LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam menduar se do e humbisja”/Jonida Vokshi tregon sakrificat që i është dashur të bëjë për dashurinë

27 Tetor 2021, 13:47, Lifestyle CNA

Aktorja e njohur Jonida Vokshi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ?Natë më Aulonën?. Përveçse ka folur rreth karrierës dhe planeve në të ardhmen, ajo ka folur edhe për jetës së saj private.

Më së shumti ajo ka folur për vështirësitë e para të lidhjes me bashkëshortin e saj Besnik Krapi.

Sipas Jonidës lidhja e tyre ka pasur shumë pasiguri dhe vështirësi por si përfundim ka triumfuar dashuria.

?Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë. Ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që kishim nisur dhe po përpiqeshim ta mbanim?, është shprehur Jonida.

Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer se para se të njihte Besnikun  nuk pranonte kurrësesi të krijonte një lidhje në distancë.

Tani ajo ka një martesë të konsoliduar dhe janë bekuar me një vajzë që quhet Emi./CNA.al

Lajmet e fundit nga