Connect with Us

Sjellja e Kumbullës zbuti Mourinhon, ja pse portugezi e fali shqiptarin

Seria A

Sjellja e Kumbullës zbuti Mourinhon, ja pse portugezi e fali shqiptarin

Publikuar

-

Marash Kumbulla nuk po kalon një moment të mirë te Roma nisur dhe nga sjelljet e ashpra të Murinjos për të ndëshkuar sipas tij ‘’futbollistët fajtor’’ për disfatën në Norvegji.

Por të gjithë u surprizuan ditën e djeshme kur emri i Marash Kumbullës ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën që Roma do të luajë ndaj Kaljarit mbrëmjen e sotme. Në Itali kanë analizuar situatën dhe janë dy arsyet që Murinjo ka vendosur të thërrasë Kumbullën dhe jo 4 lojtarët e tjetër të dënuar.

E para është se Murinjo nuk kishte asnjë qendër mbrojtës në dispozicion. Smalling është i dëmtuar, ndërsa Mancini dhe Ibanez u dëmtuan në sfidën ndaj Napolit. Arsyeja e dytë është gjesti që Kumbulla bëri menjëherë pas disfatës turpëruese.

Mbrojtësi i Kombëtares kërkoi falje publike me anë të një postimi në rrjetet sociale duke fituar respektin e tifozëve të Romës, por dhe duke i ndryshuar mendjen Murinjos. Mbrojtësi shqiptar ka një arsye shumë të fortë tani për tu kthyer edhe më i fortë, duke bërë paraqitje si ato me Kombëtaren.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Gati tre rinovime, Milani blindon yjet e ekipit

Publikuar

-

Nga

Kohë rinovimesh te Milani. Teo Hernandez, Ismael Benaser dhe Rafael Leao janë të lidhur me kuqezinjtë e Milanit deri në 2024-ën, por për të tre po mendohet nisja e tratativave për zgjatjen e kontratës.

Është bërë tashmë gati axhenda, dhe pas rinovimit të Piolit deri në Krishtlindje, në radhë do të jenë futbollistët, që ashtu si trajneri kanë shprehur vullnetin për të qëndruar me Milanin.



Me anë të tyre kryesia do të transmetojë vizionin e saj, atë të një projekti afatgjatë që do të bazohet te shtyllat e skuadrës, te ata që bënë të mundur ringritjen e ngjyrave dhe rikthimin e Milanit konkurrues.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kombëtaret lënë me pasoja Interin, Inzagi humbet dhe mbrojtësin

Publikuar

-

Nga

Pasi iu dëmtuat Alesandro Bastoni në derbi, Interit do t’i duhet të bëjë dhe pa Stefan De Vraj që është dëmtuar mbrëmjen e djeshme në sfidën Mali Zi-Holandë.

Qendërmbrojtësi qëndroi i shtrirë në fushë për disa minuta më pas u zëvendësua në minutën e 90-të të takimit duke shtrënguar kofshën e djathtë.



Një lajm aspak i mirë për zikaltrit që humbasin titullarin e mbrojtjes prag sfidës me Napolin kryesues në fundjavë.

De Vraj do t’i nënshtrohet ditën e sotme testeve më të hollësishme për të mësuar dhe shkallën e dëmtimit të tij, dhe sa do t’i mungojë zikaltërve.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shevcenko nis nga puna te Genoa, takon Pandevin dhe futbollistin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Andri Shevçenko shpreson që t’i japë Xhenoas shtysën e duhur për të evituar situatën e keqe në të cilën gjendet skuadra në Serinë A. Ish-futbollisti i njohur ukrainas, e ka nisur punën me një mbledhje me “veteranët”, duke shpresuar që të gjejë zgjidhjen pikërisht në diskutimet me ta.

Që në ditët e para, Shevçenko ka bërë disa mbledhje me lojtarët më të vjetër në ekip, ata të cilët njohin mirë klubin dhe çdo lloj problematike, por edhe të cilët kanë më shumë vite eksperiencë mbi supe gjatë karrierës së tyre.



Kështu, ai është takuar me Krishito, Pandev, Behrami e Badelj, duke diskutuar me gjithsecilin prej tyre mbi mangësitë që kanë rënë në sy në ndeshjet e mëparshme nën drejtimin e Balardinit dhe për të kuptuar se si vetë këta lojtarë e shohin të mundshme zgjidhjen e kësaj krize që ka zhytur Xhenoan si një prej kandidateve kryesore për rënien në Serinë B.

LEXO TE PLOTE