LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajtimi i pacientëve me Molnupiravir/ Rezultate mbresëlënëse në luftën kundër Covid-19

28 Tetor 2021, 14:02, Lifestyle CNA
Trajtimi i pacientëve me Molnupiravir/ Rezultate

Në luftën kundër Covid-19, vaksinat mbërritën para trajtimeve. Edhe pse vaksinat janë të nevojshme në luftën kundër pandemisë, ato nuk janë 100% efektive. Përveç kësaj, disa njerëz kanë kundërindikacione ndaj vaksinimit. Prandaj, zhvillimi i trajtimeve kundër sëmundjes është më aktual se kurrë.

Një artikull i botuar më 1 tetor në revistën prestigjioze Science zbulon rezultatet shumë interesante të marra me molnupiravir. Është një trajtim oral që mund të administrohet në kushte shtepie. Deri më tani, të vetmet terapi që janë dëshmuar efektive kundër SARS-CoV-2 kanë qenë ilaçet me injeksion, të disponueshme vetëm në spitale.

Molnupiravir është i njohur për gati 40 vjet! Fillimisht i krijuar për të trajtuar gripin dhe hepatitin C, ai nuk u lëshua kurrë në treg. Kjo molekulë po zhvillohet aktualisht nga laboratorët Merck & Co.

Pritej që 1550 pacientë të përfshiheshin në provë. Rezultatet e ndërmjetme duke qenë spektakolare, bene te ndërpritej prova për pacientin e 775-të! Molekula është testuar në pacientë që nuk janë shtruar në spital dhe që kanë të paktën një faktor rreziku për zhvillimin e një forme të rëndë të sëmundjes. Ky medikament është veçanërisht efektiv kur administrohet në fazën fillestare. Në pesë ditët e para të sëmundjes, ul rrezikun e shtrimit në spital me 50%, pavarësisht variantit! Më saktësisht, shkalla e shtrimit në spital ishte 7.3% në grupin e trajtuar kundrejt 14.1% në grupin e kontrollit. Nuk kishte asnjë vdekje në grupin e trajtuar kundrejt tetë vdekjeve në grupin e kontrollit.

Përballë këtyre rezultateve inkurajuese, një test i dytë është duke u zhvilluar. Kjo është për të përcaktuar nëse administrimi i molnupiravir menjëherë pas kontaktit me një person të infektuar mund të parandalojë kontaminimin.

Kërkesat për autorizim marketingu iu bënë Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara më 11 tetor dhe Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) më 25 tetor.

Molnupiravir përfaqëson shpresën në luftën kundër Covid-19. Nëse molekula miratohet, ajo do të përfaqësojë trajtimin e parë kundër sëmundjes, nga goja, me administrim në shtepi!

 

Lajmet e fundit nga