LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doza e tretë e vaksinës/ Mjeku Alimehmeti apel qytetarëve: Ja pse duhet ta merrni

27 Tetor 2021, 18:29, Lifestyle CNA
Doza e tretë e vaksinës/ Mjeku Alimehmeti apel qytetarëve: Ja pse

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti deklaroi se doza e tretë e vaksinës mund të jetë e rekomandueshme për personat të cilat janë në një moshë të madhe apo që përballen me probleme shëndetësore. Ai shtoi se doza e tretë mund të shihet si diçka pozitive apo asistencë ndihmuese ndaj këtyre kategorive.

?Po flasim për njerëz me probleme shëndetësore apo moshë të madhe. Bëhet fjalë për persona të brishtë. Kur kemi të bëjmë me një person të shëndetshëm, ndoshta nuk është është e arsyeshme një dozë të tretë?, deklaroi mjeku në një intervistë për emisionin ?Debati? në A2, me moderatoren Alba Alishani.

Mjeku Alimehmeti gjithashtu theksoi se është gjë e mirë që doza e tretë t?u ofrohet të gjithëve, por në rastin e personave që nuk kanë probleme shëndetësore apo nuk janë në moshë të madhe, ky rekomandim është mirë të jepet nga mjeku i familjes.

?Është gjë e mirë që iu ofrohet të gjithëve, por një vendim më të mirë e merr mjeku kurues nëse e rekomandon apo jo?, tha Alimehmeti.

Nga ana tjetër ai theksoi edhe se të gjitha vaksinat mund të përdoren 3 apo 4 herë./CNA.al

Lajmet e fundit nga