Connect with Us

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit/ Çfarë mund të bëni për ta shmangur atë

Blog

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit/ Çfarë mund të bëni për ta shmangur atë

Publikuar

-

/
cna lajme blog

Nga Allison Futterman “Discover Magazine”

Imagjinoni të zgjoheni nga gjumi, të hapni sytë, dhe të kuptoni se nuk mund të lëvizni apo flisni. Në atë moment jeni të dominuar nga ndjesia e tmerrshme e të qenit të paralizuar. Në fakt disa nuk kanë nevojë që ta imagjinojnë, pasi kjo është diçka shumë reale për rreth 8 për qind të popullatës së përgjithshme që vuan kronikisht nga gjendja e njohur si paraliza e gjumit (SP).

Kjo përfshin një grup çrregullimesh shqetësuese të lidhura me gjumin, të quajtur parasomnias. Këto ngjarje alarmante mund të ndodhin ose kur jeni duke fjetur (hipnogjik) ose kur zgjoheni (hipnopompik), duke i bërë zakonisht njerëzit të paaftë për të lëvizur apo për të folur.

Episodet mund të zgjasin deri në disa minuta. Një pjesë e asaj që e bën kaq të frikshme paralizën e gjumit,është se njerëzit janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që po ndodh me ta, dhe për më tepër për paaftësinë e tyre për të bërë diçka në lidhje me të. Të dhënat e këtij fenomeni datojnë qindra vjet më parë, e megjithatë arsyet mbeten ende një mister. Kultura të ndryshme besojnë se kjo gjendje shkaktohet nga magjia e zezë, forcat paranormale apo përbindëshat mitikë.

Shkenca siguron disa të dhëna

Edhe pse shumë gjëra mbeten të panjohura, mbi këtë dukuri ekzistojnë disa informacione shkencore bazë. Së pari dihet që paraliza e gjumit ndodh gjatë fazës REM të gjumit (pra atë të lëvizjes së shpejtë të syve), që është faza më e thellë e gjumit. Kur jemi në REM, neuronet tona motorike frenohen, duke e paralizuar trupin.

Kjo shërben si një masë mbrojtëse që trupi të mos lëvizë gjatë ëndrrave intensive që ndodhin gjatë kësaj faze të gjumit. Meqë shumica prej nesh zakonisht janë plotësisht në gjumë gjatë kësaj kohe, ne nuk e vëmë re dhe nuk shqetësohemi nga paraliza.

Por një SP gjatë kohës që një person nuk është plotësisht në gjumë, është e frikshme për atë që e përjeton edhe për faktin se nuk është në gjendje që të lëvizë. Kjo çon në panik, pasi nuk funksionojnë as përpjekjet e mëtejshme për të lëvizur. Frymëmarrja e shpejtë dhe e çrregullt mund të ndodhë edhe pa ndonjë shkas gjatë REM, por gjatë SP njerëzit mund të ndihen sikur nuk po marrin dot frymë apo sikur po mbyten.

Haluçinacionet janë të zakonshme

Studimet tregojnë se 75 për qind rasteve me këtë dukuri përfshijnë haluçinacionet, të cilat kategorizohen në 3 grupime. Haluçinacionet ndërhyrëse ndodhin kur njerëzit mendojnë se në dhomë është një prani paranormale apo një qenie e rrezikshme. Halucinacionet e presionit mbi gjoks, që është vetë-përshkrues, dhe mund të çojë në ndjesinë e mbytjes.

Pastaj janë haluçinacionet vestibulare-motorike (VM) që mund të përfshijnë ndjesitë e daljes jashtë trupit dhe ndjenja të lëvizjes, si fluturimi. Dy të parat lidhen shumë me frikën dhe historikisht ngatërrohen sikur kanë një origjinë mbinatyrore. Gjithsesi, halucinacionet vestibulare-motorike shoqërohen edhe me ndjesi lumturie, si dhe ndjenja erotike.

LEXO EDHE:  A lindi Jezusi vërtet në Betlehem? Ja pse Ungjijtë përmendin vende të ndryshme

Edhe makthet e natës

Shpesh paraliza e gjumit dhe makthet e natës, ngatërrohen me njëra-tjetrën. Ndërsa të dyja janë parazomni të frikshme, në fakt ato janë dy gjendje të dallueshme nga njëra-tjetra. Gjatë paralizës së gjumit, një person i ka zakonisht sytë hapur, është i qetë dhe nuk lëviz ndërsa po ndodh ky fenomen. Ai ndodh më shpesh afër mëngjesit, dhe një person mund të zgjohet lehtësisht nga kjo gjendje.

Anasjelltas, dikush që përjeton makthe gjatë natës do të bërtasë gjatë ngjarjes. Kjo gjë ndodh zakonisht në pjesën e hershme të gjumit (jo-REM), dhe ku është e vështirë ta zgjosh personin. Megjithëse makthet e natës mund të prekin edhe të rriturit (vetëm pak më shumë se 2 për qind), kjo gjendje është shumë më e përhapur tek fëmijët, dhe shfaqet deri në 56 për qind tek personat e rinj në moshë.

Faktorët që ndikojnë tek shfaqja e kësaj dukurie

Studimet kanë zbuluar disa gjendje që janë të lidhura me paraliza. Këtu përfshihet historia familjare, stresi dhe trauma, përdorimi i substancave narkotike, narkolepsia, gjumi jo cilësor, çrregullimi i sulmeve të panikut dhe pozicionimi gjatë gjumit (gjumi prapa). Mosha dhe gjinia nuk duket se ndikojnë në gjasat e shfaqjes së këtij fenomeni.

Rrethana të tjera që ndikojnë tek SP janë apnea e gjumit, makthet, ngërçet e këmbëve gjatë natës, çrregullimi bipolar, dhe ndryshimi i orarit të gjumit. Disa ilaçe mund të shkaktojnë parazomni për shkak të ndërhyrjes së tyre në fazën REM të gjumit. Këto përfshijnë SSRI-të, antidepresantët triciklikë, frenuesit e antikolinesterazës, beta-bllokuesit dhe ilaçet e gjumit.

Çfarë mund të bëni

Një studim ka treguar se meditimi dhe relaksimi,ndihmojnë në zvogëlimin e episodeve të paralizës së gjumit. Pjesëmarrësit në të i përdorën teknikat në shtëpi, dhe mbajtën një ditar të përditshëm të simptomave. Në përgjithësi, rezultatet treguan një rënie prej 50 për qind të numrit të ditëve kur ta përjetuan një SP, dhe një rënie me 54 për qind të numrit të përgjithshëm të episodeve.

Edhe halucinacione u reduktuan me 34 për qind. Praktika të tjera që mund të provojnë njerëzit,përfshijnë shmangien e dremitjeve gjatë ditës, bërjen e një dushi me ujë të ngrohtë para gjumit, fjetjen në një dhomë të freskët, fjetjen në njërën anë dhe pasjen e një orari të rregullt të gjumit.

Nëse nuk ndihmojnë këto teknika, mund të jetë e dobishme vizita tek një eksperti çrregullimeve të gjumit, për të përcaktuar nëse dikush ka një çrregullim tjetër të gjumit (siç është apnea) që mund të sjellë edhe këtë problem./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Një luftë SHBA-Rusi për Ukrainën do të ishte katastrofike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Rebekah Koffler “Fox News”

Si një ish-zyrtare e Agjencisë së Inteligjencës në fushën e Mbrojtjes (DIA) dhe specialiste mbi doktrinën dhe strategjinë ruse, që ka marrë pjesë në dhjetëra stërvitje luftarake që simuluan një konflikt SHBA-Rusi, jam shumë e shqetësuar për rrezikun e lartë që paraqet përfshirja e Uashingtoni në luftë për të mbrojtur Ukrainën.

Nëse mendoni se 2 trilion dollarë dhe 6.000 jetë amerikane të humbura, ishin një çmim i lartë i paguar për një rezultat pa asnjë fitore në angazhimin 20-vjeçar në Afganistan, akoma nuk keni parë asgjë. Kostot dhe humbjet e SHBA-së në një luftë me Rusinë bërthamore do të ishin katastrofike.

