë.

Asokohe ushtria ukrainase mundi t’i sprapsë separatistët, por në fund të gushtit Rusia sipas këndvështrimit të Kievit ndërhyri në masë ushtarakisht. Moska e hedh poshtë këtë. Njësitë ukrainase në Ilovajsk, një qytezë në lindje të Donjeckut, pësuan humbje. Ishte një pikë kthesë. Lufta në front të gjerë përfundoi në shtator me nënshkrimin e armëpushimit në Minsk.

Blinken me presidentin ukrainas, Selenskyj 19.01.2022

Pas kësaj nisi lufta e llogoreve, që vazhdon edhe sot. Në fillim të vitit 2015 separatistët sërish dolën në ofensivë dhe sërish sipas Kievit ushtria ruse hyri në veprim duke mos përdorur simbolet e saj. Edhe këtë Moska e përgënjeshtron. Forcat e armatosura ukrainase pësuan një humbje të dytë, kësaj here në qytetin e rëndësishëm strategjik Debalzeve, prej nga u detyruan të largohen menjëherë. Asokohe me ndërmjetësimin perëndimor në raundin Minsk-2 u ra dakord për një marrëveshje, që edhe sot shërben si bazë e përpjekjeve për paqen por që nuk është realizuar.

Së fundi në vjeshtë 2019 ka pasur një rreze shpese. Atëhere u arrit që trupat respektivisht të tërhiqeshin nga disa pozicione prej vijës ndarëse. Por qysh nga samiti i Normandisë në Paris në dhjetor 2019 nuk ka pasur më asnjë takim. Putini nuk do tani për tani ta takojë personalisht presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj, sepse nga këndvështrimi i Rusisë ai nuk po i zbaton marrëveshjet e Minskut. Që nga dhjetori 2021 presidenti i Rusisë, Putin, i kërkon hapur SHBA-së që Ukraina të mos hyjë asnjëherë në NATO dhe të mos marrë ndihma ushtarake. NATO e ka hedhur poshtë këtë kërkesë./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

A do e heqë qeveria e re bullgare veton ndaj Maqedonisë së Veriut?

Publikuar

-

Nga

Nga Meto Koloski “Emerging Europe”

Në vitin 1971, CIA shpiku termin “Sindroma Maqedonase” në lidhje me shqetësimin dhe fiksimin  e madh të Bullgarisë ndaj pretendimit se maqedonasit janë një komb me bullgarët. Një fushatë e tillë ka qenë gjithmonë e zjarrtë; dhe ajo fitoi shuam terren gjatë regjimit komunist kur Bullgaria ishte një shtet-kukull i sovjetikëve.

Perëndimorët nuk mundën asnjëherë ta kuptonin këtë obsesion të çuditshëm dhe të pavetëdijshëm ndaj Maqedonisë. Qeveritë e njëpasnjëshme bullgare, kanë ëndërruar në të kaluarën t’i bashkojnë territoret maqedonase me Bullgarinë.

Dhe një protestë e kohëve të fundit në Sofje, ku në disa postera shkruhej “Maqedonia është Bullgari!,” është një dëshmi e qartë se kjo ëndërr është ende sot e gjallë në mesin e popullatës bullgare. Fatmirësisht, në rrugë nuk dolën miliona njerëz, siç ndodhi në Greqi mbi 30 vjet më parë me parullat “Maqedonia është greke!”.

Në zgjedhjet e fundit në Bullgari, në ishim dëshmitarë të spoteve elektorale të disa kandidatëve, të cilat shfaqnin aspirata të hapura territoriale për territorin e Maqedonisë së Veriut. A mund ta imagjinoni që kjo ndodh dhe toleroh në një shtet anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian?

Elita politike, historianët dhe akademikët bullgare, pretendojnë se maqedonasit nuk janë gjë tjetër veçse bullgarë perëndimorë, dhe se gjuha e tyre është një dialekt i “Bullgarisë Perëndimore”. Por nëse maqedonasit dhe bullgarë janë vëllezër, atëherë pse Mbretëria e Bullgarisë nënshkroi në gushtin e vitit 1941 një marrëveshje me Gjermaninë naziste për ta pushtuar Maqedoninë, me synim shfrytëzimin e burimeve të saj natyrore?

Pse bullgarët nuk u pritën krahëhapur nga maqedonasit, por me rezistencë të armatosur si pushtues fashistë? Nëse ishin vëllezër me njëri-tjetrin, pse ushtria bullgare vrau mbi 25.000 maqedonas? Ajo është një e kaluar tragjike, të cilën Bullgaria edhe sot e kësaj dite e mohon dhe refuzon të kërkojë falje, përfshirë dëbimin e 98 për qind të popullsisë hebreo-maqedonase.

Por le ta lëmë mënjanë për një moment historinë dhe politikën e identitetit, dhe le të flasim mbi të qenit një model në rajon. Rreth 30 vjet më parë, më 15 janar 1992, Bullgaria u bë vendi i parë në botë që njohu pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë, duke krijuar një efekt domino, dhe deri në vitin 2018 140 vende gjithsej e ndoqën shembullin e saj.

Ndërkohë sot Bullgaria është pengesa kryesore, duke vendosur direkt veton kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

Me çfarë qëllimi? Në interesin e kujt?



Bullgarët nuk po bllokojnë hapjen apo mbylljen e kapitujve, por vetë procesin e anëtarësimit, që ndoshta është shumë vite larg. Por pse e sabotojnë që në fillim atë?

Qeveria bullgare është përfshirë shpesh në praktikën e njohur të shpërqendrimit të popullatës së saj nga problemet e brendshme, duke nxitur artificialisht përplasje me Maqedoninë. Sipas raportit më të fundit të EUROSTAT, popullsia e Bullgarisë ka rënë me 11.5 për qind gjatë dekadës së fundit.

LEXO EDHE:  Vaji i ullirit, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

LEXO EDHE:  Si t’i mbrojmë institucionet tona demokratike nga sulmet e Rusisë dhe Kinës?

Të rinjtë po largohen masivisht për mundësi më të mira në vendet më të zhvilluara të BE-së. Kryeministri i sapozgjedhur Kiril Petkov, ka sfida të shumta me të cilat pritet të përballet administrata e tij, përfshirë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, mungesën e vaksinave kundër Covid-19, investimet e huaja direkte etj.

Retorika që vjen nga Petkov duket premtuese në letër, por a mund të bëjë vërtetë ai një kthesë 180 gradë, duke pasur parasysh partnerët e tij në koalicionin qeverisës, dhe qëndrimet ekstremiste të presidentit bullgar Rumen Radev, i cili kërkon që Maqedonia të shtojë etninë bullgare në kushtetutën e saj?

Radev po shpërfill qëllimisht faktin se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar se Bullgaria ka shkelur në 16 raste të drejtat e njeriut të pakicës maqedonase në këtë vend. Deri më sot, nuk ka pasur asnjë rast të shkeljes së të drejtave të bullgarëve në Maqedoni nga Maqedonia të paraqitura para gjykatave vendase apo të huaja.

Por le të rikthehemi tek problemi i “Sindromës Maqedonase”. Është premtuese që Petkov do të vizitojë Maqedoninë më 18 janar në kuadër të 30 vjetorit të njohjes së pavarësisë së vendit nga Bullgaria, dhe ne do të shohim se cilat do jenë rezultatet e kësaj vizite.

Le të shpresojmë se ai do të shfaqet si një udhëheqës bullar që i sheh liderët maqedonas si partnerë të barabartë që janë pjesë e NATO-s, dhe jo si ish-Kryeministri, Bojko Borisov, që i fyente në shumë raste liderët maqedonas, apo si ish-Ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov, që kërcënoi se do të dërgonte ushtrinë bullgare në Maqedoni, në rast se nuk plotësoheshin kërkesat e Sofjes.

Petkov ka të drejtë kur pyet pse nuk ka linjë direkte ajrore midis Shkupit dhe Sofjes apo hekurudhore midis dy qyteteve, dhe ku mënyra e vetme për të udhëtuar midis dy vendeve është me makinë ose autobus. Sot mund të udhëtosh me shpejt me avion nga Shkupi në Sofje duke kaluar nga Stambollit, sesa të shkosh me makinë nga Shkupi në Sofje.

Të dyja vendet duhet të eksplorojnë mundësitë për të ndërtuar ura bashkëpunimi, dhe për të avancuar lidhjet ekonomike dypalëshe, dhe jo ta mbajnë kokën nga e kaluara, duke i imponuar popullit maqedonas një identitet apo narrativë historike tjetër. Presioni nuk është një parim evropian.

Shënim: Meto Koloski, bashkëthemelues dhe president i Diasporës së Bashkuar Maqedonase, me seli në Uashington, dhe bashkë-drejtues i organizatës Koalicioni i Evropës Juglindore./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Uniteti, qëndrueshmëria dhe durimi do t’i japin Perëndimit fitoren në garën me Rusinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Daniel Fried “Financial Times”

Përballë presionit ushtarak që po ushtron Kremlinit ndaj Kievit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, qëndruan të vendosur javës së kaluar në të tria raundet e bisedimeve me Rusinë. Siç u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Uendi Sherman, NATO dhe SHBA-ja janë të gatshme të diskutojnë mbi transparencën e lëvizjeve ushtarake si dhe mbi masat e kontrollit të armëve bërthamore, ashtu si edhe mbi kufizimet reciproke për raketat dhe stërvitjet ushtarake.

Por ata nuk iu nënshtruan kërkesave kryesore të Kremlinit. Kështu nuk do të ketë asnjë premtim për t’i dhënë fund zgjerimit të aleancës veri-atlantike, asnjë ndërprerje të bashkëpunimit ushtarak me Ukrainën, dhe asnjë reduktim të numrit të trupave amerikane në vendet anëtarë të NATO-s si Polonia.

Pra SHBA dhe Evropa dëshmuan qëndrueshmëri në raport me parimet e aleancës, por edhe solidaritet me aleatët që ndihen më të kërcënuar nga sjellja e viteve të fundit e Rusisë. Megjithatë, aleatët perëndimorë nuk shënuan asnjë përparim të dukshëm në tërheqjen e Kremlinit nga kërcënimet e tij për një sulm të ri ushtarak ndaj Ukrainës.

Po tani çfarë pritet që të ndodhë?

Reagimi fillestar i Rusisë ndaj bisedimeve në Gjenevë ishte në fillim i ftohtë. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov,paralajmëroi se nuk kishte asnjë bazë për takime të reja me SHBA-në. Ndërkohë po vazhdon grumbullimi dhe përgatitja e ushtrisë ruse për një sulm të mundshëm kundër Ukrainës.

Dhe Kremlini po lë të kuptohet se situata po shkon drejt përshkallëzimit. Riabkov refuzoi që të përjashtonte mundësinë e vendosjes së trupave apo armatimeve ruse në Kubë ose Venezuelë . Sipas raportimeve mediatike nga Stokholmi, Rusia po dërgon njësi të mëdha detare në Detin Baltik, dhe për këtë arsye ushtria suedeze po shton patrullimet në zonë.

Dhe ne nuk duhet të habitemi nga kjo gjë. Vladimir Putin e nisi këtë krizë nga hiçi, duke kërkuar rritjen e ndikimit përmes frikësimit, dhe duke pasur parasysh përçarjen e madhe të evropianëve dhe shpërqendrimin e SHBA-së pas tërheqjes kaotike nga Afganistani.

Është e tepërt të pritet që vetëm një javë unitet i treguar nga aleatët, do ta bënte të tërhiqej shefin e Kremlinit. Në rast se Rusia do të nisë sulme të reja ndaj Ukrainës, SHBA-ja dhe Evropa kanë përgatitur kundërmasa të fuqishme.

Për shembull dërgimin e pajisjeve të reja ushtarake në Ukrainë, vendosje të tjera të trupave amerikane në vendet e krahut lindor të NATO-s, dhe sanksione më të gjera dhe masa të tjera ekonomike. Por ndërkohë Uashingtoni ka treguar gjithashtu se do të tërhiqet nga këto hapa, derisa dhe nëse Moska nuk vepron.

Kjo qasje i jep mundësi Putinit të vazhdojë të ushtrojë presion, me synim dobësimin e rezistencën së Perëndimit ndaj kërkesave të Kremlinit. Moska mund të ndërmarrë sulme kibernetike ose veprime të kufizuara ushtarake kundër Ukrainës, duke e testuar kësisoj vendosmërinë e NATO-s dhe SHBA-së, por edhe qëndrueshmërinë e Ukrainës.

Javët e ardhshme mund të shohin një rritje të kërcënimeve të Kremlinit, dhe madje edhe agresionit të tij. Gjithsesi, në rast se vazhdojnë të tregojnë vendosmërinë dhe forcën e tyre edhe kur ndodhen nën presion, SHBA-ja dhe Evropa janë të pozicionuara shumë mirë për të dominuar në këtë përballje.



Ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë, Kremlini ka avantazhin taktik të të qenit në gjendje të kërcënojë sipas dëshirës. Por siç e mësuam edhe gjatë Luftën e Ftohtë, tirania e brendshme e mban Rusinë të dobët ekonomikisht, të brishtë politikisht, dhe përfundimisht të paaftë për të vazhduar një përballje të gjatë në kohë përkundrejt SHBA-së dhe Evropës.

LEXO EDHE:  Vaji i ullirit, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

LEXO EDHE:  Politika parashikuese/ Kur algoritmet do të udhëheqin demokracitë tona

Në shtëpi, Putini i ka të gjitha armët. Por shoqëria ruse nuk duket aspak entuziaste për një luftë të gjatë kundër Ukrainës. Nisja e një lufte të tillë, do të ishte një bast tepër i rrezikshëm për Vladimir Putinin.

Nëse Kremlini e bën këtë, ose e provokon mjaftueshëm Perëndimin, ka të ngjarë që të gjenerojë një kundër-presion të qëndrueshëm, i cili do të sjellë pasoja shumë negative për Moskën. SHBA-ja dhe Evropa duhet të vazhdojnë që t’i kornizojnë çështjet në mënyrën e duhur:t’i rezistojnë tundimit për t’iu përgjigjur kërcënimeve me lëshime, si dhe të ruajnë vullnetin për të diskutuar mbi sigurinë evropiane në një mënyrë që të përfitojnë të gjithë, dhe jo vetëm Moska.

Një kurth i Kremlinit që duhet shmangur, është të folurit mbi NATO-n, sikur zgjerimi i saj të jetë një lloj agresioni, për të cilin Moska duhet të kompensohet. Fakti është se nuk ka pasur asnjë premtim të SHBA-së ndaj Rusisë, se aleanca nuk do të zgjerohej.

Përkundrazi, ka pasur një angazhim formal të Rusisë për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës, nëpërmjet Memorandumit të Budapestit të vitit 1994, që u shkel kur Kremlini pushtoi një pjesë të territorit ukrainas në vitin 2014.

Zgjerimi i NATO-s ndodhi paralelisht me zhvillimin e një zbutjeje të ndjeshme të tensioneve NATO-Rusi, në epokën e Boris Jelcinit dhe administratës së Bill Klintonit. SHBA-ja dhe NATO-ja kanë qenë që në fillim të gatshëm të diskutojnë mbi sigurinë ushtarake të Rusisë, edhe pasi NATO-ja pranoi anëtarë të rinj, dhe respektoi angazhimet që kufizojnë dislokimet e trupave të saj në Evropë.

Putini i urren fitoret e NATO-s dhe zgjerimit të BE-së:shembja e Perdes së Hekurt dhe e Bashkimit Sovjetik, dhe krijimin në vend të tyre një Evropë të bashkuar, me 100 milionë evropianë mes Gjermanisë dhe Rusisë, të lirë për t’u bashkuar me vëllezërit e tyre evropiano-perëndimorë.

Ukrainasit i panë përparimet në liri dhe prosperitet në vendet në Perëndimin e tyre, dhe kuptohet që duan një pjesë të tyre për veten e tyre. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nisi ta godasë këtë aspiratë kur i quajti vendet e çliruara nga rënia e komunizmit në 1989 dhe fundi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, jo si vende të çliruara sovrane, por si “territore” jetime apo pa një padron mbi krye.

Putini dëshiron kthimin e perandorisë ruse. Ai dëshiron që të ndryshojë rezultatin e fundit të Luftës së Ftohtë, dhe të rikrijojë sferën e dominimit të Moskës. SHBA-ja dhe Evropa nuk duhet ta lejojnë këtë gjë. Ata duhet të jenë të durueshëm, të vendosur dhe t’u përgjigjen me vendosmëri provokimeve.

Më pas Kremlini mund të gjejë një mënyrë për të kaluar nga ultimatumet në një diskutim më produktiv të sigurisë evropiane, ndoshta duke rivendosur kontrollin e armëve, transparencën dhe masat stabilizuese, të cilat Kremlini i ka injoruar, shkelur ose denigruar vitet e fundit. Kjo krizë ka një rrugëdalje përpara, por javët e ardhshme mund të jenë shumë të vështira.

Shënim: Daniel Fried, ish-ndihmës sekretar i shtetit i SHBA-së për çështjet evropiane dhe euroaziatike./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE