Connect with Us

Merkel merr certifikatën e lirimit/ Tani e tutje vetëm kancelare në detyrë

Bota

Merkel merr certifikatën e lirimit/ Tani e tutje vetëm kancelare në detyrë

Publikuar

-

cna lajme bote

Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i shprehu kancelares gjermane Angela Merkel dhe qeverisë së saj respektin dhe falënderimet e tij për për punën e tyre në këto katër vite.

Përfundoi një “periudhë kancelarore që mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë e kësaj republike”, tha Steinmeier në Berlin me rastin e lirimit të Merkelit dhe ministrave së saj. Më parë ai i kishte kërkuar kabinetit Merkel që të qendronte në detyrë, me kompetenca ekzekutive, derisa të zgjidhej një qeveri e re. Mandati i tyre përfundoi me konstituimin e Bundestagut, gjatë paradites së të martës.

Pandemia e koronës dhe polarizimi si probleme

“Të thuash se legjislatura e mëparshme ishte ‘sfidë’ për qeverinë, kjo nuk i afrohet  të vërtetës mbi detyrat që duheshin kryer,” tha Steinmeier duke pasur parasysh sfidën e përballimit të pandemisë së koronavirusit. Në përgjithësi, demokracia kërkon “një ekuilibër të vazhdueshëm interesash”. Por ruajtja e ekuilibrit në këto kohë ishte veçanërisht e vështirë, tha Steinmeier.

Steinmeier e lëvdoi në mënyrë të veçantë edhe punën e Merkelit në 16 vitet e qeverisjes së saj.  Kancelaria juaj ishte “mbrujtëse për vendin tonë të ribashkuar dhe për imazhin e vendit tonë në botë” dhe ishte “mbrujtëse edhe për një brez të tërë të rejash dhe të rinjsh, për të cilët ju jeni shembull i  një forme të re, shumë unike të udhëheqjes”, theksoi Steinmeier.

LEXO EDHE:  Le të derdhet birra lumë/ Çelet Oktoberfest në Mynih

 Kriza të shumta

Ishte një kohë “që nuk vuante nga mungesa e krizave”, tha Steinmeier, duke iu referuar krizës financiare dhe ekonomike, krizës së euros, më pas krizës së refugjatëve dhe migracionit dhe në fund krizës së koronavirusit. Ai tha se qeverisja e kancelares kishte sjellë “respektin, vlerësimin dhe madje edhe simpatinë për vendin tonë”, në Evropë dhe në botë.

Por, mbi të gjitha, ju fituat besimin e qytetarëve të vendit tonë”, theksoi presidenti federal. “Vendimet tuaja  përçonin siguri dhe përkushtim.” Steinmeier vlerësoi guximin e Merkelit, “në kohën kur refugjatët nga Siria kërkonin mbrojtje nga ne, për të marrë përgjegjësinë” dhe rolin e saj si “ndërmjetëse” në Bashkimin Evropian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-COVID

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të marte ka miratuar masa të reja kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Disa prej masave të miratuara sot janë; çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë një nga dëshmitë e vaksinimit. Në pikën 2.1 të këtij vendimi thuhet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza.



Tutje, në pikën 2.2 thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit.

LEXO TE PLOTE

Bota

BioNTech: Vaksina Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë ndaj rasteve të rënda nga Omicron

Publikuar

-

Nga

Vaksina e krijuar për COVID-19 nga BioNTech dhe Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë kundër çdo sëmundjeje të rëndë nga varianti i ri Omicron i virusit, tha shefi ekzekutiv i kompanisë BioNTech për agjencinë Reuters.

Gjatë dy javëve të ardhshme do të përfundojnë testet laboratorike për të analizuar gjakun e njerëzve që kishin dy ose tre doza të vaksinës Comirnaty të BioNTech-ut për të parë nëse antitrupat e gjetur në gjak çaktivizojnë Omicronin, duke hedhur dritë mbi mundësinë nëse do të nevojiten vaksina të reja.

“Ne mendojmë se ka të ngjarë që njerëzit të kenë mbrojtje thelbësore kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga Omicron,” tha shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin. Ai specifikoi si sëmundje të rënda ato që kërkojnë kujdes spitalor ose intensiv.

Zoti Sahin i tha agjencisë Reuters se pret që testet laboratorike të tregojnë njëfarë humbje të mbrojtjes nga vaksina për shkak të Omicronit, por shkalla e asaj humbjeje ishte e vështirë të parashikohej.

LEXO EDHE:  Le të derdhet birra lumë/ Çelet Oktoberfest në Mynih

LEXO EDHE:  Presidenti Biden pret sot Kancelaren Merkel në Shtëpinë e Bardhë

Firma bioteknike po punon me shpejtësi për një version të përmirësuar të vaksinës së saj, megjithëse mbetet e paqartë nëse kjo është e nevojshme, shtoi ai.



Zoti Sahin tha se marrja e një vaksine të tretë përforcuese ka të ngjarë të japë një shtresë mbrojtjeje kundër infeksionit Omicron të çdo ashpërsie në krahasim me vetëm dy doza të vaksinës.

“Për mendimin tim nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. E vetmja gjë që më shqetëson për momentin është fakti se ka njerëz që nuk janë vaksinuar fare,” shtoi zoti Sahin.

Besimi i rezervuar i BioNTech-ut është në kontrast me një ndjenjë alarmi të përcjellë nga shefi ekzekutiv i prodhuesit të vaksinave Moderna, Stephane Bancel.

Në një intervistë për Financial Times, ai ngriti mundësinë e një rënieje të ndjeshme të mbrojtjes kundër variantit të ri të koronavirusit nga vaksinat aktuale, duke shkaktuar shqetësime të reja në tregjet financiare për trajektoren e pandemisë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania dënon një militant të IS-it për gjenocid kundër minoritetit Yazidi

Publikuar

-

Nga

Një gjykatë në Gjermani e shpalli fajtor një 29-vjeçar irakian për gjenocid ndaj minoritetit Yazidi dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Taha Al-Jumailly u shpall fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit që kanë rezultuar me vdekje, krime të luftës, ndihmë për kryerjen e krimeve të luftës dhe lëndim trupor që ka shkaktuar vdekje, pasi ai iu bashkua grupit militant, Shteti Islamik më 2013.

Seanca u ndërpre pasi të akuzuarit i ra të fikët teksa po kumtohej lajmi për dënimin e tij.

Ky vendim është historik, pasi për herë të parë në botë është shpallur një vendim për gjenocid ndaj një militanti të IS-it, grupit që më 2014 mori nën kontroll pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Ky grup më pas u zmbraps nga ofensivat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Militantët e IS-it raportohet se kanë vrarë mbi 3,000 pjesëtarët të minoritetit Yazidi dhe kanë skllavëruar 7,000 gra dhe vajza më 2014-2015.



Prokurorët thanë se Al-Jumailly dhe ish-gruaja e tij, me shtetësi gjermane, më 2015 kishin “blerë” një grua dhe një fëmijë Yazidi për t’i mbajtur si “skllevër”. Ai e kishte lidhur me zinxhir vajzën pesëvjeçare dhe e kishte lënë jashtë në temperaturë deri në 50 gradë Celsius që kishte bërë që vajza të vdiste nga etja.

LEXO EDHE:  Le të derdhet birra lumë/ Çelet Oktoberfest në Mynih

LEXO EDHE:  Masakra në Gjermani/ Mes të plagosurve edhe një shqiptare

Yazidit, një grup etnik nga veriu i Irakut që flasin gjuhën kurde, janë ndjekës të besimit, që fillimisht u shfaq para 4,000 vjetësh në Iran dhe ka rrënjët në Zoroatrianizëm, por që ka absorbuar elemente të Islamit dhe Krishterimit.

Një muajin maj, hetuesit e posaçëm të Kombeve të Bashkuara raportuan se kanë mbledhur “dëshmi të qarta” për gjenocidin e kryer nga IS-i kundër pjesëtarëve të minoritetit Yazidi.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe më 2018, Nadia Murad është Yazidi dhe është e mbijetuar e mizorive të kryera nga IS-i. Ajo e ka mirëpritur vendimin e gjykatës në Gjermani.

“Ky vendim është fitore për të mbijetuarit e gjenocidit, për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe për gjithë komunitetin Yazidi”, tha Murad, duke falënderuar Gjermaninë për këtë “dënim historik”./rel

LEXO TE PLOTE