Një luftë e tillë nuk mund të fitohet,ndaj nuk ia vlen të paguhet duke sakrifikuar jetët e ushtarëve amerikanë. Gatishmëria e forcave ruse përgjatë kufirit ukrainas – duke përfshirë 114.000 ushtarë, forca speciale, zyrtarë të shërbimeve sekrete dhe armatimet e rënda, përfshirë tanket- të kujton pushtimin e Ukrainës Lindore nga Putin në vitin 2014.

Ky grumbullim së bashku me përballjet e fundit të rrezikshme midis anijeve luftarake amerikane dhe marinës ruse në Detin e Zi, si dhe me paralajmërimin që Putin i bëri SHBA-së më 13 nëntor, përbëjnë ato që në zhargonin e shërbimeve sekrete quhen“indikacione dhe paralajmërime” të një krize të afërt.

Të shqetësuar për probabilitetin e lartë të pushtimit të drejtpërdrejtë të Ukrainës nga ana e Rusisë, shërbimet sekrete amerikane i kanë paralajmëruar aleatët evropianë, se ekziston vetëm një dritare e ngushtë opsionesh për ta frenuar Vladimir Putin.

Në mënyrë të parashikueshme, “ekspertët”në Uashington japin këshilla që nuk janë të bazuara tek realiteti. Në këtë rast,është fakt që ndërsa Ukraina është pjesë e interesave jetike të Rusisë, ajo nuk është pjesë e interesave të Amerikës.

Disa ekspertë mbrojnë pranimin e përshpejtuar të Ukrainës në NATO, e cila sipas këndvështrimit të tyre prej “eksperti”, do të garantonte sigurinë e Ukrainës, duke e detyruar SHBA-në dhe NATO-n të hyjnë në një konflikt ruso-ukrainas në krah të Kievit.

Të tjerë bëjnë thirrje për grumbullime trupash në rajon, për të frenuar mjeshtrin e spiunazhit që nga koha e KGB-së, Putinin. E rrethuar dhe e ngacmuar, Ukraina duhet të jetë e lirë të ndjekë rrugën e saj të zhvillimit.

Por fatkeqësisht, vendndodhja e saj gjeostrategjike, e kufizuar nga të tre anët me një Rusi shumë më të madhe dhe më të fortë ushtarakisht, dikton edhe fatin e saj në botën e ashpër të realpolitikës. Sigurisht, të paktën në botën e Putinit.

Udhëheqësi rus ka deklaruar disa herë se pranimi i Ukrainës në NATO – një aleancë ushtarake të cilën Rusia e sheh si kërcënimin e saj kryesor – do të kalonte një “vijë të kuqe”. Për shekuj me radhë, Rusia e ka parë Ukrainën si zonën e saj të sigurisë tampon, kundër pushtimeve të huaja.



Jo se kjo është e justifikuar apo diçka e mirë. Por kështu është, dhe kështu ka qenë. Ivan Il’in, një mendimtar ortodoks rus, idetë e të cilit i ka përdorur Putin në zhvillimin e ideologjisë së tij, thotë në shkrimet e tij se një Ukrainë e pavarur do të ishte një “çmenduri” e paimagjinueshme.

LEXO EDHE:  Pse rusët zgjedhin ende stabilitetin e Vladimir Putinit, dhe jo revolucionin e Aleksei Navalnit

LEXO EDHE:  Koha e Llukashenkos ka mbaruar/ Çfarë po kurdis në prapaskenë Putini

Ashtu si Putin beson se është thelbësore që të sundohen së bashku të gjitha tokat e Rusisë Perandorake për të siguruar vetë mbrojtjen e saj. Ndërsa ruajtja e një perandorie mund të jetë diçka e huaj por dhe anakronike, për mendimtarët amerikanë ajo e dominon mendësinë e rusëve.

“Ekspertët” e Uashingtonit, të cilët janë tejet të dobët në të kuptuarit se çfarë i motivon kundërshtarët e huaj të Amerikës, nuk kanë asnjë ide për ndjenjën e brendshme shekullore të posesivitetit që ka Rusia ndaj Ukrainës.

