Connect with Us

“2034”/ Viti në të cilin mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Blog

“2034”/ Viti në të cilin mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Federico Giuliani “Il Giornale”

Një përplasje fatale midis dy anijeve të shteteve rivale, rrëzim i një avioni që hyn në zonën ajrore të kundërshtarit, dhe një pushtim i mundshëm ushtarak kinez kundër “krahinës rebele” të Tajvanit. Dhe sërish akoma:rritje e tensioneve midis vendeve të ndryshme të ndodhura pranë rajonit më tensionet më të mëdha, një trashëgimi e mosmarrëveshjeve të vjetra historike mbi kufijtë detarë.

”Kutia e Pandorës” në Detin e Kinës Jugore, rrezikon që të hapet në çdo moment. Sidomos tani që Kina dhe Shtetet e Bashkuara, lojtarët kryesorë aktivë në këtë arenë të zjarrtë, mund të jenë thuajse në të njëjtin nivel. Natyrisht, aftësitë ushtarake të Uashingtonit, janë ende superiore në krahasim me ato të Kinës.

Megjithatë Pekini ka arritur ta ngushtojë hendekun falë modernizimit të ushtrisë së tij. Dhe pastaj, nëse deri disa dekada më parë durimi strategjik amerikan, i shfaqur në mbështetjen e kërkesave demokratike të Tajvanit, dhe në të njëjtën kohë, në arritjen e marrëveshjeve tregtare me kinezët, mund të kishte qenë një zgjidhje e vlefshme për të ruajtur statuskuonë në një zonë shumë të nxehtë, sot skenari është krejtësisht ndryshe.

Kina nuk është më e gatshme që t’i shohë aeroplanmbajtëset amerikane të patrullojnë përgjatë ngushticës së Tajvanit, ujërat e të cilit konsiderohen si “kineze” nga Dragoi, dhe “ujëra ndërkombëtare” nga Shtëpia e Bardhë dhe shumë fuqi perëndimore. Kina nuk është më  gati që të pranojë as diktatet e huaja për çështjen e Tajvanit, ribashkimi i së cilës me atdheun kinez – siç premtoi presidenti Xi Jinping – duket se është vetëm çështje kohe.

Viti X

Casus belli, shkaku që mund të sjellë një luftë lokale, që shumë shpejt do të rikthehet në një konflikt në shkallë të plotë (për disa madje edhe në Luftën e Tretë Botërore ), është një paralajmërim ogurzi që duhet trajtuar me shumë kujdes.

Më shumë sesa të shmangin rënien në Kurthin e Tukididit, duke analizuar zhvillimet e muajve të fundit, rezulton se mundësia që Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të përplasen me armë midis tyre, duket gjithnjë e më shumë si një fakt konkret.

Në këtë aspekt, ka pak rëndësi fakti nëse Pekini dhe Uashingtoni do të preferonin që ta shmangnin një përballjeje të tillë. Realiteti është se çështjet që duhen zgjidhur, përfaqësojnë disa tema kyçe që janë të pamundura të anashkalohen, si për palën kineze ashtu edhe atë amerikane.

Ashtu siç Dejvid Kuamen kishte “parashikuar” pandeminë e Covid-19 në librin e tij “Spillover”, ka nga ata që mund të bëjnë të njëjtën gjë me shpërthimin e luftës midis

LEXO EDHE:  Liderët republikanë, që mund të sabotojnë garën e Donald Trumpit në nëntor

Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Fjala është për Eliot Akerman dhe Xhejms Stavridhis , përkatësisht njëri admiral, me 8 vite shërbim në Forcat Detare dhe Speciale, dhe tjetri këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy janë autorët e librit “2034, në të cilin hipotetizohen disa skenarë të tmerrshëm. Akerman dhe Stavridhis, rindërtojnë atë që mund të jetë përballja midis Shqiponjës dhe Dragoit. E ku mund të ndodhë tjetër një përballje e tillë, nëse jo në ujërat e trazuara të Detit të Kinës Jugore?

Gjasat e një Lufte të Tretë Botërore

Komploti i këtij libri, një thriller gjeopolitik, është sa i thjeshtë aq edhe bindës për lidhjen e tij me realitetin. Më 12 mars 2034, admiralja e marinës amerikane, Sarah Hunt, është duke  ushtruar “lirinë e lundrimit” në Detin e Kinës Jugore, 12 milje detare nga Ishujt Spratli, në bordin e anijes së tij “John Paul Jones”, së bashku me disa anije të tjera.

Në fakt “liria e lundrimit”, është një term që “si shumë aspekte të tjera të jetës ushtarake, ishte krijuar për ta fshehur natyrën e vërtetë të operacionit:asgjë më shumë se sa një provokim i pastër dhe i thjeshtë”.

Në një moment, anija amerikane pikas një anije peshkimi kineze të dëmtuar me emrin “Uen Rui”. Kjo e fundit duket e përfshirë nga flakët. Pasi vendosin që ta shuajnë zjarrin, amerikanët hipin në anijen kineze për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Në atë moment, Hunt dhe njerëzit e saj zbulojnë se ajo varkë peshkimi bart në bord pajisje të avancuara teknologjike, që meritojnë të analizohet më nga afër. Sa keq që ai është në fakt një kurth, pasi ndërkohë aeroplanmbajtësja bërthamore e ushtrisë kineze, Zheng He, dhe luftanijet e tjera që mbajnë flamurin e Pekinit, janë drejtuar drejt flotiljes amerikane.

Në atë moment, një sulm kibernetik kinez prish komunikimin midis anijeve luftarake amerikane dhe midis tyre dhe Uashingtonit. Ndërkohë një krizë tjetër shpërthen pranë ngushticës së Hormuzit.

Iranianët, aleatë besnikë të Kinës, kapin një avion luftarak amerikan F-35. Ndërkohë në Azi, një avion luftarak kinez fundos 2 destrojerët amerikanë. Është fillimi i katastrofës amerikane.

Kur Uashingtoni dërgon përforcime në vendngjarje, 37 anije amerikane tashmë janë shkatërruar, ndërsa mijëra njerëz kanë vdekur. Kina sapo e fitoi “Betejën e Detit të Kinës Jugore ”. Kështu nis viti 2034, dhe po kështu mund të fillojë edhe Lufta e Tretë Botërore./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Historia e çuditshme e kanabisit/ Nga përdorimet për qejf tek eksperimentet në ushtri

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është shkruar për të paktën pesëqind vjet, dhe me gjasë daton shumë më tej në historinë popullore. Poeti i famshëm skocez Robert Bërns, i ka kushtuar madje një poezi kësaj lënde narkotike shkruar në vitin 1785.

Në të thuhet se në një natë të shenjtë si Hallouin, prag Krishtlindjesh apo se Ditën e Shën Valentinit, njerëzit duhet të merrnin një grusht me fara kanabisi, të shkonin në një fushë apo në oborrin e një Kishe. Ata duhej ti shpërndanin farat ndërsa ecnin, duke tërhequr nga pas një grabujë për ta lëruar tokën në mënyrë simbolike, ndërsa recitonin një formulë magjike, që shërbente për t’u dashuruar me njeriun e preferuar.

Në Amerikën e disa shekujve më parë, bima e kanabisit ishte burimi numër një i fibrave komerciale. Flotat më të mëdha të botës mbështeteshin në kultivimin e saj për të prodhuar litarë dhe vela. Një përdorim tjetër i litarëve të tillë ishte për ekzekutimin e njerëzve me varje.

Të burgosurit dhe skllevërit, detyroheshin të merreshin shpesh me bimët e kanabisit për të bërë me to litar, dhe ndonjëherë ai litar përdorej për t’i ekzekutuar ata dhe shokët e tyre. Ndërkohë nga fundi i viteve 1800, përdorimi i kanabisit për kënaqësi ishte bërë gjithnjë e më i përhapur në botën perëndimore, kryesisht në formën e hashashit dhe ekstrakteve të tij. Madje në kryeqytetin britanik Londër, kishte “klube kanabisi”, të cilat ishin të specializuara në shërbimin ndaj grave të shoqërisë së lartë. Një artikull në gazetat e kohës nga Markezi Dë Fontenoi, përshkruan në detaje përhapjen e këtyre ambienteve vetëm për gratë në lagjen më të pasur të Londrës. Këto ishin klube të shtrenjta dhe ekskluzive, të mobiluara në mënyrë të shkëlqyer, me izolim akustik.

Atje elita e grave britanike do të gëlltiste ekstrakte të fuqishme kanabisi, ndërsa pritej nga “shërbëtoret me veshje orientale”, në një mjedis “që të krijonte përshtypjen e një haremi lindor”.Disa prej grave e konsumonin kanabisin në formë lëngu, pra me injektimin në trup me gjilpërë. Të tjerat e përdornin në formën e një pluhuri të imët, të cilin e përzienin me duhan,duke e tymosur në cigare ose në një nargjile.

Tymi, në ngjyrë të bardhë dhe të errët, tërhiqej në mushkëri në mënyrë që të futej në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun. Markezit duhej ta përshkruante procesin në detaje, ose lexuesit me arsye do të supozonin se ky ishte thjesht një klub seksi.

Por çfarë i shtynte këto gra të kënaqeshin me këtë lëndë narkotike? Markezi fajësonte“punën e tepërt dhe mbi-eksitimin, lodhjen pas të ndjekurit të modës…dhe faktin e të mos qenit kurrë vetëm për 1 orë të vetme në ditë”.Për t’u rikthyer në normalitet, disa gra përdornin alkoolin, të tjerat një filxhan çaji.

LEXO EDHE:  Pse sot ka ende shumë njerëz që besojnë tek Horoskopi?

LEXO EDHE:  Liderët republikanë, që mund të sabotojnë garën e Donald Trumpit në nëntor

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, bima i kanabisit ishte një burim i rëndësishëm ushtarak.

Qeveria amerikane e kishte ndaluar me ligj kultivimin e kanabisit në vitin 1937, përfshirë edhe kërpin industrial. Por pesë vjet më vonë, ajo e rilegalizoi kultivimin e kanabisit për të prodhuar fibra kërpi për qëllimet e luftës.



Madje,Departamenti i Bujqësisë publikoi një film propagandistik të quajtur “Hemp For Victory”, ku fermerët inkurajoheshin të kultivonin më shumë kanabis. Edhe Gjermania naziste donte që fermerët e saj të kultivonin më shumë kanabis.

Rajhu i Tretë shpërndau një udhëzues për kultivimin e kërpit të quajtur “Die lustige Hanffibel”. Ai fliste për nevojën e rritjes së vetëbesimit të gjermanëve,edhe pse ata nuk mund t’u besonin të huajve. Por kanabisi luajti rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore, dhe gjithashtu në Luftën e Ftohtë që pasoi.

Gjatë viteve 1950, ushtria amerikane filloi të përpiqej të krijonte “agjentë pa aftësues jo-vdekjeprurës”, një lloj droge për ta trullosur armikun aq shumë saqë të mos mundej të luftonte. Marijuana ishte bërë shumë popullore në atë kohë, ndaj disa ekspertë menduan se ajo mund të përdorej si një armë.

Ed Domino ishte një kërkues që punonte për Parke-Davis. Ai po eksperimentonte prej kohësh me dozimin tek kafshët të drogërave të ndryshme. Ndaj nisi të testojë tek majmunët kanabinoidë sintetikë super të fuqishëm.

Meqë kanabisi ishte një bimë që ngjallte debat, qeveria nuk donte që të merrej vesh që po studionte se si këto kafshë mund të vrisnin ushtarët armiq me gurë. Domino zbuloi se doza më të ulëta të drogës i bënin qentë të kërcenin dhe të lehnin ndaj krijesave imagjinare dhe më pas të fshiheshin nën tryezë.

Ndërkohë në doza më të larta, këto ekstrakte mund t’i vendosnin majmunët dhe qentë në një gjendje komatoze për ditë të tëra, pa ndonjë dëm të dukshëm afatgjatë. Bashkë me shkencëtarë të tjerë të ushtrisë, Domino krijoi një kanabinoid edhe më të fortë, një analog sintetik të vajit kanabiod të kuq të quajtur EA2233.

EA2233 ultra i fuqishëm u testua tek disa njerëz që dolën vullnetarë, dhe u zbulua se shkakton efekte që zgjasin30 orë! Por edhe pse eksperimentet treguan se ishte e mundur që ushtarët armiq mund të nxirreshin jashtë luftimit me këtë lloj droge, kërkimi mbi përdorimin e kanabinoideve në luftime u ndërpre.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush janë 10 luftërat më të kushtueshme në histori

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

(Pjesa e dytë)

Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit ankohen gjatë gjithë kohës për buxhetin që ndajnë qeveritë për mbrojtjen, pasi shifrat janë astronomike. Vetëm ndërtimi i një bombe bërthamore kushton miliona dollarë, dhe vende si SHBA dhe Rusia kanë mijëra armë të tilla në dispozicion.

Duket çmenduri të diskutosh mbi koston financiare të një lufte, kur në lojë janë jetët e miliona njerëzve, dhe natyrisht që ne do të donim të reduktonin humbjet e jetëve, që janë tragjedia e vërtetë e çdo lufte. Por ja cilat janë deri më sot 10 luftërat më të kushtueshme në histori.

Lufta në Afganistan:2.3 trilionë dollarë

Ajo e Afganistanit, është një nga ato luftëra që duket sikur ka vazhduar gjithmonë. A ka përfunduar zyrtarisht tani? Ndoshta. Por ajo zgjati për më shumë se 2 dekada dhe rajoni

nuk është aspak i qëndrueshëm, ndaj nuk është ende koha që të shpallet përfundimi i misionit.

Por edhe në këto kushte, çmimi i paguar për çdo gjë që është arritur është tepër i madh. Shifrat ndryshojnë herë pas here, por konsensusi i përgjithshëm është se kostoja në total ka qenë rreth 2.3 trilionë dollarë. Një total prej 800 miliardë dollarësh shkuan për shpenzime direkte, si pagat për ushtarët dhe pajisjet.

85 miliardë dollarë të tjerë u shpenzuan për të trajnuar ushtrinë afgane. Edhe pse Talebanët e ripushtuan vendin dhe e mposhtën brenda disa ditësh. 750 milionë dollarë të tjera shkuan për pagimin e pagave për ushtrinë afgane. Kostot e tjera përfshijnë paratë e shpenzuara për të ndihmuar veteranët e plagosur, si dhe interesin e humbur të gjithë parave të shpenzuara.

Lufta e vitit 1812:2.8 trilion dollarë me kursin e sotëm

Një nga luftërat më të hershme në historinë e SHBA-së, Lufta e vitit 1812 u dëshmua të ishte një katastrofë financiare për epokën, dhe u deshën gati 20 vjet që të shlyhej ai borxh. Në fundin e asaj lufte, qeveria kishte në arkë vetëm 158 milionë dollarë. Mbi 90 milionë dollarë shkuan për të paguar ushtrinë dhe marinën.

Të përshtatura sipas inflacionit, kjo shumë shkon në total rreth 2.8 trilion dollarë. Ndërkohë në vitin 1814, qeveria amerikane ishte praktikisht e falimentuar. Ajo kishte marrë shumë kredi dhe ishte e paaftë të bënte shpenzimet e zakonshme. Pagat për ushtarët u vonuan me gati një vit.

Qeveria amerikane u detyrua t’u ofronte ushtarëve tokë në këmbim të shërbimit, duke premtuar deri në 320 hektarë për çdo ushtar që luftonte deri në fund të luftës, pavarësisht mungesës së çeqeve.

Në fakt ishin milionerët e famshëm, ata që paguan një pjesë të madhe të borxhit që qeveria kishte shkaktuar gjatë rrjedhës së luftës. Vetëm Dejvid Parish, Stefën Xhirard dhe Xhon Astor shpenzuan afro 16 milionë dollarë për të ndihmuar vendin. Kjo shumë është e barabartë rreth 250 milionë dollarë me kursin e sotëm.

Lufta e Parë Botërore:3.3 trilion dollarë me kursin e sotëm

Në atë kohë, kostoja e luftës ishte diku midis 185 dhe 208 miliardëve dollarë, në varësi të burimeve që mund t’i referoheni. Por edhe nëse shkoni në nivelin e ulët të kësaj shkalle dhe llogaritni inflacionin që nga viti 1918, do të mbërrini në shumën astronomike prej 3.3 trilionë dollarësh.

LEXO EDHE:  Praktikat e çuditshme mjekësore që i paraprinë mjekësisë moderne që njohim sot

LEXO EDHE:  Pozicioni global i Amerikës, më i fortë sot sesa në vitin 2016



Gjermania harxhoi më shumë para sesa vend tjetër, gjë që është e kuptueshme. Totali i shpenzimeve të tyre në dollarë gjatë luftës ishte mbi 37 miliardë dollarë, ose rreth 686 miliardë dollarë me kursin e sotëm. SHBA-ja harxhoi 414 miliardë dollarë, ndërsa britanikët mbi 641 miliardë dollarë.

S’ka nevojë të thuhet, se kur bëhej fjalë për financat, atë luftë nuk e fitoi askush. Efekti i saj në ekonominë gjermane ishte shumë i rëndë. Disa pjesë të Gjermanisë përjetuan një hiperinflacion të paimagjinueshëm. Një copë buke kushtonte 428 miliardë marka gjermane. Markat vlenin më pak se sa letra në të cilën ishin shtypur.

Një dollar amerikan këmbehej me 4.210.500.000.000 marka, ose 4.2 trilionë. Pra për ta financuar atë luftë gjermanët shkatërruan ekonominë e tyre. Kriza e rëndë ekonomike që pasoi, ishte pjesërisht arsyeja që i hapi rrugën ngjitjes në pushtet të Adolf Hitlerit.

Lufta e Dytë Botërore:4.7 trilion dollarë me kursin e sotëm

E përshtatur me inflacionin, supozohet se Lufta e Dytë Botërore kushtoi mbi 4.7 trilionë dollarë. Në vitin e fundit të luftës, paratë e shpenzuara ishin sa 40 për qind e PBB-së totale të Shteteve të Bashkuara. Krahasuar me sot, kjo është shumë më tepër sesa shpenzojmë për luftërat moderne, të cilat janë gjithsesi në nivelet e triliona dollarëve.

Një pjesë e këtyre shpenzimeve vjen nga shkalla e gjerë e angazhimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ushtria amerikane mund të ketë 2.5 milionë pjesëtarë në krahasim me Luftën eParë Botërore kur ishin rreth 12.2 milionë. Këto para shkuan për gjëra të tilla si 41 miliardë fishekë, 303.000 avionë, 100.000 tanke dhe 27 aeroplanmbajtëse, mes shumë shpenzimeve të tjera.

Për të ndihmuar në mbulimin e kostos, taksat u rritën në disa raste deri në 94 për qind. Për të garantuar qëndrimin e trupave në kazerma, ushtarët paguheshin 50 dollarë në muaj. Kjo shumë është sot e papërfillshme, por në ato kohë ajo rrogë ishte më e madhe sesa marrin sot shumica e profesionistëve.

Lufta e Ftohtë:10 trilion dollarë

Teknikisht, Lufta e Dytë Botërore është lufta më e shtrenjtë e zhvilluar ndonjëherë. Por Lufta e Ftohtë konsiderohet ende si një luftë, edhe nëse trupat nuk kryen pushtime të mëdha. Duke u shtrirë nga viti 1940 dhe deri në vitin 1996, nëse llogaritet sesa para u shpenzuan në garën e armëve bërthamore që ishte në thelbin e konfliktit të Luftës së Ftohtë, vetëm Amerika humbi 5.8 trilion dollarë.

Ju mund të supozoni me të drejtë se edhe qeveria sovjetike shpenzoi shuma të mëdha, pavarësisht nga fakti se të dhënat e tyre janë vështirësisht të besueshme. Është ndoshta një bast i sigurt të hamendësohet se mbi 10 trilion dollarë u shpenzuan në mbarë botën për Luftën e Ftohtë, dhe për mirëmbajtjen e vazhdueshme të arsenaleve bërthamore.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Kush janë 10 luftërat më të kushtueshme në histori

LEXO TE PLOTE

Blog

Rusia dhe Ukraina/ Kronikë e një lufte të pashpallur

Publikuar

-

Nga

Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella. Në thelb Moska nuk pranon pavarësinë e Kievit.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë një parahistori, që arrin deri në Mesjetë. Të dy vendet kanë rrënjë të përbashkëta në shtetin sllavo-lindor Perandoria Kiev, ndaj presidenti i Rusisë Valdimir Putin sot preferon të bëjë fjalë për “një popull”. Në të vërtetë rrugët e të dy kombeve prej shekujsh kanë qenë të ndara, u krijuan dy gjuhë dhe dy kultura – ngushtësisht të familjarizuara e megjithatë të ndryshme. Ndërsa Rusia politikisht u zhvillua në perandori, Ukraina nuk ia doli që të ndërtojë shtetin e vet. Në shekullin e 17 territore të mëdha të Ukrainës së sotme ishin pjesë e perandorisë ruse. Pas shpërbërjes së saj më 1917 Ukraina për një kohë të shkurtër u bë e pavarur, derisa Rusia sovjetike e ripushtoi atë ushtarakisht.

Në dhjetor 1991 Ukraina bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë bënte pjesë ndër tri republikat si motra, që vulosën shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Moska donte ta ruante influencën e saj dhe e konsideroi themelimin e Bashkësisë së Shteteteve të Pavarura (GUS) si një instrument për qëllimin e saj. Kremlini besonte edhe, se vendi fqinj përmes furnizimeve të leverdisshme me gaz mund ta mbante të lidhur këtë bashkësi me Rusinë. Por ndodhi ndryshe. Ndërsa Rusia dhe Bjellorusia krijuan një aleancë të ngushtë, Ukraina gjithnjë e më shumë orientohej nga Perëndimi.

Themelimi i GUS në Alma Ata – Boris Jelcin me presidentin ukrainas Leonid Kravtshuk, (majsta) atë të Kazakistanit, Nursultan Nasarbajev dhe presidentin bjellorus, Stanislav Shushjevitc, 21.12.1991

Kjo gjë e irritoi Kremlinin, por megjithatë deri në vitet 1990 nuk pati konflikt. Moska dukej e qetë, sepse Perëndimi nuk donte ta integronte Ukrainën. Rusia vet ishte dobësuar ekonomikisht dhe e preokupuar me luftën në Çeçeni. Në vitin 1997 me nënshkrimin e të ashtuquajturës “marrëveshja e madhe” Rusia njohu kufijtë e Ukrainës duke përfshirë edhe gadishullin e banuar me shumicë nga rusë etnik.

Krisjet e para në miqësinë post-sovjetike

Nën presidentin Putin u krijua kriza e parë e madhe diplomatike mes Moskës dhe Kievit. Në vjeshtën 2003 Rusia papritur filloi të ndërtojë në ngushticën e Kerçit një digë në drejtim të ishullit ukrainas Kosa Tusla. Kievi e konsideroi këtë si një përpjekje për ripërkufizimin e kufirit. Konflikti u përshkallëzua dhe u zgjidh vetëm pas një takimi personalisht mes dy presidentëve. Ndërtimi u ndalua, por miqësia e shpallur midis dy vendeve pësoi krisje.

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë më 2004 Rusia mbështeti masivisht kandidatin pro-rus Viktor Janukoviç. Por “revolucioni portokalli” e pengoi fitoren e manipuluar, zgjedhjet i fitoi politikani pro-perëndimor Viktor Jushenko. Gjatë mandatit të tij Rusia dy herë i ndërpreu furnizimet me gaz në Ukrainë më 2006 dhe 2009. Furnizimet e tranzitit për në BE u ndërprenë.

Më 2008 ish-presidenti i SHBA-së George Bush, u përpoq t’i afronte në NATO Ukrainën dhe Gjerogjinë duke i pranuar në një program zyrtar përgatitor. Putini protestoi. Moska atëherë bëri të qartë, se pavarësia e Ukrainës nuk është pranuar tërësisht. Gjermania dhe Franca e penguan nismën e Bushit. Në samitin e NATO-s në Bukuresht Ukrainës dhe Gjeorgjisë iu dha një perspektivë antarësimi, por pa përcaktuar një datë.

Vladimir Putin, samiti i NATO-s, 2008, Bukuresht

LEXO EDHE:  Praktikat e çuditshme mjekësore që i paraprinë mjekësisë moderne që njohim sot



LEXO EDHE:  Pozicioni global i Amerikës, më i fortë sot sesa në vitin 2016

Meqënëse me NATO-n nuk funksionoi shpejt, Ukraina u përpoq ta shtynte përpara lidhjen me Perëndimin përmes marrëveshjes së asociimit me BE-në. Në verën e vitit 2013, pak muaj para nënshkrimit, Moska ushtroi presion masiv ekonomik ndaj Kievit dhe i pengoi importet ukrainase. Në këtë sfond qeveria e ish-presidentit Janukoviç, që kishte fituar zgjedhjet më 2010, e pezulloi marrëveshjen e negociuar për nënshkrim. Janukoviç, shkaktoi me këtë protesta, që në shkurt 2014 çuan në arratisjen e tij në Rusi.

Aneksimi i Krimesë pikë kthese

Kremlini e shfrytëzoi vakuumin e pushtetit në Kiev për të aneksuar në mars 2014 Krimenë. Ishte një pikë kthese, fillimi i një lufte të pashpallur. Njëkohësisht forcat paraushtarake ruse në rajonin e minierave të qymyrit në Donbas filluan të mobilizohen për kryengritje. U shpallën “republikat Popullore” në Donjeck dhe Luhansk – me rusët në krye. Qeveria në Kiev priti deri pas zgjedhjeve presidenciale në maj 2014 përpara se të niste një ofensivë të madhe ushtarake, që e quajti “mobilizim anti-terror”.

18.03.2021, koncert në përvjetorin e aneksimit të Krimesë (18.03.2021)

Në qershor 2014 u takuan për herë të parë presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës Petro Poroshenko dhe Putin me ndërmjetësimin gjerman dhe francez në ceremoninë me rastin e 70 vjetorit të D-Days, dita e zbarkimit të forcave aleate që i dhan fund Luftës së Dytë Botërore, në Normandi. Me këtë mori jetë i ashtuquajturi formati i Normandisë.

Asokohe ushtria ukrainase mundi t’i sprapsë separatistët, por në fund të gushtit Rusia sipas këndvështrimit të Kievit ndërhyri në masë ushtarakisht. Moska e hedh poshtë këtë. Njësitë ukrainase në Ilovajsk, një qytezë në lindje të Donjeckut, pësuan humbje. Ishte një pikë kthesë. Lufta në front të gjerë përfundoi në shtator me nënshkrimin e armëpushimit në Minsk.

Blinken me presidentin ukrainas, Selenskyj 19.01.2022

Pas kësaj nisi lufta e llogoreve, që vazhdon edhe sot. Në fillim të vitit 2015 separatistët sërish dolën në ofensivë dhe sërish sipas Kievit ushtria ruse hyri në veprim duke mos përdorur simbolet e saj. Edhe këtë Moska e përgënjeshtron. Forcat e armatosura ukrainase pësuan një humbje të dytë, kësaj here në qytetin e rëndësishëm strategjik Debalzeve, prej nga u detyruan të largohen menjëherë. Asokohe me ndërmjetësimin perëndimor në raundin Minsk-2 u ra dakord për një marrëveshje, që edhe sot shërben si bazë e përpjekjeve për paqen por që nuk është realizuar.

Së fundi në vjeshtë 2019 ka pasur një rreze shpese. Atëhere u arrit që trupat respektivisht të tërhiqeshin nga disa pozicione prej vijës ndarëse. Por qysh nga samiti i Normandisë në Paris në dhjetor 2019 nuk ka pasur më asnjë takim. Putini nuk do tani për tani ta takojë personalisht presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj, sepse nga këndvështrimi i Rusisë ai nuk po i zbaton marrëveshjet e Minskut. Që nga dhjetori 2021 presidenti i Rusisë, Putin, i kërkon hapur SHBA-së që Ukraina të mos hyjë asnjëherë në NATO dhe të mos marrë ndihma ushtarake. NATO e ka hedhur poshtë këtë kërkesë./DW

LEXO TE PLOTE