LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

EMA do të shqyrtojë ilaçin molnupiravir kundër Covid-19

27 Tetor 2021, 12:00, Lifestyle CNA

Agjencia Europiane e Barnave njoftoi se ka ?filluar një rishikim të përshpejtuar të ilaçit antiviral oral molnupiravir? kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike Merck.

Nëse i jepet drita jeshile, ky do të jetë trajtimi i parë për koronavirusin që nuk ka nevojë të administrohet përmes gjilpërave ose infuzioneve intravenoze.

Në fillim të këtij muaji, Merck i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara që të miratojnë molnupiravirin dhe një vendim pritet të merret së shpejti.

Kompania ka raportuar më herët se pilula përgjysmon shtrimet në spital dhe vdekjet në mesin e pacientëve me simptoma të hershme të COVID-19.

Një pilulë antivirale që njerëzit mund të marrin në shtëpi për të reduktuar simptomat e tyre dhe për të përshpejtuar shërimin e tyre mund të jetë inovatore, duke lehtësuar mbingarkesën në spitale dhe duke ndihmuar në frenimin e shpërthimit të rasteve të reja në vendet e varfra dhe me sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu autorizimi i një pilule do të forconte një qasje të dyfishtë ndaj pandemisë: trajtim, me anë të mjekimit dhe parandalim, kryesisht nëpërmjet vaksinimeve./Euronews

Lajmet e fundit nga