LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Durrës/ Drejtuesi i ‘Audit’ përplas 88-vjeçarin, zbulohet identiteti

30 Tetor 2021, 08:24, Kronika CNA
Aksident në Durrës/ Drejtuesi i ‘Audit’ përplas

Një i moshuar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 09:05, në lagjen Nr.17 në Durrës dhe nga informacionet paraprake, bëhet me dije se mjeti tip ?Audi? me drejtues shtetasin S. H., 56 vjeç, ka aksidentuar shtetasin me iniciale S. K., 88 vjeç, i cili po kalonte rrugën.

I moshuari i aksidentuar u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër, autori i ngjarjes është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga