Connect with Us

Taksimi për blerjet online/ Klodian Tomorri shtron tre pikat: Ja pse është e drejtë

Aktualitet

Taksimi për blerjet online/ Klodian Tomorri shtron tre pikat: Ja pse është e drejtë

Publikuar

-

Taksimi për blerjet online ka ndarë qytetarët në dy grupe: ata që e mbështesin këtë gjë dhe ata që janë kundër taksave.

Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në rrjetin social ka deklaruar se Shqipëria nuk është vendi i vetëm në rajo që taksohet për blerjet online, ndërsa shton se të njëjtën politikë ndjek edhe Mali i Zi, Maqedonia apo Serbia.

Tomorri gjithashtu shtron edhe tre pika pse taksimi për blerjet online është gjë e drejtë.

Postimi i plotë:

Te pavertetat e blerjeve online

Nuk eshte e vertete se Shqiperia eshte i vetmi vend ne rajon qe takson blerjet online. Te gjitha vendet e rajonit i taksojne blerjet online me tvsh.

Ne Maqedonine e Veriut, kufiri i blerjeve online qe perjashtohen nga TVSH eshte po 22 euro sa ne Shqiperi. Referenca gjendet edhe tek faqja zyrtare e doganave maqedonase. Ne Mal te Zi kufiri eshte zero. Pra nuk ka rendesi sa eshte vlera e mallit qe ti ke blere online, sa te vije posta do paguash 19 per qind tvsh. Edhe sikur cmimi te jete 1 euro do paguash tvsh-ne. Ne BE, kufiri po ashtu eshte zero. 

Ashtu sikurse te gjitha vendet vec tvsh-se zbatojne dhe takse doganore,  per mallrat qe vijne nga vendet jashte BE-se. Po, Serbia ka nje kufi me te larte te perjashtimit per blerjet online. E ka 50 euro. Por te gjithe i taksojne dhe te gjithe po shkojne drejt uljes apo heqjes totale te kufirit te pataksueshem. 

A duhen taksuar blerjet online? Qe c’ke me te. Nese ti i le te pataksuara ndodhin tre gjera.

Se pari, gerryhet baza e taksueshme, pra gerryhen te ardhurat publike. 

Se dyti, te lejosh blerjet online te pataksuara krijon nje sistem ku te pasurit vjedhin fukarenjte. Ata qe nuk kane para nuk dine te blejne online. Mendoni pak njerezit qe jetojne ne zonat e thella, apo moshat e avancuara se sa dine te blejne online. Shumica e tyre nuk kane akses fare ne internet. Rrjedhimisht ata do blejne ketu brenda me takse 20 per qind, cdo produkt. Ndersa te tjeret qe kane mundesi me shume do blejne pa taksa online.

Se treti, trajtimi fiskal i pabarabarte eshte i pandershem dhe demton ekonomine. Nese qeveria perjashton nga tvsh blerjet online dhe takson me tvsh blerjen nga bizneset ne vend, kjo falimenton biznesin vendas. Eshte njesoj sikur te heqesh tvsh-ne per qumeshtin serb dhe te taksosh me 20 per qind fermerin e Lushnjes.

Kjo nuk eshte politike qe demonstron kapjen e shtetit. Perkundrazi, eshte politike racionale. Interesi publik kerkon nje sistem taksimi, qe i takson te gjithe njesoj. Si blerjet ne dyqanet brenda vendit ashtu dhe ato online. Jo takso brenda dhe lejo pa taksa nga jashte.

Pra, shteti nuk kapet tek kufiri i blerjeve online. Perkundrazi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Si po mashtrojnë Call Center-at/ Rrëfimi i të riut: Bindja gjermanët të investonin! Ja sa para fitoja në muaj

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë u publikua skandali në lidhje me aktivitetin e 13 kompanive të “Call Center-ave” në Tiranë , të cilat dyshohet se kanë mashtruar një numër të madh qytetarësh në BE, duke I premtuar se do të pasuroheshin nëse do të investonin në bursa.

Gazetarja Anila Hoxha, ka intervistuar një punonjës të një prej këtyre call center-ave I cili ka treguar me detaje se si arrijnë t’i ‘funsin në kurth” këta shtetas.

I riu quhet Enea, dhe tregon se emësoi gjermanishten me synimin për të emigruar, por pandemia ja vështirësoi procedurat ndaj ai nisi punë në një call center në Tiranë.

Pavarësisht pagës minimale, ai tregon se fitimi i tij katërfishohet në varësi të klientëve të huaj që i bind për të investuar në kriptomonedhë.

“Çdo mëngjes supervizori im më jep klientët që duhet të kontaktoj, bëhet fjalë për shtetas të huaj gjermanë. Ata regjistrohen nëpërmjet publiciteteve të ndryshme që shikojnë në internet, kryesisht në FB dhe Instagram”, u shpreh ai.

Hoxha: Çfarë u ofrohet qytetarëve në këto publicitete?

LEXO EDHE:  Ditmir Bushati flet për rrugën drejt BE-së/ Mbetemi larg objektivit

LEXO EDHE:  Shqipëria mbushi 3 ditë pa asnjë vdekje nga COVID-19

“U ofrohet një mundësi për të fituar lekë dhe për të ndryshuar të ardhmen e tyre. Muaji më me fat ka qenë muaji kur bitcoin ka pasur një lëvizje të madhe dhe klientët ishin pothuajse të bindur dhe arrita të bindja 15 klienta atë muaj”, u shpreh ai më tej.



Hoxha: Si shitet bitcoin, çfarë vlere ka?

“Bitcoin aktualisht kushton rreth 60 mijë dollarë, nëse ti investon dhe nesër shkon 70 mijë ti ke fituar”, u shpreh Enea.

Hoxha: Ndodh që fitojnë këta qytetarë?

“Ndodh që fitojnë por interesi i kompanisë është që ata të mos fitojnë”, tha ai.

Ene këmbëngul se punëdhënësit e garantuan që nuk po kryhen veprime të paligjshme, ndonëse është i bindur se shumë prej tyre janë mashtruar mbasi u është premtuar se do të fitojnë.

“Personalisht kryej 200-250 telefonata në ditë. 1 maksimumi 2 nga 2 arrij ti bind. Në telefonatën time kryesisht investimi i parë shkon 250 euro”, tha ai më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama Pazar me Vuçiç?/ Agim Nesho: Nuk është aq naiv, po provokon Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në të njëjtën linjë me ish-zv.kryeministren e Kosovës Edita Tahiri edhe diplomati Agim Nesho akuzon kryeministrin shqiptar për pazar me presidentin Vuçiç me qëllim konsolidimin e pushtetit të tij dhe në dëm të Kosovës.

Në studion e Debati në A2 CNN me Alba Alishanin ai tha se Rama po provokon Shqipërinë duke e quajtur bashkëpunuese të një aleance të gjerë si Gjermania e Franca.



Unë mendoj që Rama nuk është naiv por për të kosnosliduar pushtetin e tij por ka bërë Pazar me Vuçiç në dëm të interesave të popullit shqiptar dhe Kosovës që Vuçiç të ketë hapësira të pakufizuara serbe dhe të Serbisë së madhe dhe provokon Shqipërinë që i jep leje, duke e quajtur si bashkëpunuese të një aleance të gjerë si Gjermania e Franca që mund të mbledhë hapësirat shqiptare, por në dëm të rregullit ndërkombëtar dhe konflikteve etnike”, tha Nesho.

LEXO EDHE:  Heshtja qe kumbon e ambasadores

LEXO EDHE:  Mes Shqipërisë dhe partisë/ Reagon Anika Dokle

Deklarata e Neshos vijmë pas mbledhjes në Beograd të Ballkanit të Hapur dhe deklaratave të dy liderëve, Rama dhe Vuçiç.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

’30 qershori’/ Haxhiu: Meta s’ka arsye morale të jetë President

Publikuar

-

Nga

Analisti Baton Haxhiu e komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit si një goditje për presidentin Ilir Meta.

Sipas Haxhiut, Kushtetuesja ‘e bëri Ilir Metën që moralisht qëndrimi i tij në karrigen e presidentit të jetë i paarsyeshëm’.

Analisti shtoi se edhe pse ai vetë ka humbur besimin tek Gjykata Kushtetuese me vendimet ‘përshkruese’ që ky organ ka marrë, vendimi i sotëm është rast i mirë që palët të mësojnë si të sillen me kushtetutën.



Gazetari Andi Bushati u shpreh se votimi i 30 qershorit nuk ishte zgjedhje.

LEXO EDHE:  U përjashtua nga Rama/Ish-deputeti i PS rikthehet me një mesazh të fortë

LEXO EDHE:  Nga Gurakuqi tek Beqja, historia se si u djallos një vend

“Mjafton të shohësh raportin e OSBE-ODIHR, nuk ka pasur në 30 vjet raport më të zi për një garë elektorale në Shqipëri. Nga njëra anë unë e kuptoj që askush nuk mund t’i marri zgjedhjet peng në Shqipëri, por a është një lloj pengmarrje edhe zgjedhjet në thundrën e një partie të vetme?”, deklaroi Bushati.

“Kur partia fillon të sillet si parti-shtet është shumë më e rrezikshme se shtyrja e zgjedhjeve me disa javë,” argumentoi Bushati./euronews

LEXO TE PLOTE