Connect with Us

‘Biznesmeni rruajti lekët e shalqirit’/ Korreshi me çizme dhuratë në Kuvend për ministren e Bujqësisë

Politikë

‘Biznesmeni rruajti lekët e shalqirit’/ Korreshi me çizme dhuratë në Kuvend për ministren e Bujqësisë

Publikuar

-

/

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka vijuar të ngrejë shqetësime për zonën e tij në foltoren e Kuvendit.

Korreshi tha se banorët i kishin ofruar një palë çizme dhuratë për ministren e Bujqësisë, por garda nuk ia lejoi t’i fuste në sallë.

“Kisha edhe një shqetësim tjetër me bujqësinë. Disa fermerë më kanë ngritur disa probleme. Më kishin bërë dhuratë për ministren një palë çizme, por garda s’më lejoi. Në rast se të bie rruga ka dy probleme, e gjithë zona aty kanë të njëjtin problem, në vlerësimin e situatës për domaten “ozgan f1”. Sipas ministrisë ka defekte në teknologji keni thënë, ky konkluzion nuk qëndron. Në të njëjtën serë janë mbjellë dy hibride dhe vetëm ozgan f1 nuk ka prodhim. Hormoni deformon frutin, por jo të mos japë prodhim. E mira është të verifikohej fara” tha ai.

LEXO EDHE:  Garda dhe RENEA po mbrojnë Bashën?/ Rama: E kanë futur PD në inceneratorin e marrëzisë

Më tej, Korreshi u ndal tek një biznesmen, që sipas tij ka mashtruar qytetarët e Lushnjes për shitjen e shalqirit.

“Rasti tjetër me një skemë piramidë të një sipërmarrësi, i cili ka gënjyer të gjithë feremerët. Ka marrë një fond nga ministria për të bërë një magazinë për grumbullimin e perimeve. Në dijeninë time siç thonë fermerët nuk nuk është realizuar, por lekët janë rruajtur, si gjithmonë. Tani, ky zotëria farën ua serviriri, lekët i mori, u lidh edhe kontratat pa noter se shalqirin do ua merrte. Bëri dhe panair shalqiri në Lushnje, në fund opinga se i gjithë ngeli në arë. Ministrja është e mirë të vijë,” -u shpreh Korreshi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha pritet me protesta në njësinë 7/ Nuk pranon në takim asnjë demokrat

Publikuar

-

Nga

Me dhjetëra demokratë kanë pritur  me protesta kryetarin e shkarkuar të PD Lulzim Basha, teksa ky i fundit ishte duke hynë në një nga hotelet e kryeqytetit për të zhvilluar një takim.

Lulzim Basha me njerëzit e tij ka refezuar themeluesin e PD-së në njësinë nr.7 Fatmir Merkoçi të jenë në këtë takim, gjë e cila ka sjellë edhe reagimin e tij publik.

LEXO EDHE:  “Ktheni sytë nga të përndjekurit”/ Deputeti-Qeverisë: Ndalni makinat e luksit

LEXO EDHE:  Video-Profecia e Berishës për Blushin/ Do hysh andej nga dole



Kur pengohem unë që jam themelues i PD-së, lëre më se çfarë i bëjnë njerëzve të thjeshtë.

Ne që nuk pranohemi në takim jemi dhe quhemi të përjashtuar, derisa nuk pranohemi në takim. Ky është Lulzim Basha i cili e tregoi vetë fytyrën e tij”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD dhe zgjedhjet e parakohshme/ Ironizon Patozi: Luli s’ka dhënë fjalën, bën sikur nuk e ka mendjen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar krizën në PD dhe vendimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të hyrë në zgjedhjet e parakohshme me kandidatët e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Patozi shkruan se Luli bën sikur nuk e ka mëndjen për zgjedhjet e sipas tij nuk e ka dhënë fjalën e fundit, nëse do hyjë apo do i bojkotojë ato si dy vite më parë.

TË NDARË JANË MË “TRIMA” DHE MË TË FORTË

Për të kuptuar se çfarë i kanë bërë Partisë Demokratike këta dy “legjendat”, që po kacafyten sot për logon, nuk ka nevojë për shumë histori dhe për shumë mend.



LEXO EDHE:  “Do i dal zot këtij populli”/ Deputeti i listës Basha tregon bisedën me ministren: Si nuk më tha njeri bravo   

LEXO EDHE:  Blushi “shpërthen” Kuvendin në të qeshura/Ja poezia për Ramën e deputetët e tij

Para dy vjetësh, kur ishin bashkë dhe ishte e sigurt që disa bashki mund t’i fitonin, këta nuk hynë fare në zgjedhje.

Tani që janë bërë kashtë e koqe, dhe i kanë shanset afër zeros, duan të hyjnë me të paktën dy kandidatë për çdo bashki (pa llogaritur preleminaret e “foltores”).

Gjithmonë në rast se pranon Luli, sepse ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, por po bën sikur nuk e ka mendjen, që po bie era zgjedhje, njësoj si Ilir Meta kur pyeste Celibashin se çfarë dinte për 6 bashkitë e mbetura prej gati dy vjetësh pa kryetar”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zero “roaming” në Ballkan/ Majlinda Bregu ndan lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka dhënë një lajm të mirë.

Ajo e konsideroi ecurinë e nismës “Fol si n’shpi”, si një histori suksesi ku ndau edhe shifrat e trafikut të telefonisë celulare dhe internetit.

POSTIMI I BREGUT

Ja ta fillojmë vitin mbarë me një lajm të mirë që mund skepticizmin e gjithkujt që e ka të vështir? të besojë tek bashkëpunimi!

Sot, sa për një dozë të shëndetshme realiteti, me kënaqësi ju them se nga data 1 korrik 2021 kur #folsinshpi ose #roamlikeathome,  ka hyrë në fuqi si regjim me tarifa zero në të gjithë rajonin, sot kemi:

LEXO EDHE:  “Do i dal zot këtij populli”/ Deputeti i listës Basha tregon bisedën me ministren: Si nuk më tha njeri bravo   

LEXO EDHE:  “Ktheni sytë nga të përndjekurit”/ Deputeti-Qeverisë: Ndalni makinat e luksit



Maksimalisht 500 dhe minimalisht 305 % e rritje të trafikut të telefonisë celulare dhe internetit

Shqipëria ???????? vetëm në tremujorin e fundit të 2021 ka shënuar një rritje prej 400 % numrit të përdoruesve në roaming.

Përndryshe, një shërbim mëse i mirëpritur  nga qytetarët e #ballkanitperendimor, më shumë komunikim e lehtësi për biznesin e të rinjtë.

Dhe, për  më shumë, përveç krenarisë që kemi koordinuar një punë kolosale  mes të gjithë vendeve të Rajonit, na ndiqni në ditët në vijim…

 

LEXO TE PLOTE