Connect with Us

“Drejtësia qorre njohu vërtetësinë e CNA.al”/ Gazetari: Sandër Lleshaj iku me vulë turpi

Aktualitet

“Drejtësia qorre njohu vërtetësinë e CNA.al”/ Gazetari: Sandër Lleshaj iku me vulë turpi

Publikuar

-

/

Pas një viti e gjysmë ka përfunduar përballja gjyqësore mes City Neës Albania dhe ish-Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku ky i fundit u shpall fajtor.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar gazetari Bledian Koka, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se drejtësia qorre njohu më në fund vërtetësinë e denoncimeve të CNA.al, ndërsa shtoi se pas shkarkimit si ministër, Sandër Lleshaj mori edhe një vulë turpi me vete.

Kur bie nga fiku ka drejtesi!

Gjykata e dha sot te drejte CNA.al ne denoncimin e faktit qe ne kohen kur ne Shqiperi shteti nuk kishte maska per ti dhene mjekeve, disbursontr 60 mije euro per nje BMË qe te shetiste prapanica e Llesh Kimikut. Pas nje beteje ligjore, ish-kapteri i Rames i shkarkuar mori edhe nje vule turpi ne ikjen e tij pa lavdi nga nga zyrat e shtetit. Ajo qe pasi bleu me parate shqiptareve gazlotsjelles serb per te helmuar demokratet, po i njejti ne katileri totale kerkoi edhe 60 mije euro per nje BMË ne mesin e pandemise. Drejtesia qorre e pa me ne fund shkeljen dhe njohu vertetesine e denoncimit te CNA.al, ndersa maqina e turpit eshte akoma ndersa shtetit serish te ndenjurat e nje sherbetori te Edi Rames ne krye te Rendit…

p.s…rrofte e verteta!”, shkruan Koka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ambasadat shqiptare në 5 shtete ”mbyllin” dyert/ Zbardhen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dinë qytetarët që shkojnë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

LEXO EDHE:  Basha: Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën e as për mua

LEXO EDHE:  Epokat Akullnajore/ Çfarë e shkakton ngrirjen e Tokës çdo disa miliona vjet?

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617



Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  “Meta komandant i LSI”/ Luan Rama nuk i kursehet kryeministrit: Nuk e fsheh dot injorancën ligjore dhe kushtetuese

LEXO EDHE:  Basha: Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën e as për mua

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE