LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përkujtohet artisti i madh, kantautori Avni Mula

29 Tetor 2021, 06:19, Kulturë CNA
Përkujtohet artisti i madh, kantautori Avni Mula

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar kantautorin e njohur Avini Mula ditën kur ai është ndarë nga jeta. Avni Mula është shpallur ?Artist i Popullit? dhe do të mbahet mend gjatë për ktjimtarinë e pasur artistike që ka la trashëgimi për breza.

SiSot, më 29 tetor 2020 u nda nga jeta këngëtari, kantautori, “Artisti i Popullit” Avni Mula.

Lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta për muzikë i kreu në Konservatorin ?Çajkovski? të Moskës ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te ?Berberi i Seviljes? të Rosinit, Onjeginit tek ?Eugjen Onjegin? të Çajkovskit dhe Gjetës tek ?Mrika? e Prenk Jakovës.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ?60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta ?Karnavalet e Korçës? dhe opera ?Borana?. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave ?Valsi i lumturisë“, shkruan arkivi/CNA.al

Lajmet e fundit nga