LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diskutimet Rama-Basha në Kuvend/ Shehi zbulon kërkesën për Lindita Nikollën

28 Tetor 2021, 18:58, Politikë CNA
Diskutimet Rama-Basha në Kuvend/ Shehi zbulon kërkesën për

Kreu i LZHK Dashamir Shehu ka reaguar ashpër pas replikave në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha.

Në një intervistë për emisionin ?Të vaksinuarit? në Fax Neës me moderatorin Aulon Kalaja, Shehi ka shprehur rezerva për kohën që iu dha në dispozicion Ramës dhe Bashës, duke zbuluar edhe kërkesën që i bëri kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

?Kjo histori po vjen vërdallë prej 8 vitesh. Kjo nuk është korrekte. Flet njëri dy orë pastaj tjetri dy orë. Nuk mund të zhvillohet vetëm me dy vetë. Zoti Rama dhe Zoti Basha, apo z.Berisha kur ishte, nuk mund të vazhdojnë të flasin pafundësisht. Nuk janë vetëm këta në Shqipëri. Kryeministri ka të gjithë mediat e Shqipërisë. Nuk kanë nevojë të pushtojnë foltoren e parlamentit as Rama as Basha,. Po i heqin kohën njerëzve të vet. Kryeministri është ai që është. Ata rrinë aty si guakë dëgjojnë të gjitha llojet e muhabeteve. I kërkova sot kryetares që të vërë disa rregulla minimale. Një orë është e mjaftueshme por jo dy orë, 3 orë?, tha Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga