LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA.al fiton gjyqin me Lleshaj/ Gazetari Habjon Hasani: Sot qenka dita e të vërtetës

28 Tetor 2021, 12:04, Aktualitet CNA
CNA.al fiton gjyqin me Lleshaj/ Gazetari Habjon Hasani: Sot qenka dita e të

Pas një viti e gjysmë ka përfunduar përballja gjyqësore mes City News Albania dhe ish-Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjyqtarja Migena Laskaj, pas fakteve të paraqitura nga avokati Saimir Visha ka vendosur të shpallë të pafajshme City News Albania dhe tashmë skandali i blerjes së makinës lukzose nga ish- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është i provuar edhe në Gjykatë.

Pas lajmit, përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari Habjon Hasani ka reaguar duke shkruar se sot qenka dita e automjeteve dhe të vërtetës.

?Sot Elvi Fundo i CNA fitoi gjyqin me ish-ministrin e Brendshëm Lleshaj, për çështjen e automjetit të Lleshajt, BMW-se.

Ndërkohë që po sot, Partia Demokratike vërtetoi 17 udhëtime me automjet (e avione) mes Damian Gjiknurit, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Qenka dita e automjeteve dhe të vërtetës ??, shkruan Habjon Hasani./ CNA.al

Ish-Ministri i Ramës humb gjyqin me CNA.al

CNA.al mposht ish-ministrin e Ramës/ “Kapteri” bie me gjykatë

Lajmet e fundit nga