LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Helmimi në Krujë “zbret” në Kuvend/ "Zgjohet" opozita

28 Tetor 2021, 08:18, Politikë CNA
Helmimi në Krujë “zbret” në Kuvend/

Në seancën e ditës së sotme parlamentare është kërkuar ndryshimi i rendit të ditës nga opozita për shkak të ngjarjes në qytetin e Krujës.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj ka propozuar të ndryshohet rendi i ditës duke parë shqetësimin e banorëve të Krujës për situatën në të cilën ndodhen prej ditësh.

Ndërkohë është vendosur të vazhdohet me rendin e ditës, ku kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se duhet të presin për këtë çështje.

?Unë përsëri propozoj që të hedhim në votë dhe të ndryshojmë rendin e ditës për këtë ngjarje që është shumë shqetësuese? është shprehur Rushaj.

Ndërsa Balla është shprehur se autoritet dhe Prokuroria po bëjën hetime rreth kësaj ngjarje, e icla sipas tij nuk duhet të politizohet.

Nuk ka akt, as një projektligj, as interpelancë, asnjë instrument parlamentare, që Parlamenti sipas oreksit tuaj të kthehet në një instrument diskutimi. Keni një interpelancë me shumë rëndësi dhe dua t?iu shpreh gatishmërinë tonë që interpelancat do të mbahen në çdo rast. Të ftojmë zv.kryeministrin të mbajë interpelancën.

Kështu që ju kërkoj që çështjet që diskuton Kuvendi nuk janë debate kafenesh, por janë debate mbi projektligje, projektvendime, apo mbi formën e interpelancës. Ju lutem, nuk duhet politizuar ajo ngjarje. Le të presim institucionet të bëjnë detyrën dhe në seancën e radhës mund të kërkoni interpelancë me ministren e Shëndetësisë, apo me atë të Transportit.

Nuk kemi çfarë votojmë. Nëse duam të votojmë diçka që nuk ekziston, le ta votojmë, por besoj se nuk ka vend. Propozoj të vazhdojmë me rendin e ditës“, ka thënë Balla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga