Connect with Us

Rama i propozon tjetër marrëveshje Bashës/ Zbulon edhe pazarin e këmbimit

Politikë

Rama i propozon tjetër marrëveshje Bashës/ Zbulon edhe pazarin e këmbimit

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Nga Kuvendi kryeministri Edi Rama i ka ofruar një tjetër marrëveshje Bashës.

Dhe në këmbim do ta shpëtojë nga Vettingu.

Ndër të tjera Rama i ka sugjeruar Lulzim Bashës që të rilindë si dhe të flas me fakte.

Duke i dhënë mesazhin e duhur, se po ta dëgjojë sugjerimin e tij, do ta shpëtojë nha Vettingu.

Ti duhet të Rilindësh. Na dëgjo. Flit me fakte. Nëse hyj në garë unë me Ferdinandin kush ka më shumë kritika për Durrësin, e fitoj garën. I referohem fakteve. Kjo është opozita. Si do i bënit ju këto? Nëse më thua që plehrat do i lënë rrugëve nuk jam dakord me ty.

 Nuk është kjo alternativa. As të përdoresh burime pa i lexuar. FMN nuk i raporton vdekjet. Mblidh burimet. Shtrëngohu. Unë e kuptoj se ku e ke hallin për Vettingun”, është shprehur Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Open Balkan/ Edita Tahiri: Rama po ndihmon për krijimin e Serbisë së Madhe

Publikuar

-

Nga

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe me iniciativën e Ballkanit të Hapur. Në studion e “Debati me Alba Alishani” në A2 CNN, ajo pati kritika pati edhe për BE që nuk po përshpejton integrimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa zgjidhjen e sheh te SHBA, pasi Kosova dhe Shqipëria nuk mund t’ i përballojnë të vetme presionet. Sipas saj duhen konsulta strategjike gjithë shqiptare që të mos lejohen gabimet që po bën Shqipëria zyrtare në këto kohë.

Për Tahirin Ballkani i hapur është për hegjemoninë serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë, e cila sipas saj po mbështet Serbinë edhe për destabilizimin e Bosnjës, ku tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve.

Prej dy vjetësh kjo iniciativë po ecën në mënyrë të reduktuar dhe me shumë kundërshti. Dhe sot nuk ka pasur gjëra të reja përveç vlerave të Ballkanit përmes nismave të reja rajonale që janë nën ombrellën e BE. Ballkanin e hapur e shoh si një përpjekje për të krijuar një Neo Jugosllavi, por po shoh që Ballkani i hapur duhet të ndërrojë emrin dhe të jetë Ballkani i hapur për hegjemoni serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë. Ky takim i treshes për t’ i krijuar idenë që janë bashkëpunues  dhe brengosen për rajonin. Serbia nga ana tjetër e mbështetur nga Rusia po destabilizon Bosnjën, tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve”, tha Tahiri.

LEXO EDHE:  Moti i keq dhe përmbytjet/ Rama tregon zonat më problematike

LEXO EDHE:  “Game Over”/ Kolaudimi i makinave, Rama jep njoftimin e rëndësishëm



Tahiri thotë se nisma e Ballkanit të hapur do të dështojë dhe paralajmëroi se Rama dhe Vuçiç do të mbajnë përgjegjësi për të këqijat që e presin Ballkanin.

Pak më herët vendosi ushtrinë pranë kufi me Kosovën dhe habitem që Rama shkon në Beograd pa i thënë Serbisë largo ushtrinë nga kufiri me Kosovën. Ballkani hapur jo vetëm do të dështojë, por po i shërben Serbisë për të krijuar për Serbinë e Madhe dhe do të jenë përgjegjësi për të këqijat që  e presin Ballkanin. Është rikthyer retorika e Milosheviçit që të gjithë serbët të jenë nën një shtet dhe të mbrohen dhe këto skenarë po lejohen”, tha ajo.

Shpresën për të ndaluar Serbinë dhe Rusinë në Ballkan, Tahiri e shikon te SHBA, pasi BE thekson ajo nuk ka strategji të shpejtë për integrimin e vendeve të Ballkanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti i Bashës e pranon: Premtova vizë, pasaportën ma humbën shokët

Publikuar

-

Nga

Analisti i Lulzim Bashës, njëherësh anëtari i kryesisë së PD-së Fitim Zekthi, është strukur nën petkun e Rilindjes dhe Mero Bazes, të cilët kanë marrë përsipër të mbrojnë të akuzuarin për mashtrim, përkundër fakteve, përkundër dokumentave, dosjes hetimore që ndodhet në organin e akuzës dhe në Gjykatë.

Koha kalon, por dosja mbetet aty, dosja është aty dhe ne do ta sjellim ditë pas dite me data dhe vite,  pavarësisht se Fitim Zekthi gjen kurajon sërish që të gënjejë.

Ashtu siç ka gënjyer edhe në formularin e dekriminalizimit .

“Bëhet fjalë për një gjyq para 20 viteve në mungesë. Gjatë fushatës se vitit 2001, kur Çim Peka punonte me mua dhe ishte në fushatë, dikush i kërkoi drejtuesve të fushatës tonë (nuk po jap emra) një vizë. Drejtuesit e fushatës tonë i thanë dikujt në Tiranë. Unë i dërgova pasaportën të cilën ata e humbën”, deklaron së fundmi Zekthi.

