LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse disa analistë dhe media kanë hallin e Lulzim Bashës?!

29 Tetor 2021, 09:51, Politikë CNA

Nuk është e papritur, e pashkruar më parë, por edhe e paroportuar, se media dhe analistë afër kryeministrit janë njerëz që i shërbejnë sa herë ka Lulzim Basha ka hall. Dhe kjo nuk ndodh krejt rastësisht.

Së fundi, Lulzim Basha është futur në një cikël përplasjesh me ish-kryeministrin Sali Berisha, ka ngelur pa partinë që e votoi disa muaj më parë. Është i vetëm, i mbyllur në zyrë me pesë apo dhjetë vetë, duke treguar barsoleta në mbledhje, se ka mbështetjen e 97% të partisë.

Ndërkohë, nga ana tjetër nuk guxon të mbledhë Kryesinë, ende nuk e ka konstituar atë dhe nuk del nga zyra të shkojë nëpër takime. Apo të zhvillojë axhendë politike me strukturat e PD-së.

Lulzim Basha është më i vetmuar se kurrë, por në krah ka 4-5 personazhe politike nga më të neveritshmet e Partisë Demokratike dhe njerëz që nuk kanë lidhje aspak me strukturën e saj si dhe mbështetjen mediatike të personazheve kryesore apo miqve të ngushtë të kryeministrit, si Baton Haxhiu, Mero Baze, Carlo Bollino, e kështu me radhë. Që më shumë njihen si armiq të Sali Berishës dhe miq të ngushtë të Edi Ramës. Por, tashmë janë vënë në shërbim edhe të Lulzim Bashës.

Shumë njerëz pyesin dhe çuditen si ka mundësi që marrin këto pozicione? Pse shumë media jashtë këtyre analistëve kanë të tilla qasje ndaj Lulzim Bashës?

Është e thjeshtë, po iku Luli, ikën kunati. Po iku kunati, ikin disa para që paguhen nëpër media.

Për ata që nuk e dinë, Partia Demokratike nëpërmjet një strukture të posaçme, nëpërmjet një grupi individësh, të cilët marrin para nga të ardhurat që merr vetë zyrtarisht dhe jo zyrtarisht PD-ja, shpërndan shuma të mëdha parash nëpër media dhe gazetarë.

Kjo bëhet kryesisht edhe nga ?levat? e kunatit, nëpërmjet kompanive të tij. Por, kryesisht paratë paguhen në të zezë. Janë një grup individësh të cilët janë në një listë-pagesë, dhe marrin të ardhura nga selia blu.

Pra, Lulzim Basha nuk është hall se iku, se do shpëtojë PD-ja dhe nesër do vijë në pushtet.

Shumë analistë, gazetarë dhe media, kanë hallin se ikja e Lulzim Bashës sjell ikjen edhe të kunatit dhe kështu do ikin edhe listëpagesat e këtyre ?qenve kafshues? të Lulzim Bashës në media.

Personazhe që qarkullojnë prej shumë vitesh, sa në një krah në një krah. Por, edhe këta që tashmë quhen ?lulzimsa?, kanë mbirë nga hiçi, kanë dalë si kërpudhat pas shiut, pas parave të paguara nga kunati dhe grupet që mban afër Desada.

Lulzim Basha ka një listë të gjatë me media dhe gazetarë që i paguan. Emra analistësh të njohur. Kuptohet lehtësisht në media. Dhe ikja e këtij të fundit dhe kunatit do t?i linte ata pa mijëra euro, që marrin muaj për muaj nga listë-pagesa e PD-së.

Kjo është edhe arsyeja pse ata kanë një qasje pro Lulzim Bashës dhe duan ta mbrojnë atë deri në fund. Ta kenë në krye të PD-së.

Ikja e tij nga Partia Demokratike, ardhja e Sali Berishës apo kujtdo tjetër do të prishte këtë skemë korruptive politikë-media, dhe gazetarët, pseudo-analistët, këta opinion-bërësit që vrapojnë sa në një ekran në një ekran tjetër, nuk do të kishin mundësinë për të futur në xhepat e tyre shukët e eurove. Por do të humbnin jo pak nga pagesat e Lulit dhe kunatit të tij.

Pë rata që mendojnë se shumë nga analistët apo mediat kanë hallin e Sali Berishës, demokracisë, apo Lulzim Bashës, e kanë gabim. Fakti është një dhe vetëm një. Analistë dhe disa media kanë hallin vetëm të xhepit të tyre. Të tjerët, ata që nuk paguan, e kanë nga inati.

Sa për demokracinë në Shqipëri apo për PD-në, rrallë kush mund të jetë studiove që mund të ketë moralin dhe të thotë ndonjë fjalë.

Të gjithë, po t?i shikosh, mund ti gjesh sa në listë-pagesën e Lulit, aq edhe në list-pagesën e Edi Ramës./CNA.al

11 analistët e Ramës dhe Bashës, kundër Berishës

?Qentë? e Lulzim Bashës në aksion/ “Vërsulen për kafshime”

Lajmet e fundit nga