LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teuta me hap kampioni, ka më shumë pikë se sezonin e shkuar

27 Tetor 2021, 07:00, Sport CNA
Teuta me hap kampioni, ka më shumë pikë se sezonin e shkuar

Teuta e këtij sezoni i ka statistikat më të mira krahasuar me gjashtë javët e para të sezonit të fundit që u kurorëzuan me titullin kampion për durrsakët, trofe i cili mungonte prej 27 vitesh për ?djemtë e detit?.

Aktualisht, të besuarit e trajnerit Edi Martini kanë grumbulluar 11 pikë ose, thënë ndryshe, tri më shumë se vitin e shkuar. Vjet në këtë fazë të kampionatit Teuta nuk njihte humbje, por ndonëse aktualisht e kanë pësuar një të tillë, sërish pikët janë më të shumta. Vjet në 6 javë durrsakët kishin 1 fitore dhe 5 barazime, 8 pikë, me golavarazh 3-2 dhe mbanin vendin e pestë në renditje.

Ndërsa në 6 javët e para të këtij edicioni skuadra e Martinit ka marrë 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, 11 pikë dhe me golavarazh 8-6, si dhe mbajnë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Pra, Teuta aktuale i ka parametrat më të lartë se në sezonin e fundit, ku u kurorëzua me titullin kampion.

Lajmet e fundit nga