LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anëtari i Këshillit Kombëtar thirrje Berishës/ “Doktor, bashkoi demokratët në gjirin tënd”

29 Tetor 2021, 16:44, Politikë CNA
Anëtari i Këshillit Kombëtar thirrje Berishës/

Paulin Marku, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, nga Foltorja që po zhvillohet në Lezhë i ka bërë thirrje liderit historik të shqiptarëve, ish-kryeministrit Sali Berisha, që të bashkojë demokratët në gjirin e tij.

Teksa tregoi historinë politike të tij para demokratëve lezhianë, ai shtoi se salla është e mbushur plot me kryetarë komunash që kanë punuar me ndershmëri dhe tashmë ka ardhur koha që atyre t?u rikthehen shpresat.

?Kam kandiduar në 2013, kreu i PD Lezhë për 4 vite, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar. Në këtë sallë, ish deputetët, kryetarë e sekretarë të grupeve e  seksioneve kanë organizuar evenimente të rëndësishme. Unë kam qenë protestues, i arrestuar për misionin opozitar. Në këtë sallë nuk ka llum, por drejtues të PD. Në këtë sallë ka kryetar komunash që kanë punuar me ndershëmri. Të gjithë e dinë se 2005 ishte një fitore historike për çdo qytetar të ndershëm. Rrugë, asfalte, kopshte çerdhe. Këto janë realitete që i prekëm.

Doktor, shumë mirë bën që po i ngre shpresat e demokratëve. Si të majtë e të djathtë po vuajnë një krizë të madhe. Të gjithë jemi më keq se në 2013. Mandati 2005-2009 është medalje ari, 2009-2013 nuk i them dot medalje ari, por më e mirë se këto tetë vite.  Cili është mesazhi juaj për Beslidhjen e PD? Degët nuk kanë asnjë fond nga PD qëndrore. Cili është mendimi juaj për këtë? PD ka pasur fraksione. Doktor bashkoi demokratët në gjirin tënd?, tha anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Paulin Marku./CNA.al

Lajmet e fundit nga