Fshehu llogaritë bankare, makinën dhe pasuri të tjera / Shkarkohet gjyqtarja Klorinda Çela

28 Tetor 2021, 08:26, Vetingu CNA
Fshehu llogaritë bankare, makinën dhe pasuri të tjera /

Gjyqtarja e Tiranës Klorinda Çela është shkarkuar sot nga detyra, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtarja nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të Vettingut.

KPK ka konstatuar se Çela ka fshehur pasurinë.

Për pasurinë gjyqtarja është hetuar edhe më herët nga ILDKPKI-së.

Me 24 Mars 2014 ILDKPKI ka kallëzuar penalisht gjyqtaren Çela, për fshehje të pasurisë.

Nga analiza e të gjithë dokumentacionit të administruar nga  ILDKPKI, lidhur me deklarimin e interesave private të subjektit Klorinda Çela dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar gjyqtarja ka deklaruar në mënyrë të rreme disa pasuri, që po i radhisim më poshtë.

Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e një apartamenti.

Mungesa e burimit të krijimit të depozitës në Tirana Bank përdorur për blerjen e një apartamenti.

Deklarim i rremë për huamarrjen nga shtetasi A.Ç. për blerjen e një apartamenti në Rr.?Don Bosco?.

Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 Euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 ? 2011 nga shtetasi A.M.

Fshehje e shumës së derdhur në katër transaksione në llogarinë në RFZ Bank, nga burime të dyshimta.

Fshehja e blerjes së automjetit tip Benz.

Fshehje e gjendjeve të mbetura në llogarinë e RFZ Bank.

Fshehje e gjendjeve të mbetura në llogarinë rrjedhëse në Union Bank.

Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare ? Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis Çelës dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.

Mosparaqitja e dokumentave provues të kërkuara nga ILDKPKI

Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme.

Edhe në shqyrtimin e pasurisë së bashkëshortit të znj. Çela, z.Ken Dhima, gjithashtu gjykatës, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka gjetur fshehje dhe deklarime të rreme. 150 mijë euro ka fshehur vetëm në një kontratë dyqani. Disa nga pikat e renditura për këtë gjykatës janë:

Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e një apartamenti

Mungesa e burimit të krijimit të depozitës përdorur për blerjen e një apartamenti.

Deklarim i rremë për huamarrje nga shtetasi A.Ç.

Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 ? 2011 nga shtetasi me inicialet A.M.

Fshehja e kontratës së porosisë të lidhur midis shoqërisë së ndërtimit, porositësit A.Ç. dhe garantuesit Ken Dhima. Në këtë kontratë është porositur ndërtimi i një dyqani në Rr.?Don Bosko?, me sip.124 m2 me vlerë 150.000 euro.

Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare.

Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis tij dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.

Mosparaqitja e dokumentave justifikues të kërkuara nga ILDKPKI.

Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme.

Por gjyqtarja Klorinda Çela , pavarësosht këtij kallëzimi vijoi në sistemin e drejtësisë, për t;u shkarkuar pas hetimeve Vetting./CNA.al

Lajmet e fundit nga