LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajnimet e Ermal Mamaqit/ Do i mësojë zviceranëve rrugën e suksesit

29 Tetor 2021, 12:49, Lifestyle CNA
Trajnimet e Ermal Mamaqit/ Do i mësojë zviceranëve rrugën e

Ermal Mamaqi është aktualisht një nga biznementët dhe artistët më të suksesshmëm. Në lidhje me suksesin e tij ai është shprehur se është rezultat i trajnimeve.

Kujtojmë se Ermali tani është kthyer edhe në trajner. Me pak fjalë ai ju meson njërëzve si të ndjekin rrugën e suksesit kundrejt pagesës. Ai do të jetë edhe në Zvicër per të bërë këto trajnime.

Duke qënë se ky fakt është përfolur shpesh herë ai ka vendosur ta komentojë.

?Gjëja më e vështirë në Shqipëri është të shesësh mend, dhe t?i shesësh mend një shqiptari është e pamundur. Unë nuk jam për njerëzit që janë të përndritur dhe të bllokuar në ato mendimet e tyre fikse, që nuk mund të marrin ndonjë informacion më tepër nga ato që dinë dhe nuk ndryshojnë ato mendime që kanë. Unë e ofroj një pjesë të jetës time, që besoj është misioni i jetës time, duke kontribuar për ti treguar njerëzve që duan të dinë se si është rruga drejt suksesit. Shumë njerëz nuk e dinë që unë kam 10 vite trajnohem për tu bërë trajner, spiker motivues.

Kjo është psikologji moderne, arsyeja pse njerëzit vinë dhe motivohen dhe marrin aksion të menjëhershëm është sepse në këto trajnime shpjegohet formula e suksesit.

Mënyra se si të zhvendosesh nga një pikë në tjetrën, si të rritesh në profesion, në ndjenjat e tua, ose të shijosh atë që ti ke.

Këtu është problemi te mendimet?, është shprehur Ermali./CNA.al

Lajmet e fundit nga