LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT-Në kërkim modelja e njohur që drejton bandën e drogës/ Akuzohet se ka vrarë disa persona

29 Tetor 2021, 07:01, Lifestyle CNA
FOTOT-Në kërkim modelja e njohur që drejton bandën e

Prej me shumë se 48 orësh policia është vënë në kërkim të një modeleje të njohur në Brazil, e cila dyshohet se drejton një kartel vrasësish dhe droge.

Modelja, Jennifer Rovero, thuhet se drejton dhe është krijuesja e bandës që ushtron aktivitetin e saj në komunat Paranagua dhe Matinhos.

Sipas Policisë, banda e Rovero është e lidhur me një numër vrasjesh në rajon, të cilat kanë ndodhur të gjitha gjatë vitit të kaluar.

Mediat lokale të lajmeve raportojnë se banda përbëhet nga 21 anëtarë, 17 prej të cilëve tani janë prapa hekurave.

Aktualisht është në kërkim Rovero e cila i ka vështirësuar punën policisë pasi nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga