Dhunoi qytetarin/ SHÇBA merr vendimin për policin në Lushnje

28 Tetor 2021, 16:21, Aktualitet CNA
Dhunoi qytetarin/ SHÇBA merr vendimin për policin në Lushnje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar një punonjës policie në Lushnjë, i cili u denoncua nga një qytetar se kishte ushtruar dhunë.

Përmes një njoftimi, SHÇBA bën me dije se shtetasi me inicialet A.H. dhunuar nga punonjës policie në vendin e quajtur ?Rotondo e Savrës?, Lushnje.

SHÇBA shprehet se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit

Lushnje – Pezullohet punonjësi i Policisë për veprime arbitrare

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, më datë 28.10.2021 ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal ?Detyrim për t?u paraqitur në policinë gjyqësore? dhe ?Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik? ndaj punonjësit të policisë në Komisariatin e Policisë Lushnje, Inspektor B.SH.

Hetimi në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale ?Kryerje e veprimeve arbitrare?, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, pas ankesës së shtetasit A.H., i cili ka deklaruar se është dhunuar nga punonjës policie në vendin e quajtur ?Rotondo e Savrës?, Lushnje.

Hetimet po vijojnë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90“, thuhet në njoftim./CNA.al

Lajmet e fundit nga