Connect with Us

Horoskopi për ditën e sotme, 27 tetor 2021

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 27 tetor 2021

Publikuar

-

cna lajme horoskop

Dashi

Disa email-e ose telefonata zhgënjyese mund t’ju vijnë sot. Ndoshta dikush me të cilin shpresonit të takoheshit nuk do të jetë në gjendje që të vijë. Mos lejoni që t’ju prishë humorin. Gjerat ndodhin. Mbani veten të zënë me përgatitjet dhe shijoni ditën tuaj.

Demi

Sot mund të ndiheni të shqetësuar për gjendjen tuaj financiare. Ju mund të keni pritur të merrni disa para që tani janë vonuar. Një ndarje e përkohshme nga një partner romantik mund t’ju bëjë të ndiheni paksa të mërzitur. Koha do të kalojë shpejt derisa të jeni sërish bashkë.

Binjakët

Një ngjarje e papritur mund t’ju bëjë të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni rreth incidentit dhe rolit të bashkëshortit tuaj në të mund t’ju shqetësojë dhe mund të dyshoni në motivet e mikut tuaj. Paratë mund të jenë në mendjen tuaj dhe nevoja për to mund t’ju bëjë të gjeni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja.

Gaforrja

Simptomat e lehta të ftohjes mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u marrë me punët tuaja sot. Ju jeni një person aktiv, kështu që kjo mund të ndikojë në vetëbesimin dhe aftësinë tuaj për të bërë atë që dëshironi të bëni. Sa i përket shëndetit, konsumoni sa më shumë lëngje.

Luani

Dikush i veçantë në jetën tuaj mund të ndihet paksa xheloz për miqtë tuaj tani. Ndoshta ju keni pasur një sërë ftesash që përfshijnë vetëm ju dhe miqtë tuaj. Qëllimet dhe projektet mund të bllokohen përkohësisht, gjë që është zhgënjyese. Në dashuri mund të keni fat.

Virgjëresha

Ka të ngjarë të dëshironi të merrni një ditë pushimi, ndoshta për t’u kujdesur për një projekt krijues të papërfunduar për të cilin keni punuar për disa kohë. Por nuk ka gjasa të arrish shumë larg pasi mosmarrëveshjet brenda miqve e mbajnë mendjen të zënë. Pavarësisht të gjithave, përpiquni të qëndroni të fokusuar.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 22 dhjetor 2019

Peshorja

Po mendoni për miqtë dhe anëtarët e familjes që jetojnë larg dhe pyesni veten se çfarë po bëjnë. Ju mund të ndiheni pak nostalgjik për kohët e kaluara. Telefononi miqtë tuaj. Ata do të jenë të lumtur të dëgjojnë nga ju dhe ju do të ndiheni më pozitivë për ditën.

Akrepi

Çështjet e parave mund të ngatërrohen sot. Mund të ketë një vonesë në marrjen e fondeve që ju detyrohen, gjë që mund të jetë zhgënjyese, por mund të rregullohet. Kjo nuk është një ditë e mirë për të bërë investime, për të blerë prona apo për të kërkuar një kredi. Mos u dëshpëro. Kjo është e përkohshme dhe ndoshta përtej kontrollit tuaj.

Shigjetari

Problemet me miqtë dhe ndoshta një partner romantik gjatë një ose dy ditëve të fundit mund t’ju bëjnë të ndiheni të padashur, të pasigurt dhe të bllokuar emocionalisht. Sa i përket aspektit financiar, sot do të merrni lajme pozitive rreth një investimi.

Bricjapi

Mundohuni ta mbani mendjen të zënë me aktivitete që nuk ju lodhin fizikisht. Dhe merrni pak vitaminë C për të forcuar imunitetin. Sa i përket aspektit financiar, do të jeni në një gjendje pak pesimiste, por mos u dorëzoni kaq shpejt.

Ujori

Pavendosmëria është armiku juaj më i madh tani. Pjesa më e madhe e kësaj ka të bëjë thjesht me shumë informacione që keni në dispozicion. Sa më shumë kërkime të bëni dhe me sa më shumë njerëz që të flisni, aq më shumë konfuzoheni. Merrni kohë dhe fokusohuni.

Peshqit

Përgjegjësitë në shtëpi mund të rëndojnë në mendjen tuaj sot dhe të ndërhyjnë në detyrime të tjera. Kjo mund të shkaktojë ndonjë konflikt të brendshëm, por ju keni një jetë personale dhe është e rëndësishme të kujdeseni edhe për këto gjëra. Shqetësimet në rrethin tuaj shoqëror mund t’ju shpërqendrojnë dhe t’ju stresojnë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 20 nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

Dashi

Mund të keni një ditë mjaft intensive përpara për sa u përket takimeve virtuale dhe ngjarjeve të vogla shoqërore. Ju jeni duke bërë shumë përpjekje në një marrëdhënie të veçantë, që duket të jetë veçanërisht premtuese. Është mirë të jesh i dashuruar, nëse ndjenja është e ndërsjellë.

Demi

Do të keni një dëshirë për të bërë ndryshime në qëndrimin tuaj ndaj një marrëdhënieje të veçantë. Mund të mos ketë asgjë të keqe me të dhe megjithatë, ju ndjeni se nuk keni shfrytëzuar të gjithë potencialin dhe ka shumë gjëra të tjera që mund t’i eksploroni. Kjo është një kohë e mirë për të provuar disa gjëra të reja.

Binjakët

Mund të keni një ndikim mjaft të thellë në marrëdhënien e dikujt tjetër sot. Veprimet tuaja dhe gjuha e trupit tuaj mund të komunikojnë diçka krejt tjetër nga ajo që besoni. Thjesht vëzhgoni se si reagojnë të tjerët ndaj jush dhe më pas vini re rolin që mund të luani në inkurajimin e të tjerëve.

Gaforrja

Një ndjenjë e rritur ambicie mund t’ju bëjë të zhvilloni aftësitë tuaja të të shkruarit sot. Sido që të jetë, nëse keni menduar për këtë, kjo është një kohë e shkëlqyer për të nisur një kurs. Librat mbi këtë temë, si dhe bisedat me ata me përvojë në këto çështje mund të ndihmojnë.

Luani

Një letër ose komunikim tjetër shërben si një lloj thirrjeje zgjimi sot. Më në fund do të arrihet një qëllim afatgjatë. Ambicia juaj duhet të marrë një dimension të ri, ndoshta duke nisur një karrierë të dytë ose. Mund të mos jeni të sigurt se çfarë po kërkoni, por ia vlen ta ndiqni.

Virgjëresha

Një letër ose telefonatë nga dikush që njihni, i cili është i sëmurë dhe i mbyllur në spital ose në shtëpi mund të vijë sot. Ju mund të vendosni t’i bëni një vizitë këtij personi. Instinktet tuaja humanitare janë zgjuar. Do të ndiheni më mirë për këtë veprim.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e diel, 18 Gusht 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 24 mars 2018



Peshorja

Jeni të tërhequr drejt diçkaje të re. Etja juaj për dije është mjaft e madhe. Kjo është koha juaj për të hulumtuar shkollimin e mëtejshëm. Ju dëshironi të dini më shumë. Plotësojeni këtë nevojë të brendshme para se t’ju konsumojë.

Akrepi

Sot do të merrni disa lajme pozitive në aspektin profesional. Nëse keni investuar në ndonjë biznes, gjasat janë që të merrni përfitimet e duhura. Në dashuri mund të mos ndiheni i plotësuar sot, por e nesërmja mund të sjellë diçka krejt të re.

Shigjetari

Pasioni është shumë i dukshëm sot. Të dy jeni të etur për të provuar gjëra të reja në vende të reja dhe gjithashtu për të vënë në provë marrëdhënien tuaj. Të dy mendoni se duhet të kaloni në një nivel të ri, por nuk jeni të sigurt se çfarë saktësisht duhet të ndryshojë. Së shpejti do ta zbuloni.

Bricjapi

Nëse partneri juaj aktual apo i mundshëm duket se po merret me disa ide joreale, atëherë ndoshta të dy duhet të kaloni pak kohë duke diskutuar se ku mendoni se po shkon lidhja. Nëse mund të jeni të qartë në këtë pikë, atëherë shumë gjëra të tjera do të shkojnë në vendin e duhur.

Ujori

Dashuria mund të jetë argëtuese sot, nëse kënaqeni me ndjenjën e të qenit të ndjekur pa pushim nga një forcë e pandalshme. Dikujt duket se do t’i bini në sy dhe nuk do t’ju lërë të ikni pa u takuar me ju. Në raport me paratë mund të përballeni me disa sfida.

Peshqit

Kujdesuni për çështjet personale tani, në mënyrë që të keni një fillim të ri me fillimin e javës. Kjo është dita për t’u përqendruar te vetja dhe nevojat tuaja. Jini egoist. Vendosni veten të parin. Kjo do t’ju japë një bazë më të fortë për të punuar në të ardhmen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme 19 nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna horoskop

Dashi

Një pamje e re, veshje e re dhe miq të rinj do t’ju bëjnë të ndiheni ndryshe. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të jetë i jashtëzakonshëm sot. Mund të merrni një surprizë të këndshme nga dashuria e jetës suaj.

Demi

Ka gjasa të angazhoheni në një formë aktiviteti, në natyrë që do t’ju ndihmojë të përmirësoni aftësitë tuaja fizike. Edhe pse pozicioni juaj financiar do jetë i qëndrueshëm, një shpenzim i papritur do t’ju pengojë të realizoni plane të reja. Puna në zyrë do të rritet, por nuk do të mungojë bashkëpunimi i kolegëve tuaj.

Binjakët

Shmangni të qenit pesimist për problemet në jetën tuaj. Kjo vetëm do t’ju pengojë të shihni mundësitë pozitive që shfaqen para jush. Gërmoni thellë nën sipërfaqe për të mësuar më shumë rreth skemës së investimit që duket se po ju tërheq.

Gaforrja

Situata juaj financiare ka gjasa të përmirësohet. Sot do të jeni plot energji, ndaj organizoni një festë apo mbledhje shoqërore për të gjithë miqtë tuaj të ngushtë. Sytë do t’ju ndriçojnë dhe zemra do t’ju rrahë fort kur takoni dikë të veçantë sot.

Luani

Pushoni dhe relaksohuni për të rifituar energjitë. Përpiquni të përmbushni potencialin tuaj të vërtetë, pasi ndonjëherë ju mungon jo forca, por vullneti. Familjarët mund të shqetësohen për stilin tuaj ekstravagant të jetesës, ose tendencën për të shpenzuar shumë.

Virgjëresha

Dita e duhur për të hequr dorë nga një zakon i keq. Kjo është diçka që ju e kuptoni dhe duke bërë një ndryshim pozitiv pikërisht tani. Një mesazh i rëndësishëm do t’ju mbushë plot emocione pozitive.



Peshorja

Gëzimi dhe lumturia juaj do të tejkalojnë çdo ndjenjë zhgënjimi që mund të përjetoni. Nëse keni bërë një investim jo të mençur në të kaluarën, mund të pësoni një humbje financiare për shkak të kësaj tani. Miqtë tuaj mund t’ju zhgënjejnë në një moment kur keni më shumë nevojë për ta.

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2021

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2021  

Akrepi

Tensioni dhe ndryshimi i mendimeve mund t’ju shkaktojnë acarim dhe ndjesi të pakëndshme. Nëse përpiqeni t’u impononi mendimet tuaja njerëzve që njihni, do të përfundoni vetëm duke dëmtuar interesat tuaja. Trajtimi i situatës me durim është e vetmja rrugëdalje.

Shigjetari

Aktiviteti social në mbrëmje do të rezultojë shumë më i mirë nga sa e prisnit. Shpirti juaj binjak do të mendojë për ju gjatë gjithë ditës. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes dhe suksesi është shumë afër jush.

Bricjapi

Nivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta. Përkushtimi dhe puna juaj e palodhur do të vihen re dhe do të sjellin shpërblime financiare për ju sot. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë për arritjet e tyre.

Ujori

Është koha që të merrni kontrollin e pasigurive tuaja. Ka gjasa të ndodhë një mosmarrëveshje mes anëtarëve të familjes në lidhje me çështjet e parave. Ju duhet t’i këshilloni të gjithë ata që të jenë të qartë në marrëdhëniet e tyre financiare. Mund të jeni të mbingarkuar nga disa prej opsioneve që do të keni përpara sot.

Peshqit

Do të kuptoni që problemet tuaja familjare janë mjaft delikate. Ka gjasa të jeni në qendër të vëmendjes në një event shoqëror ku do të merrni pjesë sot. Mund të përballeni me një dilemë, e cila nuk do t’ju lejojë të përqendroheni në punën tuaj.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 18 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, lifestyle

Dashi

Përpiquni të relaksoheni dhe të përpiqeni të gjeni lumturinë mes miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes. Disa persona të kësaj shenje pritet të kenë përfitime financiare sot përmes fëmijëve të tyre, çfarë do t’ju bëjë të ndiheni krenarë. Kërkesat e bashkëshortit/bashkëshrtes suaj mund t’ju shkaktojnë stres.

Demi

Sot parashikohet një takim i papritur romantik. Do të mund të kaloni kohë me të dashurin/dashurën tuaj dhe t’i shprehni ndjenjat tuaja. Ka gjasa të harroni diçka me rëndësi gjatë ditës së sotme.

Binjakët

Do të çliroheni nga tensionet e vazhdueshme. Shëndeti i prindërve mundt’ju shqetësojë. Mund të bëni gabime pa dashur që tërheqin vëmendjen e eprorëve tuaj. Nëse do të udhëtoni, sigurohuni që të keni të gjitha dokumentet që ju nevojiten.

Gaforrja

Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të jetë në një humor. Koha e duhur për të investuar para në pasuri të paluajtshme. Për beqarët e kësaj shenje, është momenti për të hedhur hapa drejt martesës.

Luani

Pjesëmarrja në sporte dhe aktivitete të tjera në natyrë do t’ju ndihmojë të rikuperoni energjinë tuaj. Investimet në pasuri të paluajtshme do të jenë fitimprurëse. Një mirëkuptim më i mirë me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj do të sjellë paqe dhe lumturi në shtëpinë tuaj.

Virgjëresha

Sjellja juaj simpatike do të tërheqë vëmendjen. Njerëzit e kësaj shenje që kanë interesa biznesi jashtë shtetit, ka të ngjarë të përfitojnë financiarisht sot. Në përgjithësi, do të jetë një ditë e dobishme, por dikush që mendoni se mund t’i besoni, mund t’ju zhgënjejë.



Peshorja

Sot mund të ketë shpenzime, për shkak të një eventi shoqëror apo një organizimi në shtëpinë tuaj. Kjo mund të ndikojë negativisht në gjendjen tuaj financiare. Shëndeti i një të moshuari në familje mund t’ju shqetësojë.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e diel, 18 Gusht 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2021

Akrepi

Nëse kohët e fundit jeni ndjerë të frustruar, veprimet e duhura dhe një qasje pozitive sot, do të sjellin një ndryshim mjaft të mirë. Siguroni fëmijët nëse kanë ndonjë shqetësim për pasiguritë e jetës.

Shigjetari

Do të jetë një ditë mjaft argëtuese. Një i afërm mund të kërkojë ndihmën tuaj për të zgjidhur një problem personal dhe do t’ju jetë shumë mirënjohës për ndihmën tuaj. Romanca do të sundojë zemrën dhe mendjen tuaj.

Bricjapi

Edhe pse do të jeni mjaft në humor, do të jeni të vetëdijshëm për mungesën e dikujt me të cilin keni një marrëdhënie të ngushtë. Mos kini frikë të kërkoni këshillën e vëllezërve tuaj, sepse atmosfera festive në shtëpinë do t’ju çlirojë nga tensioni.

Ujori

Kalojeni kohën e lirë duke ndjekur hobi ose duke bërë gjëra që ju pëlqejnë më shumë. Një pamje e re, veshje e re dhe miq të rinj do të ndikojnë pozitivisht tek ju. Uk parashikohen zhvillime të veçanta në punë.

Peshqit

Puna juaj e palodhur do të japë rezultat. Do të jeni të vetëdijshëm se koha mund të jetë e pakët dhe do të dëshironi të kaloni pak kohë në vetmi, larg njerëzve të tjerë. Do ta shihni si një ndryshim freskues. Bashkëshorti/baskëshortja juaj do të jetë mjaft i/e jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE