LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merrte para në këmbim të notës/ SPAK kërkon 3 vite burg për pedagogun dhe aktivistin e LSI në Korçë

28 Tetor 2021, 16:10, Aktualitet CNA
Merrte para në këmbim të notës/ SPAK kërkon 3 vite burg

Prokuroria Speciale SPAK, ka mbyllur hetimet në lidhje me petagogun i cili u akuzua për korrupsion. Spak ka kërkuar 3 vite burg për Alket Dinon, pedagogun e Universiteit ?Fan Noli? të Korçës.

Kujtojmë se Dino u arrestua në shtator 2020 pasi u merrte para studentëve për t?i kaluar në provime.

Pedagogu i arrestuar së bashku me sekserin e tij u akuzuan për veprën penale të korrupsionit.

Ai u arrestua së bashku me sekserin, Xhevi Dervishi në afërsi të Fakultetit me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kishin përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët të vilët rezultonin ngelës në provime.

SPAK kishte regjistruar procedim penal për Alket Dinon dhe sekserin e tij dhe mbrëmjen e 28 shtatorit 2020 i arrestoi të dy në kushtet e flagrancës. Edhe Gjykata e Posaçme në masën paraprake të sigurisë, i la ata në burg.

Ndërkohë, burime për CNA.al bëjnë të ditur se veç punës si pegagog në Fakultetin e Shkencave Sociale, Dino ka qenë edhe një nga aktivistët kryesorë të degës lokale të LSI./ CNA.al

Lajmet e fundit nga