“Merkel do i mungojë Rajonit dhe Europës”/ Rama: Na kupton më mirë se askush

29 Tetor 2021, 08:20, Politikë CNA
“Merkel do i mungojë Rajonit dhe Europës”/ Rama: Na kupton

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median gjermane,  Merkur, ka deklaruar se Angela Merkel, do t?i mungojë Rajonit, por edhe Europës.

Rama theksoi se rrallëherë ka takuar tjetërkënd që të njohë aq mirë Ballkanin Perëndimor e problemet e tij.

?Duhet të pohoj se kandelarja ka pasur një ndjeshmëri të veçantë për çështjet tona, çka lidhet me siguri edhe me të shkuarën e saj. Kancelarja është rritur në një dikaturë komuniste, ndaj dhe ndoshta na kupton më mirë se shumëkush. Rrallëherë kam takuar tjetërkënd që të njohë aq mirë Ballkanin Perëndimor e problemet e tij. Ajo do t?i mungojë fort rajonit dhe krejt Evropës.?-është shprehur Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga