LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Nëna e modeles të famshme akuzon dhëndrin për dhunë fizike

29 Tetor 2021, 06:26, Lifestyle CNA
Skandal/ Nëna e modeles të famshme akuzon dhëndrin për

Nëna e Gigi Hadidit, Yolanda Hadid, ka deklaruar se Zayn Malik ?e ka goditur? atë dhe se është duke menduar që ta raportojë rastin edhe në Polici.

Mirëpo, Malik, i cili është babai i vajzës së Gigit, i është përgjigjur përmes një statusi në Twitter, përmes së cilit në mënyrë indirekte e ka mohuar se e ka goditur vjehrrën e tij fizikisht, duke thënë se mes tyre ka ndodhur një diskutim i ashpër.

Yolanda tregon se këngëtari 28-vjeçar e ka sulmuar fizikisht, raporton TMZ.

Ish-anëtari i grupit ?One Direction? ka thënë se fjalimi mes tyre ka ndodhur për shkak se ai ka dashur t?i sigurojë privatësi të bijës 1 vjeçe të quajtur Khai.

Malik po ashtu ka ngritur dyshime se lidhja e tij me Gigin aktualisht nuk është e mirë, duke thënë se ata do të bashkë-prindërojnë vajzën e tyre.

?Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë që të krijojë një ambient të sigurt dhe privat edhe për vajzën time, gjatë rritjes së saj. Një vend ku çështjet familjare nuk hidhen në skenën e botës, ku secili mund të marrë çka të dojë. Në një përpjekje për ta mbrojtur këtë hapësirë, unë pranova të mos i kundërshtoja pretendimet që lindin nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres sime, e cili hyri në shtëpinë tonë ndërsa partnerja ishte larg, disa javë më parë. Kjo ishte dhe prapë do të duhej të ishte një çështje private por duket se tani për tani ka përçarje, dhe pavarësisht përpjekjeve të mija që ta shndërrojë shtëpinë në një mjedis paqësor për familjen, gjithçka rrodhi si informacion për mediat?, ka shkruar Malik./CNA.al

Lajmet e fundit nga