LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Dasho ngre alarmin/ “Ka më shumë vende pune se mjekë”

30 Tetor 2021, 09:10, Lifestyle CNA
Erion Dasho ngre alarmin/ “Ka më shumë vende pune se

Mjeku Erion Dasho ka folur me tone të ashpra sa i takon situatës së largimit të bluzave të bardha nga vendi, për të cilën tha se në dy konkurset e fundit të specializimeve në Fakultetin e Mjeksisë, ka patur më shumë kuota specializimi sesa kandidatë.

Ai ironizoi mazhorancën, duke shprehur se nëse ecën me këto ritme, gjatë mandatit të tretë duhen gjetur mekanizma që të ndalojnë spitalet, t’u japin mjekëve dhe infermierëve rryshfet për të filluar punë.

?KUSH JEP SOT RRYSHFET?!

Në një debat televiziv para disa ditësh, një përfaqësues i rilindjes përmendi si histori suksesi punësimet në shëndetësi!

“I kemi disiplinuar! Kemi krijuar portal dhe nuk paguan kush rryshfet për të hyrë në punë!” – tha.

Po normal! Ka më shumë vende pune se mjekë, pasi mjekët kanë ikur! Në dy konkurset e fundit të specializimeve në Fakultetin e Mjeksisë, ka patur më shumë kuota specializimi se sa kandidatë!

Me këto ritme të rilindjes, gjatë mandatit të tretë duhen gjetur mekanizma që të ndalojnë spitalet t’u japin mjekëve dhe infermierëve rryshfet për të filluar punë. Ndërkohë shqiptarët duhet të bëhen gati për t’u trajtuar tek xherahët, njerëzit e mirë dhe yshtësit, përndryshe duhet t’i hipin avionit ose të paguajnë faturat e kripura në sektorin privat…?, shkruan mjeku në rrjetin social Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga