LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-Berisha-Meta, trekëndëshi i Bermudës/ Paloka kundër Bashës: Gabimi më i madh politik e njerëzor

28 Tetor 2021, 14:59, Politikë CNA
Rama-Berisha-Meta, trekëndëshi i Bermudës/ Paloka kundër

Pas deklaratës së Lulzim Bashës nga foltorja e Kuvendit, ku i cilësoi kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe Sali Berishën si trekëndëshi i Bermudës, ka ardhur reagimi i ashpër nga Edi Paloka.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Paloka e ka quajtur këtë deklaratë të Bashës gabimin më të madh politik dhe njerëzor, duke vendosur në shenjë barazimi Sali Berishën dhe Edi Ramën.

Paloka i kërkoi Bashës që në petkun e kryetarit të PD-së nuk mund të bëjë këtë krahasim.

?Ky eshte gabim i madh zoti Basha ! Gabim i madh politike e njerezor ! Sado mllef te te jete mbledhur keto kohe nga nje situate qe ne fakt vete e krijove, nuk mund ti lejosh vetes te vendosesh kurre e ne asnje rrethane , shenje barazimi mes Sali Berishes dhe Edvin Rames ! Te pakten jo duke perfaqesuar demokratet?, shkroi Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga