LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lleshaj të kërkojë falje”/ CNA mirënjohës, reagimit të kolegëve

29 Tetor 2021, 09:21, Aktualitet CNA
“Lleshaj të kërkojë falje”/ CNA mirënjohës,

Ish-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka humbur përballjen me City News Albania, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Akuzat e tij për shpifje kanë rënë, pasi Gjykata ka provuar vërtetësinë e materialeve të publikuara nga CNA.al.

Kujtojmë se në muajin Maj të vitit 2020, CNA.al denoncoi me dokumente blerjen e një automjeti BMW, një makinë luksoze, e cila me vlerën e tregut në Gjermani shkonte deri në 77 mijë euro, pra rreth 100 milionë lekë të vjetra, për të cilën Sandër Lleshaj pretendonte se e kishte blerë më pak.

Bëhet fjalë për një makinë të blerë për llogari të oficerit të kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, i cili pasi i është vënë në dispozicion ministrit Lleshaj dhe një shumë me faturat finale të publikuara, prej rreth 50 mijë euro. Por, kjo pa TVSH.

Lleshaj në vijimësi i ka mohuar faktet, të zezën mbi të bardhë, por Gjykata, dhe konkretisht gjyqtarja Migena Laska me anë të vendimit të datës 27.11.2021 i ka hedhur poshtë deklaratat e tij, duke i dhënë të drejtë CNA.al.

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Tiranës, në favor të CNA.al ka ardhur edhe reagimi i gazetarëve, të cilët i kanë kërkuar Lleshajt të japë dorëheqjen dhe kanë vlerësuar drejtësinë për standartin e vendosur.

Nga ana tjetër shumë media heshtën dhe kjo nuk ishte surprizë,  thjesht i njohim edhe më shumë vasalët e pushtetit.

Gazetarët e mirënjohur dhe profesionistë Artan Hoxha, Habjon Hasani, Bledian Koka, Arsen Rusta, kanë pohuar  se drejtësia njohu vërtetësinë e CNA.al dhe kanë reaguar ashpër ndaj ish -Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilat gjykata i zbuloi gënjeshtrat.

CNA.al i falënderon të gjithë kolegët që ishin në krahun tonë, që në fillimet e denoncimit dhe deri tek dita kur u vulos e vërteta.

Risjellim më vëmendje reagimet e tyre, në mbrojtje të profesionalizimit dhe të të vërtetës.

Gazetari investigative Artan Hoxha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Artan Hoxha shkruante se gjykata tregoi se CNA.al nuk shpifi në lidhje me blerjen dhe koston e një makine luksoze, nga Sandër Lleshaj, në kohën e pandemisë dhe pas tërmetit.

Gazetari Habjon Hasani, shkruante se ishte dita e të vërtetës,

?Sot Elvi Fundo i CNA fitoi gjyqin me ish-ministrin e Brendshëm Lleshaj, për çështjen e automjetit të Lleshajt, BMË-se.

Ndërkohë që po sot, Partia Demokratike vërtetoi 17 udhëtime me automjet (e avione) mes Damian Gjiknurit, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.Qenka dita e automjeteve dhe të vërtetës ?, shkruante  Hasani në rrjete sociale.

Gazetari Bledian Koka shkruante se drejtësia qorre njohu më në fund vërtetësinë e denoncimeve të CNA.al, ndërsa nënvizonte se pas shkarkimit si ministër, Sandër Lleshaj mori edhe një vulë turpi me vete.

Gazetari Arsen Rusta, nuk është mjaftuar vetëm me shkrime, ai ka publikuar edhe vendimin e gjykatës, duke nënvizuar se një zyrtar publik, sapo humbi postin si ministër humbi edhe betejën gjyqësore me median.

Reagime ka pasur edhe nga skena politike

Ish deputeti Andi Përmeti, në rrjete sociale, shkruante se Lleshaj duhet të kërkojë falje publike, jo vetëm  ndaj editorit Elvi Fundo, por ndaj qytetarëve që për një shpenzim në kufijte e çmendurise mbas tërmetit shkatërrues dhe në mes të krizës së pandemisë.

Edhe anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila rrëzoi padinë e ngritur ndaj CNA.al, nga ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruante se për fat sot foli drejtësia, duke rrëzuar çdo akuzë ndaj CNA.al, e duke pranuar se abuzimi me detyrën dhe shpërdorimi i saj nga ish ministri Lleshaj ishte i vërtetë.

Olli theksonte se vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, është një tregues i qartë se pandëshkueshmëria mund të ndalet./CNA.al

CNA.al fiton gjyqin me Lleshaj/ Gazetari Habjon Hasani: Sot qenka dita e të vërtetës

Lleshaj humb gjyqin me CNA.al/ Olli: Drejtësia foli, pandëshkueshmëria mund të ndalet

Gjykata ?rrëzon? Sandër Lleshajn/ Artan Hoxha: CNA.al nuk ka shpifur

CNA.al fitoi betejën gjyqësore me Sandër Lleshajn/ Gazetari: Shantazhonte median nga kolltuku

Ish ministri humbi gjyqin/ Andi Përmeti: Media e mundi pushtetin, Lleshaj të kërkoj falje

?Drejtësia qorre njohu vërtetësinë e CNA.al?/ Gazetari: Sandër Lleshaj iku me vulë turpi

CNA.al mposht ish-ministrin e Ramës/ “Kapteri” bie me gjykatë

Ish-Ministri i Ramës humb gjyqin me CNA.al

 

Lajmet e fundit nga