LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mosmarrëveshja detare/ Autoritetet franceze ndalojnë peshkarexhën britanike në La Mansh

28 Tetor 2021, 15:18, Kosova & Bota CNA
Mosmarrëveshja detare/ Autoritetet franceze ndalojnë peshkarexhën

Franca ka ndaluar mbrëmjen e së enjtes një anije peshkimi angleze, e cila akuzohet për shkelje të ujërave territoriale pranë portit të Le Havres, në bregun e La Manshit.

Bëhet fjalë për një përshkallëzim të papritur të mosmarrëveshjes për të drejtat e peshkimit, që prej muajsh ka përplasur qeverinë franceze dhe atë britanike: pas Brexit, peshkatarët francezë duhet të marrin një leje për të operuar në ujërat britanike, veçanërisht ato përreth Ishujve të Kanalit përballë brigjeve franceze. Por Parisi ankohet se britanikët po japin licenca të kufizuara, duke vënë në rrezik industrinë franceze të peshkimit.

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel tha se ndalimi i peshkarexhës britanikë nga ana e autoriteteve franceze ishte një veprim zhgënjyes dhe se Londra i kishte përmbushur detyrimet e saj siç parashikohej në Ligjin Për Tregti.

?Mbi atë që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, mendoj se është e rëndësishme të themi se është zhgënjyese dhe se ne si shtet i kemi përmbushur të gjitha detyrimet që parashikon ligji tregtar, por në të njëjtën kohë do të vazhdojnë bisedimet me Francën, në nivel komisionesh por edhe në nivel administrate?, tha Priti Patel, Ministre E Brendshme Në Britaninë E Madhe

Nëse deri më 2 nëntor, nuk merr mjaftueshëm leje, qeveria franceze tha se do të vendosë kontrolle shtesë doganore për mallrat britanike./euronews

Lajmet e fundit nga