LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzimi me tenderin 7 milion lekë/ Zbardhen emrat e zyrtarëve të arrestuar në Durrës

29 Tetor 2021, 06:56, Aktualitet CNA
Abuzimi me tenderin 7 milion lekë/ Zbardhen emrat e zyrtarëve të

Abuzimin me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë e Durrësit, ka çuar në pranga disa zyrtarë të kësaj bashkie dhe zyrtarë të dy kompanive private.

Deri më tani nga Policia janë arrestuar 9 veta.

Adriatik Velaj, Artan Taho dhe Muhamet Likazhiu në cilësinë e  anëtarëve të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, parashikuar nga neni 248 i K.Penal

Adriatik Velaj është Drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës

Patriot Beqaraj,  Gjergj Markola e  Indrit Matmuja, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të ?Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike? kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit Albion Bushi, administratori i  R&R GROUP. E.R., Lulzime Rami,  dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi ? R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  ?Falsifikimit të dokumentave? në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi i dytë i K.Penal, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi./CNA.al

Nuk ndalet SPAK/ Prangos 6 zyrtarë të Bashkisë së Durrësit

Lajmet e fundit nga