LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belind Këlliçi: Shqipëria humbet 560 mln € çdo vit nga emigracioni

29 Tetor 2021, 19:13, Politikë CNA
Belind Këlliçi: Shqipëria humbet 560 mln € çdo vit

Ilvi Dedaj, aktivist, duke iu referuar të dhënave të Eurostat, ai tha se janë rreth 25% e banorëve të Shqipërisë që janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit.

Dedaj tha se Shqipëria është vendi me largimin më të madh në Ballkanin Perëndimor dhe kjo plagë është shumë e prekshme pasi shumë prej miqve të tij janë larguar.

Ilvi Dedaj pyeti zv.ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia për përgjegjësinë që ka qeveria në këtë aspekt.

Ai tha se pavarësisht masave që mund të marrë qeveria largimi i të rinjve nuk mund të parandalohet.

Kadia tha se Shqipëria ka një fat të mirë dhe të keq që ndodhet pranë gjeografikisht me vende të zhvilluara.

?Ne kemi një fatmirësi dhe një fatkeqësi, jemi shumë afër vendeve më të zhvilluara në botë ndërkohë jemi ndër vendet më pak të zhvilluara. Në një farë mënyrë është magnet i përhershëm, unë për shembull kam studiuar jashtë dhe jam kthyer. Paga e zv.ministrit është shumë herë më pak se paga e një kamerieri në Gjermani, por po rri akoma?, deklaroi Kadia.

?Njolloj edhe e deputetit sa për dijeni, se mos kujtohet se është ndonjë privilegj i jashtëzakonshëm?, ndërhyri deputeti i PD, Belind Këlliçi.

Zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave shtoi se një nga masat që duhet bërë është ?miratimi i programit të garancisë rinore?, duke shtuar se sërish nuk do të jetë e mjaftueshme.

Aktivisti Dedaj i drejtoi pyetjen se çfarë peshe përgjegjësie ka PD në largimin e të rinjve para 2013 dhe nëse është e gatshme për bashkëpunim me PS për të ndërmarrë reforma, Këlliçi u përgjigj duke thënë se gjatë qeverisjes së djathtë është nxitur kthimi i të rinjve të larguar.

?Dikur ky shtet ka pasur një program braingain, ku janë kthyer mbi 1800 të trajtuar nga ky program. Ishin të rinj me rezultate të mira studimi?, deklaroi ai.

Deputeti i PD shtoi se largimi i madh gjatë qeverisjes së saj lidhet edhe me krizën ekonomike botërore në 2008.

Por, shtoi Këlliçi largimi ka qenë sërish më i ulët se sa në periudhën e qeverisjes së PS. Ai madje shtoi se gjatë qeverisjes së majtë janë larguar edhe ata që ishin kthyer.

?Për çdo të ri, për çdo person të aftë për punë që largohet, Shqipëria humbet diku tek 15 mijë euro në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Ne humbasim 560 milionë euro çdo vit për shkak të emigracionit dhe kjo është një plagë shumë e madhe?, u shpreh se deputeti i PD.

Ai tha se PD është e gatshme të ulet të bashkëpunoi me të gjithë aktorët e politikës dhe ndërkombëtar për të frenuar largimin e të rinjve që sipas tij ndodh kryesisht për shkak të mungesës së meritokracisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga