Connect with Us

Non grata nga Greqia/ Artan Hoxha: Më ofruan pasaportë në këmbim të heshtjes

Kronika

Non grata nga Greqia/ Artan Hoxha: Më ofruan pasaportë në këmbim të heshtjes

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Greqia e ka shpallur atë non-grata dhe se rreth një vit më parë, autoritetet greke i kishin ofruar një pasaportë dhe heqjen e të gjitha penalizimeve, por nuk kishte pranuar. Sipas gazetarit, e gjitha kjo ishte kusht për heshtjen e tij.

“Më kanë shpallur “non grata”. Në këmbim më kërkuan të heshtja dhe më thanë të japim dokumentet dhe pasaportën greke. I respektoj se kam shumë miq, se kam punuar atje, por kam zgjedhur të mbaj pasaportën time. Sot nuk mund t’i tolerojmë.

LEXO EDHE:  “Marku s’vinte nga e majta, por hëngri presionin”/ Artan Hoxha: Ja çfarë duhet të bëjë Çela

 Incidentet janë të pashmangshme. Vijnë autobusë me nxënës grekë. Vitin e kaluar më janë ofruar të më hiqen të gjitha penalitetet, më janë ofruar dokumentet. E kuptoni si është situata?! Nuk mund të mbyllim sytë dhe të lejojmë varreza memorialë. Nuk mund të vendoset pikërisht aty në vijë të kufirit, ku ka pretendime territoriale,” theksoi Artan Hoxha në emisionin “Log” me Endri Xhafën në ABC News. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po bënin gara me makina/ Përgjaken rrugët në Vlorë, dy të plagosur rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme e sotme në Vlorë.

Dy automjete po bënin gara me njëra tjetrën, për pasojë njëra prej tyre ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një makinë të tretë duke lënë të plagosur një grua dhe një djalë.



Sipas informacioneve paraprake të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

LEXO EDHE:  Mediat greke nxjerrin videon e arrestimit/ Ja ku fshiheshin shqiptarët e arratisur

LEXO EDHE:  Arrestimi i ish-Drejtorit të Rrugëve/ Artan Hoxha tregon përse po politizohet çështja

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

‘Shtëpia e barit’ në Shkodër/ Lirohen pak orë pas arrestimit 5 punonjësit e OSHEE

Publikuar

-

Nga

Pesë punonjësit e OSHEE që u arrestuan si të dyshuar për shpërdorim detyre pas zbulimit të një laboratori droge në Bërdicë të Shkodrës, janë liruar sërish mbrëmjen e sotme.

Policia arrestoi mëngjesin e sotëm 8 persona, mes të cilëve dhe 5 punonjësit e OSHEE të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës.



LEXO EDHE:  Video/Artan Hoxha: Biznesmene dhe policia te perfshire ne kultivimin e hashashit

LEXO EDHE:  Bushati: Marrëveshja me Greqinë në një të ardhme të afërt

Por prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve të OSHEE.

Punonjësit e OSHEE që u liruan janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po udhëtonte me motor/ Ndërron jetë 62 vjeçari në Divjakë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, kronike

Një person ka humbur jetën pas një aksidneti rrugor në Divjakë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mërtish, ku shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.



LEXO EDHE:  Bushati: Marrëveshja me Greqinë në një të ardhme të afërt

Sot rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE