LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si ndikon mirëqënia jonë shpirtërore në shëndetin e zemrës?

27 Tetor 2021, 11:46, Lifestyle CNA

Nga Dr. Taulant Gishto, mjek kardiolog

Lumturia përkufizohet si një gjendje shpirtërore e karakterizuar nga ndjesia e gëzimit ,kënaqësisë dhe vetëplotësimit…

Të qenurit i plotësuar në jetë nga ana sociale, profesionale dhe ekonomike është kontributi kryesor në ndjenjen e të qënurit i lumtur sipas OBSH.

Por si ndikon lumturia në sëmundjet e zemrës?

Sipas shumë studimeve serioze lumturia ul probabilitetin për sëmundje të arterieve koronare dhe atakut kardiak me 22%.

Njerëzit e lumtur flenë më mirë, konsumojnë më pak duhan, janë më pak nën efektin e stresit, alternojnë më shumë punën me pushimin dhe kanë një prirje ta menaxhojnë më mirë një situatë të vështirë psiko-emocionale…

Rruga drejt lumturisë nuk është e thjeshtë dhe asnjë nga ne nuk mund ta kuptoj me siguri se në cilën fazë të jetës ndihemi vërtet të lumtur por ajo që duhet të bëjmë është të mbledhim bashkë copëza të ndryshme emocionesh pozitive dhe me to të rikrijojmë një tablo ku mërzitja dhe deluzioni mos të gjendet në sfondin e saj..

Bëhuni pozitiv pasi kjo thjesht ju shton jetën..Fjala e bukur popullore:”E qeshura zgjat jetën ” materializohet më së miri në shkencë.

Buzeqesh dhe bota do ta kthej mbrapsht..Dhe në mos bota, zemra me siguri duke ta shtuar jetën…

 

Lajmet e fundit nga