Gënjeshtrat e radhës të Zekthit

Zekthi thotë se bëhet fjalë për një gjyq që ka ndodhur para 20 vitesh.

Së pari, nuk ka qenë para 20 vitesh por në vitin 2003 si kallëzimi penal ashtu edhe procedimi në Prokurori dhe më pas në Gjykatë.

Pra, nuk ka një vendim gjykate të para 20 viteve, por nw vitin 2003,  kur është kallëzuar për mashtrim nga kushërira e tij se i  ka marrë 2 milionë lekë për nxjerrjen e një vize turistike dhe është zhdukur pa adresë, duke mos i kthyer më as paratë dhe as dokumentin e identifikimit, që është një pasaportë.

Së dyti, Fitim Zekthi pranon që ka marrë pasaportën dhe është humbur, por justifikohet se ia  kanë humbur të tjerët.

Një fakt që tregon të vërtetën e raportuar në CNA.al se ia ka marrë kushërirës së tij dokumentin e identifikimit bashkë me paratë, gjë që se mohon.

Pra, fakti që ka marrë pasaportën ekziston.  Faktin që ka marrë dhe paratë se mohon, por kapet pas gjyqit, pasi është gjykuar në mungesë.

Gjykuar në mungesë ose jo, Fitim Zekthi është dënuar për mashtrim, në të gjitha shkallës e gjyqësorit.

LEXO EDHE:  “Game Over”/ Kolaudimi i makinave, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Ben Blushit/ Rama: Politika nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe, por...

Gjykata e Apelit, një vendim të cilin do të sjellim ditët në vijim e ka rrëzuar kërkesën e Zekthit për të shuar dënimin.

Zekthi, gënjen kur  thotë se është aministuar, por i referohet, si akuzë e vjetër.

Mashtrimi ka ndodhur, paratë janë marrë bashkë me pasaportë dhe vizë nuk është nxjerrë.



Pra, faktet janë.

Nuk është akuzë, por fakt skandaloz sesi një person, i cili merr para nga të afermit dhe i mashtron për viza dhe më pas kallëzohet në polici, ështe person publik dhe madje bën edhe si demokrat i ndershëm.

Absurditeti nuk mbaron këtu.

Nga njëra anë, Zekthi pranon dënimin, nga ana tjetër thotë kam dalë i pafajshëm nga amnistia.

Askund në asnjë vend të botës, përveçse në Afrikë, një i dënuar si mashtrues, që u merr para të afërmëve me anë të mashtrimit nuk do guxonte të dilte në publik e jo më të ishte në kryesinë e një prej forcave kryesore politike.

Sepse me justifikimin e tij Fitim Zekthi, pranon që ka marrë pasaportën dhe nuk mohon dënimin, gjithashtu nuk thotë asnjë fjalë për paratë.

Në fakt prokurorët janë treguar dashamirës sepse me atë proces mund të kishte dhe akuzë për trafikim, pasi trafikantët, nuk bëjnë asgjë më shume  se sa marrin para të afërmëve, qytetarëve, kujtdo,  u nxjerrin viza e më pas i çojnë në perëndim apo gjetkë.

Fakti, se ka thënë që “jam dënuar si mashtrues e nxjerr të pafajshëm, apo mjafton të mashtrosh dhe ta deklarosh më pas dhe je njeriu i duhur për kryesinë e PD-së?/ CNA.al

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Xhafaj: Basha të kërkoj falje publike, Meta të dekretoj zgjedhjet e pjesshme

Publikuar

-

Nga

Gjykata Kushtetuese vulosi sot 30 qershorin, duke hedhur poshtë padinë e Shoqatës së Bashkive.

Në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve ‘Ora 19:00’ me Juli Krisafin në Syri Tv, deputeti i PS, Fatmir Xhafaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të shërbejë si një moment reflektimi.

Ai i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të kërkojë falje publikisht.

Ndërsa presidentit Meta, Xhafaj i bëri thirrje që të dekretojë datën për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë ku aktualisht nuk kanë kryetar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndetshme Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit. Është konfirmim i qëndrimit të PS për këtë proces. Nga ana tjetër është një ndëshkim publik dhe moral për të gjithë ata që e bojkotuan. Bojkoti është një akt i papranueshëm për demokracinë dhe shtetin e të drejtës.



LEXO EDHE:  Mbledhja e Bashës me aleatët/ Merret vendimi për ftesën e Ramës

LEXO EDHE:  Strukturat e braktisin, nuk i binden/ Zbulohet loja e Bashës me bazën

Është moment reflektimi për ata që iniciuan këtë akt të rëndë anti-kushtetues.

Lulzim basha ka detyrimin moral ndaj qytetarëve të këtij vendi, anëtarëve të PD, që të dalë dhe të kërkojë një ndjesë publike.

Presidenti duhet të shpallë urgjentisht datën e zgjedhjeve për 6 bashki të vendit ku nuk janë në ushtrimin e detyrës kryetarët.

Ky vendim është moment reflektimi për të gjitha palët e përfshira në këtë proces“, u shpreh Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE