LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trekëndëshi i Bermudës/ Artan Hoxha këshillon Bashën: Ç’bën kështu o trim, merri një e nga një

28 Tetor 2021, 12:16, Aktualitet CNA
Trekëndëshi i Bermudës/ Artan Hoxha këshillon Bashën:

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha me deklaratat e tij ditën e sotme në Kuvend.

Basha u shpreh se trekëndëshit të Bermudës, duke iu referuar kështu, Ramës, Berishës dhe Metës, i ka ardhur fundi.

Gjithashtu Basha ‘siguroi’ Ramën se përballë do të ketë atë dhe jo Berishën, pasi ishte ai që e mundi në vitin 2011.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxha e ironizon duke e këshilluar të merret me ta një e nga një.

?Më në fund, më duket se lufta filloi!!!

Po po, gjylja e madhe plasi?.

Lulzim Basha kërcënon trekëndëshin e Bermudëve, Berisha-Meta-Rama dhe i paralajmëron, se koha e tyre ka marrë fund?

Basha:?Shko dhe ti në foltore zotëri ose fillo foltoren tënde, bëni trekëndeshin e Bermudës dhe qani hallet bashkë të tre nëse i keni të njëtat..

Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Berishës dhe as të Metës.

Mua do më kesh përballë jo Sali Berishën, unë që të munda në 2011 dhe ta mbusha gropën e Hajdin Sejdisë??..

Uuuuaaaaaaaaauuuuuu?..

Po ç?bën kështu o Luli?! Po çfarë bën kështu o trim?!

Më mirë ndeshu një nga një, se me të tre bashkë ?dihet si merr muhabeti.

Rilindas, foltorist, popull i 2 marsit, gjeni vrimë e futuni

Po e dëgjon o Elvi Fundo???!!!?, shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga