Connect with Us

Fshehu parcelën me kanabis dhe u pezullua nga detyra/ Gledis Nano e emëron shef komisariati

Kronika

Fshehu parcelën me kanabis dhe u pezullua nga detyra/ Gledis Nano e emëron shef komisariati

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Një vit më parë gjashtë oficerë policie në Vlorë u pezulluan nga detyra, ndërsa 16 të tjerë morën vërejtje.

Një ndër të pezulluarit ishte shefi i Komisariatit të Vlorës Edmond Pjetri, i cili sot është emëruar në të njëtën detyrë nga Gledis Nano,  në Komisariatin numër 2 në Tiranë.

Shkak për pezullimin e tij dhe të kolegëve të tij dyshohet të jetë bërë fakti se nuk kanë raportuar për parcelat ku kultivohej kanabisi, të cilat u zbuluan pas kontrolleve nga ajri me helikopter.

LEXO EDHE:  Fotot/ Bashës i dështon protesta në Vlorë

Gjatë kontrolleve u zbuluan 10 mijë rrënjë kanabis.

Urdhri për pezullimin e tyre u dha nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në atë kohë, Ardi Veliu. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

“Perimetri” bën “kërdinë” në Korçë/ Prangosen katër persona, në kërkim një tjetër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia e Korçës bën të ditur se në kuadër të operacionit “Perimetri”, është goditur një grup i strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Sipas uniformave blu, janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi 6-mujor, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri” kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve në kërkim:

– A. B., 36 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,

– B. B., 47 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,

LEXO EDHE:  Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Ndërron jetë i riu

LEXO EDHE:  Video-Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Kush është gjyqtarja që shkel ligjin me këmbë

– L. S., 47 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll,



– A. Z., 51 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– E. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.12.2021, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu sqarojmë se në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, janë arrestuar më parë nga Policia, në kohë të ndryshme, edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të shtetasve të lartpërmendur, konkretisht shtetasit A. Gj. dhe L. S., banues në Elbasan, si edhe shtetasi I. D., banues në Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 4 vite burg në Itali për plagosje/ Vihet në pranga 30 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Infektohen tre policë në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë drejt Tiranës efektivi i Shqiponjave

Policia e Elbasanit në bashkëpunimit me policinë kufitare të Rinasit kanë vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, D.M  rezulton të jetë i dënuar me 4 vite burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“30 vjeçari i dënuar dhe në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit  ndaluan shtetasin në kërkim, Denis Meçja, 30 vjeç, banues në Elbasan.



Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Dhunë në familje dhe kanosje me thikë/ Arrestohen në flagrancë 4 të shpallur në kërkim

LEXO EDHE:  Marku: Vlora vend prodhues i kanabisit, verifikoni transaksionet

Ky shtetas më datë 24.05.2016 në një lokal, ka goditur me grushta e sende të forta, shtetasin B. K., me banim Elbasan, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Shtetasi Denis Meçja prej vitit 2017 deri në nëntor 2021 ishte në burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet shtesë  i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

4000 euro për të favorizuar marrjen e gradës/ GJKKO vendos për “fatin” e pedagogut dhe policit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për pedagogun e Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurra dhe efektivin e policisë rrugore, Dritan Lelajn.

Ata akuzohen për falsifikim të  dokumenteve dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.



Kryekomisari Qetsor Gurra lektor në Akademinë e Sigurisë, i kishte premtuar inspektorit të policisë rrugore, Dritan Lelajt se do ta favorizonte që të fitonte gradën nënkomisar, kundrejt 4000 eurove.

LEXO EDHE:  Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Ndërron jetë i riu

LEXO EDHE:  Dhunë në familje dhe kanosje me thikë/ Arrestohen në flagrancë 4 të shpallur në kërkim

Kujtojmë këtu se ata ranë në pranga, pas hetimeve disa mujore të kryera nga SHÇBA, ku rezultoi se Qetësor Gurra ka favorizuar policin e rrugores Dritan Lelaj që të merrte përmes falsifikimit të dokumenteve gradën nënkomisar gjatë procesit të konkurrimit në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021.

LEXO TE PLOTE