Ri-integrimi i Ukrainës dhe i shteteve të tjera post-sovjetike në një bashkim të udhëhequr nga Rusia, është diçka që shihet nga Moska si një çështje e mbijetesës kombëtare. Është ky mentalitet që qëndron në themelin e veprimeve dhe politikave të Putinit, siç është aneksimi i Krimesë.

Vendosja e trupave amerikane në terren, në “oborrin e shtëpisë” së Rusisë, do të interpretohej nga Kremlini si një pararendëse e një veprimit të mundshëm kinetik të SHBA-së kundër Rusisë. Vetë prania e forcave të dislokuara të SHBA-së aq afër një konflikti, do të shtonte presionin ndaj Uashingtonit, që sapo u dëbua nga Afganistani, për të ndërhyrë në krah të Ukrainës.

Një veprim i tillë do ta nxiste Moskën që të aktivizonte reagimin e saj parandalues të “vetëmbrojtjes”, duke synuar atdheun e SHBA-së me sulme shkatërruese kibernetike dhe të luftës hapësinore. Me testin e fundit të sulmit raketor anti-satelitor të Rusisë, Putini ka treguar aftësinë e Rusisë për të gjymtuar satelitët amerikanë, tek të cilët ne mbështetemi jo vetëm për aftësitë tona luftarake, por edhe për shumë synime civile.

Putini, që ka frikë të bëhet një objektiv i doktrinës së Uashingtonit të “ndryshimit të regjimit”, dhe që ka goditur njerëz si Sadam Husein dhe Muamar Gadafi, është gati për një reagim të tepruar. Sapo të fillojnë të shtënat, lufta mund të degradojë në një luftë bërthamore, dhe të përfshijë sulme kibernetike dobësuese në rrjetin energjitik të Amerikës.

Askush nuk ka mundur që të fitojë një luftë me Rusinë në tokën ruse. Për këtë mjafton që të “pyesni” Napoleonin Bonapartin e Francës, Adolf Hitlerin e Gjermanisë apo edhe suedezët, ushtria e të cilëve u shkatërrua në vitin 1709 nga ushtarët e Pjetrit të Madh.

A është Ukraina ndër interesat më jetike të sigurisë për SHBA-në? A varet siguria, integriteti territorial dhe mbijetesa afatgjatë e Amerikës nga Ukraina e largët? Përgjigja për të dyja pyetjet është një “jo” e fuqishme./ Përshtatur nga CNA.al

Shënim: Rebekah Koffler, ish-zyrtare e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, dhe autore e librit “Manuali i Putin:Plani sekret i Rusisë për të mposhtur Amerikën”.

LEXO TE PLOTE

Blog

Historia e zymtë e “shpëlarjes së trurit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Joel E Dimsdale “Psyche”

Në vitin 1937, udhëheqësi i vjetër bolshevik Georgi Pjatakov u gjykua në Moskë për tradhti, sabotim dhe krime të tjera të supozuara kundër Bashkimit Sovjetik. Ai dha një rrëfim të rremë, duke deklaruar:“Ja ku jam para jush i ndyrë, i dërrmuar nga krimet që kam kryer, i zhveshur nga gjithçka për fajin tim, jam një njeri që e ka humbur partinë e tij, që nuk ka miq, që ka humbur familjen, një njeri që e ka humbur vetveten”.

Ai u ekzekutua menjëherë pas gjyqit për shkeljet e tij të supozuara. Dhe ai ishte një nga shumë të tillë. Po si kishin arritur sovjetikët të bindnin kaq shumë të pandehur që të dëshmonin gënjeshtra të tilla për veten e tyre dhe të tjerët? Disa vëzhgues ishin të bindur se ata kishin zhvilluar një mjet sekret për t’i shtrënguar që ta bënin këtë.

Nuk ishte vetëm fakti që ata dukej se ishin në gjendje që t’i detyronin njerëzit të thoshin gjërat që donin, por që viktimat e tyre të dukeshin sikur i besonin vërtet gënjeshtrat që thonin. Sovjetikët përdorën një sërë teknikash për të marrë nga të pandehurit rrëfimet që donin.

Ata nuk nguronin që të përdornin dhunën. Disa nga rrëfimet e nënshkruara, të gjetura nëpër arkiva, bartin ende njolla gjaku. Të akuzuarit merreshin në pyetje në mënyrë të përsëritur, derisa ndjeheshin jo si njerëz por si “robotë”. Ata u mbajtën të izoluar, larg të burgosurve të tjerë që u rrahën.

Fillimisht nuk kishte një term të përdorur gjerësisht për të shpjeguar përpjekje të tilla. Por kjo gjë ndryshoi pas fitores së Mao Ce Dunit në Kinë, dhe Luftës së Koresë disa vite më vonë. Eduard Hanter, një propagandist i kohës së luftës në Zyrën e Shërbimeve Strategjike të SHBA-së, vlerësohet për shpikjen e termit “shpëlarje truri” në vitin 1950, për të përshkruar rrëfimet misterioze të nxjerra nga të burgosurit perëndimorë të luftës nga qeveria kineze.

Pas trajtimit brutal, disa nga viktimat e dhunës pranuan jo vetëm akuzat më absurde, por ata dukej se ishin gjithashtu dashamirës ndaj rrëmbyesve të tyre. Më vonë ky koncept bëri bujë në filmin “Kandidati Mançurian” (1962), në të cilin i ligu D.Jen Lo i shpjegon një bashkë-konspiratori komunist se i burgosuri i tij amerikan është “trajnuar për të vrarë, dhe më pas për të mos kujtuar se e ka bërë këtë… Truri i tij jo vetëm që është shpëlarë… ai ka pësuar një pastrim kimik”.

Me një origjinë të tillë, nuk është çudi që koncepti i shpëlarjes së trurit të kritikohet sot.

Gjithçka duket kaq e mykur, bie erë Lufte të Ftohtë dhe eksperimente shkencore të dyshimta. Disa thonë se ky koncept është përdorur si një armë retorike për të sulmuar ndjekësit e lëvizjeve të reja.

Të tjerë nuk e pëlqejnë këtë term, pasi ai duket sikur i fajëson viktimat si mendjelehtë dhe të dobët, edhe pse disa viktima të “shpëlarjes së trurit” kanë përfshirë individë shumë të talentuar. Njerëzit e harrojnë faktin se kjo formë e bindjes së errët ndodh në kushte ekstreme, kur njerëzit janë në pragun e ezaurimit nervor.



Disa ekspertë preferojnë termin “bindje e imponuar” për të shpjeguar sjelljet e pazakonta që u vunë re midis të burgosurve të luftës, viktimave të kultit dhe pengjeve që në mënyrë paradoksale kanë mbajtur anën e sulmuesve të tyre ose kanë bërë rrëfime dukshëm të rreme dhe vetë-shkatërruese.

Pavarësisht kërkimeve të ekspertëve mbi këtë temë, shumë prej tyre e cilësojnë ende shpëlarjen e trurit si një histori fantazmë nga e kaluara. Në fakt është e qartë se sot ky term është shumë më i vështirë për t’u argumentuar. Njerëzit mund të detyrohen të bëjnë disa gjëra, por duket se ata mund të detyrohen të besojnë disa gjëra vetëm në kushte të caktuara.

LEXO EDHE:  Murtaja bubonike në Mongoli/ A jemi të rrezikuar?

LEXO EDHE:  Çfarë duhet bërë me fëmijët e Shtetit Islamik?

Ne e vëmë re këtë shumë shpesh në rastet e rrëfimeve të rreme, Sindroma e Stokholmit (në të cilën një peng nis të zhvillojë besnikëri ndaj rrëmbyesit),apo sekteve që nxisin ide të ndryshme fetare dhe politike. Madje sot ekziston shqetësimi se mediat sociale janë bërë shumë imponuese, duke i indoktrinuar njerëzit të besojnë gjëra absurde (si p.sh që ‘vaksinat shkaktojnë autizëm’, se ‘Covid-19 nuk është një sëmundje serioze’ etj).

Por a mund të kontribuojnë mediat sociale në bindjen imponuese?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të përcaktohen më qartë llojet e situatave që e prodhojnë atë. Mjeku rus, fitues i Çmimit Nobel, Ivan Pavllov mund të quhet babai i shkencës në këtë fushë.

Kur lumi Neva përmbyti Shën Petersburgun në vitin 1924, Pavllov fitoi disa njohuri unike mbi efektet e traumës në sjellje. Lumi e përmbyti laboratorin e tij me qen, dhe gati i mbyti qentë e tij të mbyllur në kafaz. Pavllov vuri re se qentë nuk ishin më të njëjtët pas asaj traume.

Ata harruan sjelljet e tyre të mësuara, dhe trauma ndryshoi prirjen e tyre. Pavllov e ri-ekspozoi një nga qentë e tij të traumatizuar me një rrjedhje uji në dhomën e tij eksperimentale, e cila ndikoi sërish në ndërprerjen e reagimeve për të cilat qeni ishte trajnuar.

Me durimin që e karakterizonte por edhe aftësinë e tij të madhe, Pavllov ia doli të kushtëzonte një qen, që t’i përgjigjej një note specifike muzikore. Fakti që trauma mund të prishë një stërvitje kaq të saktë duket se e magjepsi atë. Edhe udhëheqësi sovjetik Lenini, u magjeps nga potenciali që mund të sillte qasja e Pavllovit për të ndikuar mbi popullin rus.

Qeveria sovjetike i dha atij mbështetje financiare për ngritjen e një instituti kërkimor,që kishte një staf me qindra vetë. Pavllov vuri re se stresi, privimi nga gjumi, izolimi dhe durimi metodik kontribuan në ndryshimin e sjelljes së qenve. Efektet e shpëlarjes së trurit u shfaqën gjatë gjyqeve farsë të inskenuara nga Stalini në vitet 1930.

Por edhe gjatë viteve 1940, kur qeveritë e kohës së luftës nisën të përdorin drogën për të shpejtuar marrjen në pyetje. Ndërkohë në vitet e para të Luftës së Ftohtë, ata përdornin substancat narkotike për të bindur armiqtë që të dezertonin. Gjatë gjithë shekullit XX-të, qeveritë investuan shumë tek kërkimet shkencore mbi bindjen e imponuar.

Agjencitë qeveritare, fondacionet dhe universitetet bashkëpunuan në studime të gjera të përdorimit të drogës për të ndryshuar sjelljen ose për të nxjerrë informacione. Ata arritën të vërtetojnë se privimi ndijor dhe kufizimi i gjumit e rritën sugjestionabilitetin. Në përgjithësi studime të tilla përdorën vullnetarë, por disa eksperimente që përfshinin drogën u kryen me forcë mbi viktimat./ Psyche.co/ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kriza ruse e viteve 1990/ Kur qeveria vendosi t’i paguajë mësuesit me shishe vodka

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ndikim të ndryshëm në çdo vend anembanë globit. Ajo krizë ekonomike nuk u shkaktua nga diçka specifike. Në fakt, bota po kalonte një ndryshim të madh nga pikëpamja ekonomike, pasi fuqitë botërore filluan që të balanconin ekuilibrat pas Luftës së Ftohtë.

Kriza ekonomike

Ajo filloi në Shtetet e Bashkuara, dhe shumë vende të tjera të Evropës Qendrore, që u goditën shumë rëndë, me recesionin më të madh të parë në histori, për shkak të krizës së Gjirit Persik, që e çoi besimin e konsumatorëve në nivelin më të ulët historik. Vetë recesioni kishte shumë faktorë të tjerë, por gjithçka po ndodhte në një kohë realisht të vështirë për Amerikën.

Më pas pasoi kriza bankare brenda vendeve skandinave si Finlanda dhe Suedia, të cilat në atë kohë njiheshin se kishin disa nga bankat më të forta në mbarë botën, për shkak të fuqisë së tyre financiare të mbështetur nga llogaritë në parajsat fiskale. Të mos harrojmë të Mërkurën e Zezë, e cila dëmtoi rëndë fuqinë financiare të Britanisë së Madhe gjatë vitit 1992, duke u detyruar atë të tërhiqte paundin e saj nga ERM (Mekanizmi Evropian i Kursit të Këmbimit).

Më pas ishte kriza ekonomike në Meksikë, e cila ishte një ngjarje e pashmangshme që pritej të ndodhte pas recesionit të madh në SHBA, dhe që e detyroi qeverinë amerikane të zhvlerësonte pezosin përkundrejt dollarit.

Duke qenë se eksportuesja dhe importuesja kryesore e Meksikës ishte SHBA-ja, ajo u gjend në një pozitë shumë të vështirë,pasi shumica e dollarëve të pranishëm në Meksikë u zhdukën brenda natës duke shkaktuar një arratisje të kapitalit.

Një tjetër goditje e madhe ndaj gjithë kësaj krize, ishte Kriza Financiare Aziatike e vitit 1997, që dëmtoi ekonomitë e ndërtuara me sukses për shekuj me radhë si Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina. Por zhvillimi më dramatik ishte kriza financiare ruse e vitit 1998, që ndodhi për shkak të zhvlerësimit të rublës ruse nga Banka Qendrore Ruse dhe të mospagimit të borxhit të saj.Ky ishte një veprim i domosdoshëm, pasi Rusia e kishte të vështirë të mësohej me një sistem demokratik që nga rënia e komunizmit në këtë vend në vitin 1991.

LEXO EDHE:  Murtaja bubonike në Mongoli/ A jemi të rrezikuar?

LEXO EDHE:  14-28 Tetor 1962/ Kur Kriza e Raketave Kubane, e çoi botën në prag të luftës bërthamore

15 shishe vodka në muaj



Për shkak të kësaj krize, Rusisë iu desh të bënte shumë ndryshime, që ta shmangte zhytjen e vendit në një recesion të madh, në të cilin ajo ra gjithsesi pavarësisht përpjekjeve që bëri. Një nga ndryshimet kryesore që ndodhi,kishte të bënte me pagesën e mësuesve brenda Rusisë, duke përdorur pijen e famshme kombëtare vodkën në vend të parave.

Shumica e mësuesve kishin një pagë mesatare prej 15.000 rublash, ose rreth 200 dollarë me kursin e atëhershëm, ose 430 dollarë me kursin e sotëm. Kështu në vend të 15.000 rublave, mësuesit do të merrnin si pagë15 shishe Russkaya Vodka.

Një artikull i botuar në “Moscow Pullman Daily News” më 22 shtator 1998, raportonte se të gjithë mësuesit në Rusisë Qendrore do t’i merrnin rrogat e tyre mujore në shishe vodka, për shkak se arkat e qeverisë ishin praktikisht bosh.

Në artikulli përmendej fakti se 8.000 mësues në Republikën e Altait (Siberi), do të merrnin 15 shishe vodka si pagën e tyre mujore, ndërsa drejtuesit lokalë po i bënin presion qeverisë federale që të shlyente borxhet e saj ndaj arsimtarëve.

Qeveria u premtoi mësuesve se kjo formë e pazakontë e pagesës,do të ishte diçka e përkohshme që do të zgjaste disa muaj, dhe pasi të mbaronte periudha e krizës, mësuesit  prekur do të dëmshpërbleheshin. Kështu, ajo premtoi të paguante 2.5 milionë dollarë për të gjithë mësuesit në gushtin e vitit 1998.

Por në fakt asnjë nga mësuesit nuk i mori ato para. Po pse u zgjodh vodka? Pagesa në ushqime apo sende të tjera shtëpiake, do të ishte gjëja më e mirë, por në atë kohë Rusia kishte probleme për t’i blerë ato. Vodkën ku vend e kishte me bollëk, dhe kjo është arsyeja pse autoritetet u jepnin shishe me vodka mësuesve.

Nga ana tjetër, vodka konsumohej në sasi të mëdha nga shumica e familjeve. Në atë kohë nuk ishin vetëm mësuesit, por edhe disa punonjës në profesione të tjera,që morën pagën e tyre në formën e shisheve të vodkës. Vetëm në fillim të vitit 1999, qeveria arriti të mblidhte disa fonde për të paguar mësuesit me para në vend të vodkës./ Historyofyesterday-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE