LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen keq banorja e re e “Big Brother Vip”/ "Shqiptarët merren me gjëra që nuk kanë pikën e vlerës”

27 Tetor 2021, 17:15, Lifestyle CNA
Shpërthen keq banorja e re e “Big Brother Vip”/

Einxhel Shkira është një nga moderatoret më të përfolura për tipin e saj shumë të drejtpërdrejtë dhe të shkathët. Mbrëmjen e shkuar të spektaklit ?Big Brother Vip? ajo u bë pjesë e shtëpisë dhe menjëherë pas hyrjes ka nisur me deklatatat e saj.

Kujtojmë se kohët e fundit ajo kishte marre vendimin të shpërngulej për në Afrikë. Por ftesa nga ?Big Brother Vip? e bëri të rikthehej në Shqipëri.

Gjatë një bisede të bërë me banorët e tjerë Shkira tha se ka lënë Afrikën për të ardhur në ?Big Brother VIP?ndërkohë që herët ajo ka treguar që ishte shpërngulur në Afrikë, sepse po punonte me një projekt shumë të rëndësishëm për të, por nuk dha detaje.

?Jam tip jo aventurier, por kur ngopem me një gjë, kërkoj një gjë tjetër. Për shembull, para se të vija këtu, isha në Afrikë, Faktikisht tani duhet të ikja në Afrikë, por ?Vëllai i Madh? më bëri të kthehesha. Në Afrikën Perëndimore. Me punë, me kompani. Një eksperiencë e re me e pa botën pak më ndryshe.

Ishin kaq solar me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Kur rri aty e shikon botën me një sy tjetër. Tani e kuptoj që jemi njerëz që merremi me gjëra që s?kanë pikën e vlerës.

Ata s?kanë asgjë, por janë njerëz shumë më pozitivë se ne. Të japin energji pozitive. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional siç isha unë?,- është shprehur gjatë bisedës Einxhel./CNA.al

Lajmet e fundit nga