LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse s’po miratohet vaksina kineze?/ Tomini shpjegon arsyen

27 Tetor 2021, 20:22, Lifestyle CNA
Pse s’po miratohet vaksina kineze?/ Tomini shpjegon arsyen

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini  deklaroi se dyshimet mbi efektivitetin e vaksinës kineze nuk janë arsyeja se pse kjo vaksinë nuk po miratohet.

Ajo thekson se një vaksinë miratohet nëse firma dërgon kërkesën tek EMA dhe FDA, gjë që kompania nuk e ka bërë ende.

?Një vaksinë miratohet nëse firma dërgon kërkesën te EMA dhe FDA. EMA e ka nisur hetimin për Coronavac që para 11 muajsh, nuk e ka nisur sot. Ka marrë në shqyrtim një sërë faktorësh. Por, vetë kompania nuk ka bërë asnjë kërkesë?, deklaron Tomini për emisionin ?Open? në Top Channel me Eni Vasilin.

Vaksina kineze është vaksina e parë e cila ka mbërritur në vendin tonë, për t?u ardhur në ndihmë qytetarëve sa i takon parandalimit të Covid-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga